Rezart Taçi akuza Ridvan Bodes: I kam dhënë 20-30 milionë euro dhe prapë nuk kisha mbështetje politike, më vinin gjoba

13 Nëntor 2021, 09:00Politika TEMA

Pasi u shpall në kërkim nga SPAK, biznesmeni Rezart Taçi foli nga Italia lidhur me përfshirjen dhe rolin e tij në procedimin penal që është regjistruar ndaj tij.

Taçi theksoi se ndaj tij janë vënë gjoba me shumë 20-30 milionë euro kundrejt tij në çdo 2-3 muaj dhe për këtë ka akuzuar ish-ministrin e Financave asokohe Ridvan Bode.

I pyetur nëse ka denoncuar për rastin, Taçi u përgjigj “t’i denoncosh ata kundër atyre institucioneve që kanë pasur drejtimin e këtyre institucioneve.”

Pjesë nga intervista:

Taçi: Ju e dini mirë se çfarë do të thotë që të rritesh pa asnjë bashkëpunimi politik. Unë kam parë punët e mia dhe nuk kam bashkëpunuar politikisht. Kam punuar sipas të gjitha rregullave, por në Shqipëri është e pa tolerueshme të punosh i rregullt dhe të shikosh punët e tua. Mua më janë vënë gjoba 20-30 milionë euro kundrejt personit tim çdo 2-3 muaj.

Gazetari: Kush janë këta persona që ju kanë vënë gjoba?

Taçi: Këto janë gjoba nga institucione shtetërore. Deri në vitin 2015 më kanë vënë gjoba.

Gazetari: Pse nuk i keni denoncuar, nuk keni pasur besim te drejtësia?

Taçi: T’i denoncosh ata kundër atyre institucioneve që kanë pasur drejtimin e këtyre institucioneve.

Gazetari: Nuk na e thatë emrin e ministrit të Financave të implikuar.

Taçi: Është z. Bode, Ridvan Bode.

Gazetari: Keni komunikuar me të lidhur me këto gjoba?

Taçi: Është një person që nuk e flet mirë shqipen.

21 komente në “Rezart Taçi akuza Ridvan Bodes: I kam dhënë 20-30 milionë euro dhe prapë nuk kisha mbështetje politike, më vinin gjoba”

  1. Sokrat says:

    Futja Rezart futja.Tani pas 15 vjetësh kujtohesh.S’ti ha njeri prrallat.Por trego lidhjet mafioze.

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Pikerisht Sokrat. Respekte.
      Rifvan Bode edhe mund te jetë njeri i korruptuar. Nuk me plas fare edhe po i gjeten prova korrupsionidhe ta rrasin brenda.
      Por kjo e Rezart Taçit eshte shpifje e rekomanduar nga Saliu.
      Rifvan Bode eshte si qe shpetoi AlbPetrolin nga blerja me 80 miljonë euro prej Rezart Taçit. Gje qe do ishte turp i madh per Shqiperinë.
      Familja Berisha dhe Rezart Taçi bene nje makinacion financiar qe AlbPetrol te blehej me 10% te vleres reale qe ishte 800 miljonë euro.
      Kete makinacion nuk e la te ekzekutohej pikërisht Rifvan Bode si minister i financave, kapi dobiçllekun e mareveshjes Berisha-Taçi me partneret e dyshimtë, dhe tha: Kjo nuk mund te ndodhe kur jam une minister.
      A e bëri per te shpetuar veten, a e bëri se eshte i ndershëm, kjo nuk ka pike rendesie. E rëndesishme eshte qe Ridvan Bode nuk e la te ndodhte kjo vjedhje, edhe pse mund te kishte perfituar miljona euro.
      Tani keta ndyresira dalin dhe shpifin.
      Rifvan Bodes mund t’i gjëje SPAK gjera të tjera, por Jo me Rezart Taçin.

      1. biznesmeni says:

        Rezart Tacin e mbaj mend kur vinte njehere ne jave dhe cdoganonte nje autobot me nafte, te cilen e shiste ne nje pike karburanti te marre me qera. Papritur, e pash Tacin ne televizor si ai qe bleu ALBPETROL-in duke paguar miljona euro.
        Ky karagjoz, qe u me miljoner brenda nates, po na del ketu e po na tregon perralla diten per diell se gjoja nuk ka patur kurre mbeshtetje politike, kur dihet se ai ishte bedeli i rradhes i familjes Berisha.
        Sa i perket Ritvan Bodes, nuk ma do mendja se do kishte kellqe qe te dilte e ti prishte pazaret Berishes apo femijeve te tij.

        1. Per korrektese says:

          Ridvan Bode nuk kishte kellqe , por ne këtë rast u be trim nga e keqja, sepse pazari ishte be kurriz te tij. Berisha nuk kishte firme aty. Firma ishte e Ridvanit. Prandaj e bëri. Ruajti veten e vet.

          1. biznesmeni says:

            Edhe te tjere u perpoqen te “ruanin veten e tyre” dhe u bene “trima” duke i prishur pune Berishes, por sot gjenden nja … 2 metra nen toke, duke filluar nga Azem Hajdari, Sokol Jolldashi e deri tek Kosta Trebicka.
            Harroje ate se Ritvan Bode do te kishte bythe qe ti prishte punet e Saliut. Ai e dinte mire se me ke kishte te bente. Gjerat nuk jane gjithmone ashtu sic duken dhe ky rasti Rezart Tacit me Ritvan Boden nuk eshte ndryshe nga rastet e tjera.
            Njefjalee vjeter thote:
            Jap nje lek e hyj ne valle. Jap 100 e nuk dal dot prej valles. Ritvani i hyri asaj rruge me Berishen dhe e dinte se nuk kishte me kthim mbrapa, prandaj e hoqi vallen sipas daulles se Berishes, ne te kunderten, do ishte edhe ai nje ish…

    2. Tur durrsaku says:

      SOKO..PER ATE PO FLET.PER MAFIEN BODEN TRITANIN SALIUN ARGITEN. JAMARBER.NISHANIN BASHEN…ETJ ETJ…SJAN MAFIE KETA O SOKO QE…CA KUJTON TI SE MAFIA I KA BRIRET LART SI VIKINGET DHE DUKEN QE NGA LARG…

  2. Pak nga pak po hapet gryka e halese,po te germosh veprimtarite e politikaneve tane kudo vjen era mut.

  3. Voltani says:

    Po 80 meleon qe vure down per blerjen e Alpetrolit ku shkuan o mashtrues apo meqense ishe mik I familjes e mbylle kete muhabet me qetsi dhe pa u bere ceshtje fare.

  4. Na i rrofsh...sa malet o Reze e arte says:

    O Reze e arte e Lirise.Kam lejuar se ne Singapor ke nje thesar prej 350 meleone ne Banke.Na tregon dot si i bere kur e nise nga hici,parate fillestare kush ti dha,ti nje truproje garde ishe.

  5. Bubuzhel Berati says:

    I KAM DHENE 20 – 30 MILLIONE THOTE : KY OSE ESHTE MITHOMANE GENJESHTARE OSE KA HUMBUR SENSIN E LEKUT SE NGA 20 TD 30 MILIONE JANE SHUME MEGJITHATE JE PJESE E KORRUPSIONIT PASIVE OOOOOO ZAGARE I FAMILJES BERRISHA .
    RRESPEKTE PER GJITHE INVESTITORET QE PUNOJNE DHE NA PUNESOJNE BIZEZMENE TE TILLE I DUHEN VETEM SPAK

  6. Tironsi says:

    O SPAK KU JE ?
    QE PO TALLESH NE MENYREN ME TE POSHTER ME QYTETARET SHQIPTAR !!!
    KUR DO VEPROSH ???
    BERISHA PO TALLET ME JU NE ÇDO QYTET TE SHQIPERISE.
    SI KA MUNDESI QE E KENI KAQ FRIKE KETE KRIMINEL???
    AMERIKA JUA LEHTESOI PUNEN.ÇFARE PRISNI AKOMA ? MOS PRISNI QE TE ÇOHET POPULLI QE TE RRETHOJE ZYRAT TUAJA E TJU TERHEQE ZVARRE.

    1. Leci says:

      SHUMË E DREJTË TIRONS!!

  7. Blerim says:

    E besojme qe i ke dhene Bodes 20 -30 milion euro rryshfet, por na thua dot ku i gjete keto para more fshatari i ersekes? Se nuk ka biznesmen te ndershem ne bote qe jep kete shume rryshfet kot. Bode eshte i paprekshem sepse po ra Bode bije Zamir Mane etj. Spaku nuk ka kellqe ta beje kete gje ashtu sikurse nuk ka kellqe per te akuzuar Saliun, Shkelzenin, Argiten, Malltezin, Ilir Beqan, Gjiknurin, Ahmetajn, Manastirliun etj. Nje cope pronari te Farmanet kapen dhe e liruan te nesermen megjithese i kishte pire gjakun ketij populli gjate pandemise. Kot shpresoni o njerez.

    1. Per korrektese says:

      Shumë e saktë Blerim.
      SPAK eshte bere trim vetem me Thoma Gellçin.

  8. Shqiptari says:

    Pse nuk u ankove te Liri Berisha meqenese i kishe miq familje . Ty te ka ardhur mandata nga Italia se te ishte per ketu kishe njeqind jete pa te prekur njeri. Njerezit e tu rahen Meron dhe dolet pa lagur.

  9. Propogand says:

    Po si ka mundesi qe spekulloni kaq trashe me titullin more gazekaret e temes.
    Dhe keshtu nxisni lukunine e kartifozeve qe pastaj dhjesin vend e pa vend.
    Ai tha se ishte gjobitur nga shteti. Kaq
    Sipas atij me te padrejte. Kaq.
    Nuk tha qe bode i paska marre 20 apo 30 milione atij e i ka fut ne xhep. Kujdes o milet se ju mbyti propoganda.

    1. Blerim says:

      Po po Bode eshte qelibari i motres tende sepse e thus ti qe kujton se ne kemi harruar dosjen e kontrabandes me aatmamnd e Zamir Maneb kur ishte drejtor i doganave. Apo keta dy te fundit u bene miliardere me change money si thote Zamiri?? Do te nxjerrim te tjera per Bode kermen por rrezik nuk na i publikon tema ketu?? Per ke do na flasesh per ministrin e financave te 1997 Bode???? Nuk shpresojme ne drejtesine e Rames qe e vendosi Boden ne BK jo, por mos na hapni barkun duke mbrojtur kelliren Bode me shoke.

      1. pjeter says:

        Ore, Bode ka qene me Saliun e shpuren e tij,ku ishte e eshte pjese Taçi,eshte e pamundur te rrish qelibar ne nje grope haleje,me e pakta,sa do i zot te jesh,do biesh era mut,por ai qe akuzon nga larg,eshte ne kerkim per pastrim parash mafioze,ai duhet te paraqitet ne organet qe e akuzojne,dhe te sqaroje pozicionin e tij ne lidhje me akuzat.Pastaj,thote qe i kane vene gjoba bisneseve te tij,bej denoncim!!!,20-30 mil euro,nuk fshihen kollaj,si bakshishe ne xhep, lene shenja kur levizin.Eshte i lire te thote qe funksionare te tjere i kane vene gjoba,dhe ti denoncoje ne SPAK,eshte i lire te thote edhe ke kishte ne bordero,si psh,i figuron gjekundi ndonje grusht milionash ne drejtim te Zenit nga llogarite e tij?? Po Gites no nje cacidhe? Po Sllobodankes iç fare? Si psh ndonje llogari te shifruar ne parajsat fuskale per keta zanatcinjte ka pasur? ka Taci,?jo vetem Bode,edhe atyre qe u grasonte rroten per te mirat e afarizmt te tij,e presin me krah hapur Rezartin tu tregoje per fill e per pe,por kjo jo qe nga Italia apo zvicera nga rri aktualisht.
        Taçi duhet te kuptoje nje sagat e me pare,qe gjerat kane ndryshuar,e nuk ka me engjej qe ta mbrojne si i ka ndodhur deri tani,se jane ne hall per vete.Laku po ngushtohet gjithnje e me shume,varet shume kush e kupton me pare,psh, Mehdiu eshte nga te paret qe e ka kuptuar, me sa duket, nuk e ndien veten aq mire sa te mbaje mbi kurris edhe plehun e te tjereve.Ne kete rast,nuk mund te kete shprehje me te pershtateshme sa “SI KUSH PER VETE,ZOTI PER TE GJITHE”.

  10. aleko says:

    E denonte ish ministri me nga 30 miljon euro , e perseris 30 miljon cdo tre muaj. E kuptoni o popull cfare i bene qeveritaret ketij sektori dhe ketij populli?..Dhe pastaj thone dalin me humbje, dhe nuk kane pare te rinovojne uzinen e vetme te perpunimit te naftes ne shqiperi, keshtu qe sicdo gje tjeter edhe kete uzin npreferojne ta shkaterrojne.. Bota nuk ka nafte por nderton te tilla uzina te vlefshme per kohe paqe dhe kohe lufte, kurse ne prodhojme nafte dhe jo vetem nuk ndertojme por shkaterrojme dhe ate qe kemi..dhe naften e cojne bruto jashte. Ja nje nga tragjedite e shtetit shqipetare ne keto 30 vitet e shkerdhatokracise shqipetare postkomuniste…

  11. rexha 10 says:

    Ky parate ja ka dhene Saliut ,dhe jo Ridvanit . Ridvani ishe minister i ekonomise ne kohen e Berishes nuke merrte asnje qindarke pa pytur Berishen. Ne keto ngjarje ishte me ta edhe drejtori i bankes shqiptare FULLANI QE JU MOREN 700 MILION PARA ,PER TE LUJTUR BIXHOZ. Me ne funde u denua nje puntore qe punonte mbrenda ne banken qendrore te Shqiperise.Pa asnje prove te veteme te marre nga kamerat e sigurise se bankes.Nuke i mjaftoi edhe kjo ,pore i dhane edhe 30 milion te tjera fullanit ,per demin qe i shkaketoi RAMA ,gjate shkarkimit nga detyra ,kure djali i tije dilte ne tirane me zymbylat e te jatit varur ne qafe.

  12. taso kume says:

    E ka mire njeri me larte ,po hapet thesi tani do ncjerin njeri tjetrin ,kjo do te thote qe po i letesohet puna SPAKUT, do shikojme finalen dhe me pase do themi qe SPAK ishte “buldozer” apo beri gjueti shtrigash ne sherbim te nje klani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje