Sanders kërkon të taksojë miliarderët, Musk: Gjithmonë më del nga mendja që je ende gjallë

15 Nëntor 2021, 14:30Bota TEMA

Elon Musk është tallur me senatorin veteran Bernie Sanders duke replikuar me të për çështjen e taksimit të të pasurve.

I njohur si një mbështetës historik socializmit demokratik kishte shkruar në një postim në Twitter: “Duhet të kërkojmë që personat ekstremisht të pasur të paguajnë pjesën e tyre. Pikë”.

“Gjithmonë më del nga mendja që je ende gjallë”, iu përgjigj Musk të dielën. Ndërsa një orë më vonë i shkroi sërish: “Mos do të më shesësh më shumë aksione Bernie? Vetëm më thuaj…”.

Elon Musk, themelues i kompanisë së prodhimit të makinave elektrike Tesla, ka një pasuri personale rreth 300 miliardë dollarë, çka e fut me siguri në listën e personave “ekstremisht të pasur” sipas Sanders. Në fakt ai është një ndër 5 më të pasurit e planetit, sipas indeksit të miliarderëve të publikuar nga “Bloomberg”.

Edhe pse është transferuar në Teksas, ku nuk duhet të paguajë tatim mbi të ardhurat, Musk ka pranuar se ka ende detyrime ndaj shtetit të Kalifornisë, pasi kalon përsëri shumë kohë duke punuar aty.

Si kryetar i komisionit për buxhetin në Senatin amerikan, Sanders ka propozuar që më të pasurit e vendit të detyrohen të paguajnë një taksë ekstra mbi pasurinë e tyre, që sipas tij do të sigurojë 4,35 trilion dollarë në dhjetë vitet e ardhshme dhe do të përgjysmojë pasurinë e tyre në 15 vitet e ardhshme. Edhe demokratët, që momentalisht kanë shumicën në Kongres dhe Senat, si edhe drejtojnë Shtëpinë e Bardhë, janë përpjekur edhe më parë të mbështesin nismën e taksimit të miliarderëve.

4 komente në “Sanders kërkon të taksojë miliarderët, Musk: Gjithmonë më del nga mendja që je ende gjallë”

  1. I pashkolli says:

    Ajo qe nuk kuptoj une eshte se perse nuk duhet taksuar miliarderi?! Po ai qe punon ne McDonald’s dhe te ardhurat vjetore i kam $17000, perse taksohet?!

    1. I shkolluari says:

      Miliarderet taksohen qe cke me te. Keto jane peralla te Bernit. Elon Musk pagoi 30% taksa para 1 jave kur shiti 1 miliard dollare stock. Ne Amerike 50% te taksave totale e paguajne miliarderet. Mos degjo perallat e xhaxhi Bernit se ja fut kot per te mare vota

  2. Niku says:

    Kush te tha qe nuk taksohet miliarderi o I pashkolle.Por te majtet duan ti taksojne 60% se mendojne se politikanet dine ti perdorin leket e tyre me mire se ata megjithese nuk krjojne dot asnje vend pune.

  3. I pashkolli says:

    Juve jeni miliardere dhe e keni nga eksperienca juaj kete o i shkolluar dhe ti Niku, apo e ke me te degjuar nga xhaxhi Trampi?
    Jeff Bezos fitoi 11 miliard ne 2020 dhe nuk pagoi asnje cent federal tax. Akoma Steve Bannon lexoni?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje