Si një ndeshje futbolli mund të sjellë urrejtje mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës

17 Nëntor 2021, 12:21Blog TEMA

Nga Edmond Arizaj

Si një ndeshje futbolli mund të sjellë urrejtje mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës?

Thjesht, nga një koment i papërgjegjshëm i një komentatori sportiv

Problemi me rrjetet sociale është se çdo idiot, mund të bëhet i lexueshëm nga mijëra vetë.

Sikur gjithçka të mbetej tek idiotësia, do të ishte mirë, thjesht argëtim.

Por prapa idiotësisë, që vite më parë do të kufizohej maksimumi tek tavolina e rakisë, mund të fshihet edhe ndonjë gjë tjetër.

Ose nëse nuk fshihet gjë tjetër, atëherë idiotësia ngrihet në katror sepse je duke shërbyer edhe falas.

Pra, e keqja është kur pas gurit të hedhur, nuk fshihet një idiot, por një goxha njeri publik. E kam fjalën për komentin e fundit të një komentatori nga Kosova në rrjetin e tij social, i bërë viral, e me shumë komente të acaruara nga statusi i tij.

Budallëku nuk ka brirë thonë, por kur përsëritet është tendencë, them unë. Zotëria kishte shkruar: “Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribina. Harrova qi edhe peshqit me TURBI i patën kqyr”.

Unë jam vetë tifoz dhe e kuptoj gëzimin kur fiton kombëtarja, qoftë kjo edhe 21 vjeçare, apo edhe 8 vjeçare, qoftë në futboll, apo edhe në peshëngritje, atletikë, apo qitje qoftë.

E kuptoj edhe kur italianët tallen me anglezët prej disa muajsh pas fitores së europianit, e prej dy ditësh anglezët po u kthejnë reston për moskualifikimin direkt në botëror.

Por nuk mund të kuptoj, vrerin e kënaqësisë së një shqiptari, kundrejt një ekipi kombëtar po shqiptar.

Një shqiptari me zë publik e kam fjalën, që me fjalët e tij nxit zemërim, urrejtje, dhe mllef madje ku njëra kokë e shqiponjës i nxjerr sytë tjetrës, apo anasjelltas.

Pse?! Nuk po luan Prishtina me Llapin, as Tirana me Flamurtarin (e Vlorës). Po luan Shqipëria me Kosovën, apo më mirë Shqipëria me Shqipërinë; njësoj si të pështysh lartë e të të bjerë në fytyrë.

E kanë përshkruar aq mirë të parët tanë këtë natyrën tonë për t’u vetëshkatërruar, po unë dua të besoj se është thjesht një kasetë që ka ngecur dhe përsërit të njëjtët muzikë herë pas here dhe jo një kasetë që i japin play sa herë “ndeshet” Kosova me Shqipërinë.

Thjesht, të shohësh reagimet se si poshtë këtij lajmi shqiptarët i drejtohen shqiptarëve “ata që…”, “ja ata…”, etj, etj, është ngjethëse.

Pak kujdes, nuk do të ishte keq. Nëse nuk do që të kesh kujdes, kjo është tjetër punë, sepse edhe liria e fjalës ka kufij, si çdo liri tjetër.

17 komente në “Si një ndeshje futbolli mund të sjellë urrejtje mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës”

  1. Taulant says:

    Sepse jemi njerez primitiv.
    Me keto gjera kenaqen ata qe i stimulojn serbo-greket.

    1. patrioti says:

      Po ç’hyjne serbo-greket ketu , more hajvan , neve po i nxjerrim syte njeri -tjetrit . Edhe kur vriten shqiptaret midis tyre , fajin na e paskan te huajt ? Kush ia ka fajin atij Saliut tend qe po shkaterron PD-ne , serbo-greku ?

  2. Beni says:

    Shkrim per t’u vleresuar . Jemi aq te vegjel sa nuk e kemi komoditetin per t’u grindur midis nesh

    1. Bregdeti says:

      E drejte Ben…megjithate eshte fakt qe e shikojme njeri-tjetrin me mosbesim te thelle…

  3. Shqiptari says:

    Keta nuk jane shqiptar po gjak prishurit e Serbise.

    1. Gjakovari says:

      Shqipe ndale turrin se nuk qëndron ajo që shprehesh në shumës. Shumica e Shqiptarëve të Kosovës e kemi në shpirt Shqipërinë. Ka idiota si Andin pijaneci që shprehet ashtu se ia do shpirti, por le të mbetet në ndërgjegjen e tij. Unë personalisht jam tifoz i Shqipërisë edhe kur luan kundër Kosovës. Por kjo s’do thotë që nuk e dua Kosovën. Po ta them nga bindja e fortë se po të luajnë në Gjakovë Kosova dhe Shqipëria ti do ta ndërrosh bindjen për ne sepse nuk jemi të gjithë gjak prishur.

      1. ben says:

        Gjakovari-jam plotesisht dakort me juve. Disa persona ne te dy anet e kufirit harrojne se jemi te gjithe shqiptare.
        Une kam lindur e jam rritur ne Shqiperi, por shqiptaret e Kosoves i kam pare gjithmone si vellezerit e motrat e mija. Im ate gjithmone uronte qe ta shikonte Kosoven te lire. Fatkeqesisht, ai nuk e arriti ate dite, por une e arrita. Per koincidence, Pamvaresia e Kosoves u shpall ne te njejten dite me ditelindjen time.
        Disa shqiptare nga Shqiperia, harrojne se shume patriote kosovare kane dhene gjithshka per pamvaresine e Shqiperise, qe ne te gjithe e gezojme sot. Per mua dhe shumicen e shqiptareve, Kosova eshte nje krahine e Shqiperise, njesoj si cdo krahine tjeter, e shkeputur perdhunisht prej trungut te atdheut nga Europa dhe shqiptaret e Kosoves jane pjese integrale e familjes se madhe te shqiptareve kudo ku jetojne.

  4. F.i says:

    Normal ai duhet te shkarkohet menjeher por ky nuk eshte i vetmi por ka edhe shume te tjere qe me Komentet e tyre te
    Bejn te turperohesh. Und vet jam nga Kosova dhe Mund te them se ne Kosove kemi gjthqka kemi politikan qe vetem politike nuk din te bejn
    Kemi kengetar qe veq te kendojn nuk dine ,kemi humorist e aktore qe te bejnë per te qare, moderator e Komentator qe te turperojn.
    Me nje fjale jemi shume shume keq me arsim e Kultur .duhet shume shume punë

  5. Koqevaresi says:

    Ketyre nenhumaneve koqevare i duhet rene vize nga ne menyre te qarte. Keta zvarranike turkoshake dhe barkthare duhen braktisur nga ne, sic i ka braktisur gjithe bota dhe po i trajton si leproze.
    Serbi eshte dashur ta shkule me rrenje kete kancer ne zemer te Europes.

  6. Gostivari says:

    Nuk besoj që ka në BOTË gazetar me nivel gjuhësor KAQ VULGAR!
    Do merrkemi mend nga ky qelbësani i qelbosur..

  7. Angjelini says:

    Zoti Arizaj,
    Gjuha percarse duhet neveritur. Zoteria ne fjal flet me gjuhen e armiqve tane. Por ca rreshta duhet ti shkruash edhe per keta perfaqesusit e Federates Shqiptare te cilet me paturpesine ma te vogel, ofenduan nje popull te tere me fjalet me banale te Shqipes. Meqense flasim per pastrimin e territorit nga mbetjet, eshte mire te pastrohemi nga mbeturinat e atij leshit me Shqipe te thyer dhe ketyre degjeneratave te FSHFs.

  8. shqiptar says:

    serbet jane njerez te poshter po jo budallenj Ata i njofin kosovaret me mire se ne prandaj dhe ju bene ate qe ju bene. Shqiptaret nuk duhet te merziten nga ato qe flasin kosovaret per shqiptaret. Fundi fundit ata jane fundi botes dhe kete e di gjithe bota

  9. SHIKUESI RTV says:

    Jo vetëm ky far fytyrë majmuni por edhe mediat tjera duhet të lirohen nga antikombëtarë, shpifësit, bastardët që pa fakte dhe gjuhë urrejtëse shfrytëzojnë Median të flasin e shkruajnë turpshëm për kombin dhe shtetin amë dhe për shqiptaret në trojet tjera jashtë kufirit administrativ. TURPI s’ka fund por krerët e Medias kanë po aq përgjegjësi sa këta pall gomaret që lejojnë të tillët ta kapin mikrofonin dhe ti bezdisin shikuesit dhe dëgjuesit. Ka rregulla dhe ligje dhe ato duhet ti zbatojnë.

  10. Tirana says:

    Keto jane pasojat, e Matosheve Bubuzheleve etj, qehallare te serbise per te ashtuquajtur komb kosovar. Keto jane thika pas shpine ndaj shqiptarise

  11. Xhaxhai says:

    Kjo eshte fatekesia jone me e madhe, kot nuk kane thene qe armiku me i keq i shqiptarit eshte vete shqiptari, e prandaj nuk bejme hajer ne si komb. Vetem atehere kur ta shohim njeri tjetrin si shok e vella pa urrejtje e armiqesi sic ndodh rendom ne jeten e perditshme, vetem atehere do jemi nje komb i vertete qe do tu tregojme te tjereve vlerat tona, perndryshe sic ka thene Mirushi i madh “bisht qeni kemi per te ngelur”.

  12. patrioti says:

    Po ç’hyjne serbo-greket ketu , more hajvan , neve po i nxjerrim syte njeri -tjetrit . Edhe kur vriten shqiptaret midis tyre , fajin na e paskan te huajt ? Kush ia ka fajin atij Saliut tend qe po shkaterron PD-ne , serbo-greku ?

  13. Duaje atdhene si shqiponja Folene says:

    Zgjidhja me e mire per mendimin tim do ishte qe ai qe tha dhe poshteroi e turperoi shqiptaret ne te dy anet e kufiri te dale dhe te kerkoje ”FALJE PUBLIKE ” .
    NE QOFTE SE NUK PRANON TE COHET PER ”NDJEKJE PENALE ”
    Kush eshte tradhetor ta qepi gojen dhe t’i mbaje per vete comentet percarese .
    Dhe se fundi ”Gazeta Ime e preferuar ” comemnte me fryme percarese dhe fyese nuk duhet te lejohen .Ne fillim ne i botojme pastaj na vjen hidhur ne te tjereve qe i lexojme sepse ma do mendja qe as Temes nuk i duhen keta lloj leXuesish .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje