Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ku është prezantuar Buxheti i 2022, ka replikuar me kryedemokratin dhe deputetët e opozitës në lidhje me fondet e harxhuara për ndërtimin e rrugëve.
Rama e cilësoi qëndrimin e Bashës dhe zërin e ngritur si një sjellje e një personi që sapo kishte dalë nga klubi. Nga vendi ndërhyri dhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, të cilit Rama i kujtoi se nuk është Edi Paloka.
Rama: Lulzimi erdhi si balonë pa bisht, mbushi kohën me fjalë, e ngrite zërin dhe nxore nga goje pisllëk të madh, duke me akuzuar që unë gënjej për fondin në buxhet, për impiantet, nuk thashë 9 mln euro, por dollarë.
630 mln dollarë janë në buxhet për këtë dhe një 200 mln tjetër është pjesë e detyrimeve të shtetit në këtë proces, dhe pjesën tjetër e bën Bashkia e Tiranës. Mëso të lexosh para se të recitosh. Tjetër the që rruga e Arbrit ka shkuar 58 mld , me aritmetikën tënde po, por ajo 33.6 mld dolalrë dhe nuk lëviz dhe nuk shtohet. Se kështu është qeshni dhe flisni vetë dhe s’kuptoni gjë.
Rama-Gazmend Bardhit: Ore ti pse ndërhyn, nuk jam Edi Paloka unë, mos ndërhy. Që rrugët e bëra prej jush fillonin më një shumë x e përfundonin dyfish kjo është fakt. Ulu o zotëri ulu.