REPLIKAT/ Ylli Rakipi sherr me Ervis Iljazin: Je i paguar dhe më flet budallëqe. Pedagogu: Unë jeton me qira, por mos më ngri nervat

11 Nëntor 2021, 09:12Politika TEMA

Ka degjeneruar në ofendime personale diskutimi në emisionin Opinion mes analistëve Ylli Rakipi dhe Ervis Iljazaj.

Duke diskutuar se çfarë do të ndodhë në vijim brenda Partisë Demokratike mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, Rakipi iu drejtua Iljazajt duke thënë se ka ardhur i paguar në emision.

Ndërsa analisti dhe pedagogu Ervis Iljazaj u kundërpërgjigj duke thënë se jeton akoma në shtëpi me qira.

Ylli Rakipi: A do vesh në samit i the Sali Berishës? A do vesh në NATO i the Sali Berishës?

Ervis Iljazaj: Me ty nuk diskutoj më.

Ylli Rakipi: Për çfarë të flasësh?

Ervis Iljazaj: Drejtohu këtej jo nga mua.

Ylli Rakipi: Jo po çfarë të drejtohem. Po të vish i paguar këtu…

Ervis Iljazaj: Po lere o Ylli mos më trego mua, ti s’di nga çon paratë tani, më tregon mua i paguar. Unë jetoj në shtëpi me qira, ti më tregon mua pagesën. Po leri këto mos na ngri nervat kot tani me këto.

Ylli Rakipi: Nuk më intereson fare mua ajo pjesë.

Ervis Iljazaj: Po leri këto më tregon mua pagesë, ti s’di ku çon paratë. Po ik mor burrë, nuk e ul nivelin, mos më nxirr jashtë natyrës.

Ylli Rakipi: Punon i rekrutuar në universitete diplomash. Që ndan diploma. Me kë flet ti? Ti punon nëpër shkolla ku ndahen diploma false. Edhe vjen këtu dhe flet budallëqe.

Ervis Iljazaj: Punoj në universitetin më të mirë të Shqipëri.

Ylli Rakipi: E di, vetëm s’ke pronarin.

7 komente në “REPLIKAT/ Ylli Rakipi sherr me Ervis Iljazin: Je i paguar dhe më flet budallëqe. Pedagogu: Unë jeton me qira, por mos më ngri nervat”

  1. Velo says:

    Ylli Rakipi është një plak-kalama i pa pjekur. Flet broçkulla dhe bën xhestikulacione si fëmijtë 12 vjeçar. Nuk di të lidhë dy fjalë. Është shumë i pa karakter dhe mashtrues i madh. Ka qenë hije e Berishës, por nuk ka munguar t’u lëpij bythën të tërë pushtetarëve. Dava plehu, me një fjalë.

  2. Caci Mamuthi i korrupsionit aktiv says:

    PO KA DREJTESI LE TJA HAP KARTAT E ZHVATJES SE PRONES PUBLIKE ME FIRME TE ILIR METES KETIJ YLL QORRIT RAKIPIT MBI KETE PRONE NGRITI PALLATIN NGA KU MERR MILIONAT ÇDO MUAJ

  3. kur do zere mend njeriu says:

    Perse eshte acaruar Ylli Rakipi, e pashe mbreme e bente si gangster plak i qelbur ne tv e Fevziut dhe ai i degjonte kercenimet e tij. Perse eshte i acaruar? Mos valle do behet gjyqi i ish bodigardit te Saliut per Azem Hajdarin dhe Ylli Rakipi bashke me Saliun shkuan e biseduan ne spitale me bodigardin e Azem Hajdarit te plagosur? Ku eshte ai person sot? Pse po e bejne mut Shqiperine keta prokurore dhe gjykates? Do japin drejtesi apo do hane koken e tyre se ne kete lloj demokracie vetegjyqesia eshte legale. E dine?!

  4. Shqiptari says:

    Ylli Rakipi akuzon te tjeret se jane paguar po nuk ka thene asnjehere si e vuri pasurine e tij. Lere pastaj qe ka ne dore ta shpetoje njehere e mire shqiptaret nga Sali Berisha mjafton te nxjere kaseten qe i ka bere shoqeruesit te Azem Hajdarit ne spital.

  5. Tironsi says:

    TARALLAKUN YLLI RAKIPI E PAME MBREME NE OPINION.KISHTE ARDH I PIRE.ISHTE TAPE FARE.
    U MUNDUAN SHUME TE TRE FEVZIU, RAKIPI E HOXHA TE MBRONIN KRYEKRIMINELIN BERISHA POR U BENE QESHARAKE.

  6. PATRONAZHISTI says:

    Ylli eshte “rakispi” se po te ishte Rakipi do te ishte me drejte dhe i hapur.

  7. cris says:

    Ylli Rakipi ka qene agjent i sigurimit ne kohen e qofte largut dhe kjo e shpjegon dhe karrieren e tij ne media. Qelbesire qe eshte turp ta degjosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje