SPAK dhe antimafia italiane kanë shkatërruar një grup kriminal që synonte pastrimin e parave në vendin tonë. Shtetas italian, zvicerian, dhe shqiptarë janë përfshirë në këtë skemë e cila kishte për qëllim pastrimin e miliona eurove në vendin tonë.
Rezart Taçi, përmes dy të besuarve të tij Artur Balla dhe Bledar Lilo, ka dalë garant për futjen e 18 milionë eurove në vendin tonë.
Dy të besuarit e tij janë vënë në pranga ndërsa vetë Taçi është shpallur në kërkim pasi nuk u gjend në banesë. Biznesmeni shqiptar ka bashkëpunuar dhe me shtetas italianë, të cilët janë të njohur në vendin fqinj.
Masa e arrestit të shtëpisë iu është dhënë sipërmarrësit 90-vjeçar Francesko Zummo, kontabilisti Fabio Petruzzella dhe shtetasit Daniele Castagalli.
Sipas mediave italiane, Zummo, nga Palermo, është i dyshuar si bashkëpunëtor i ish-kryebashkiakut mafioz Vito Ciancimino, i cili vdiq në vitin 2002.
Sipërmarresi italian Zummo dyshohej se fshihte një pjesë të pasurisë të ish-kryebashkiakut të Palermos dhe shoqëroi dy herë fëmijët e Cianciminos në Kanada, duke i ndihmuar në blerjen e pasurive të paluajtshme.
Fabio Petruzzella, vëllai i një magjistrati të Palermos, kontabilist me banim në Milano, dyshohet se e ka ndihmuar për të zhdukur 19 milionë euro nga konfiskimi, të cilat janë zhvendosur në një llogari bankare në Tiranë.
U kethye Likia nga Palermo mo ?
Po bankat pse nuk janë në kërkim për tu arrestuar?
Iku per lesh edhe maloku Taci Oil. Gjynaf Liri/Sllobodanka e saliut, ngeli pa donacione per Zenin e vogel, alias budallai i saliut