SONDAZHI: Edi Rama politikani më i pëlqyer, Berisha ia kalon Bashë. Meta e Kryemadhi të fundit

12 Nëntor 2021, 08:48Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të.

Në fillim të mandatit të tretë të tij si kryeministër rreth 43% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për të, ndërsa 55% mendojnë negativisht.

Ky është rezultati i vrojtimit të Barometrit të Euronews për matjen e pëlqyeshmërisë së gjashtë udhëheqësve kryesorë politikë të vendit, Edi Rama, Erion Veliaj, Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika kryemadhi.

Pëlqyeshmëria për Edi Ramën ka qenë e qëndrueshme që nga janari i këtij viti, kur Barometri filloi të hulumtonte pëlqimin ndaj politikanëve kryesorë në vend.

Rama pasohet në pëlqyeshmëri nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili gëzon mendim të mirë tek 39% e shqiptarëve dhe negative tek thuajse 58% e tyre.

Barometri zbulon se shqiptarët i shohin më negativisht udhëheqësit e opozitës.

Mendimin më të mirë mes tyre e gëzon ish-kryeministri Sali Berisha me rreth 28% pëlqyeshëmri, pasuar nga kryedemokrati Basha (19,6%), presidenti Ilir Meta (7,2%) dhe Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

1 komente në “SONDAZHI: Edi Rama politikani më i pëlqyer, Berisha ia kalon Bashë. Meta e Kryemadhi të fundit”

  1. Kalec Dega says:

    Kryeson Lideri Global.
    =
    Po me i pasuri kush eshte?
    =
    A do ti sekuestrohet pasuria dhe milionat dhe do ti shohim ne burg nje dite, pa qene nevoja se kush kryeson dhe ne fund te tabeles.
    =
    lol
    truri i shqiptarit dhe nostalgjia per diktatoret…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje