Nga Ylli Pata
Sali Berisha nuk është njeriu që ka themeluar Partinë Demokratike, edhe pse e ka drejtuar për 30 vjet.
Ai madje ka një kontestim shumë të fortë, ae nuk e ka fituar drejtimin e kësaj partie me votim demokratik. Është një diskutim që vijon sot e kësaj dite. Matematika e vitit 1991 kur u votua për kryetarin e PD-së i jep Aleksandër Meksit fuqinë e kryetarit në vota.
Berisha u emërua si logjikë jashtë rregullave matematikore të votimit.
E kjo logjikë ka shoqëruar polemikat gjithë këto vite, ku Berisha nuk është shikuar si njeri i statutit, por i pushtetit. Në një koncept si puna e Enverit në Partinë Komuniste, po që realisht ishin të kotë pasi ai e udhëhoqi partinë.
E tani kur Saliu iku e Luli u zgjodh, kryetari nuk kishte vdekur ishte gjallë, madje aktiv.
Në panelet e darkës sot po diskutohet qartë pa asnjë droje, se nëse dëmokratët dalin kundër SHBA, për rastin e Berishës, atëherë nuk ka gjë, pasi është vullnet popullor.
Refreni i këtyre diskutimeve rreket në idenë se Sali Berisha është njeriu, politikani që edhe pse është ndëshkuar nga SHBA, e si i tillë ai i shkon demokratëve për t’i kërkuar votëbesim e në fund e fiton,e ka hallal Partinë Demokratike.
Por Berisha nuk e kërkon votbesimin si të tillë, edhe pse mbështetësit e tij këtu e mbajnë vrapin. Arjan Çani e quan luftë kundër Gringove, Shkullaku luftë ndaj amerikanëve, po kjo matematikë deri sot nuk është shfaqur.
Sali Berisha në qarkun Tiranë, ku ka kandiduar për deputet, ka marrë vota më pak se Ervin Salianji në Korçë.
Madje më pak sesa Ori Nebiaj. Mirë do thoshtë dikush, po doktori nuk se bëri fushatë, ndryshe nga Ori e Ervini. Po lideri historik nuk është njeri i lobeve apo i grupeve të interesit. Logjikisht duhet të jetë një person që mbledh palët, i bashkon.
Sali Berisha sot nuk po i bashkon, por fabulën e ndan: me mua apo me Lulin, për arsye të vendimit të Bashës. Por cila është matematika që i jep Berishës një favor, një shans?
Deri tani kemi vetëm zhurmë dhe tym. Asnjë të dhënë të saktë; të paktën në logjikën e numrave. Berisha, ka anëtarë e Basha struktura, po kush e ka bazën?
Do ta shohim, por Sali Berisha rastin e pati më 25 prill e mori vota më pak se Ervin Saljanji…
Disa mendime, pa pretendimin per te vene pikat mbi i.
1. Partia Demokratike u krijua ne Komitetin Qendror te Partise se Punes.
2. Sali Berisha u ngarkua me detyren qe te dilte si kryetar i saj me cdo kusht.
3. Partia demokratike vetem emrin kishte dhe e ka demokratike, sepse ne fakt ishte nje levizje kunder rregjimit qe shkoi, perderisa ne vend te statutit dhe normave ka vendosur per gjithcka nje njeri i vetem, Sali Berisha.
4. Lulzim Basha sikur te qendroje edhe pas 11 apo 18 dhjetorit ne krye te PD do te jete gjithnje ne opozite. Nuk di, nuk mund, nuk ben. Ka vetem fjale e fasade.
5. Fitorja e Sali Berishes ne kete “ndeshje” eshte edhe formalisht fundi i Partise Demokratike.
6. Sali Berisha ka qene “non grata” i popullit shqiptar prej shume e shume vitesh, si ne pushtet e ne opozite, pra perpara se SHBA te mbajne nje qendrim te tille per te e familjen e tij.
7. Sadoqe me vonese, organet e drejtesise duhet seriozisht e me guxim qytetar, mbeshtetur ne ligjet, qe te nxjerrin pergjegjesine historike te Sali Berishes ne tranzicionin plot kthesa e deshtime te Shqiperise tone.
8.E ardhmja e PD eshte ne doren e rinise se saj, qofte me 11 qofte me 18 dhjetor, nese do te guxoje kjo rini, si versniket e saj te para 31 vjeteve, ti kundervihet “mocalit” ku eshte zhytur prej kohesh kjo force politike.
Dakort plotesisht Z Albert!
Shume dakort me ty pervec pikes se fundit, per rolin e rinise. PD ka mbledhur rreth vetes te vjeter e te rinj qe nuk i hyjne ne pune as dreqit. Nuk dalloj mes tyre asnje emer qe sjell shprese. Besoj qe kompania PD, duhet mbyllur dhe shpallur e falimentuar. As emri nuk duhet riperdorur sepse mund te ringjalle reminishenca te padeshiruara.
Po PS nuk ka falimentuar?
O Pate, paske mbaruar per matematike berthamore. E qanke matematiken.
Stela Pata paska kaluar klasën e parë. Arithmetikën e quan matematikë. E meriton tituullin ” dëshmor I Meros”. Po ne krahasim me Muratorin, Doçin e doçërve, Minxhon e Artës, Malltezi bythshkarpën dhe Boleinon, pa harruar Kabull Bellon dhe Hilën pa xhunga, ky të dëfren me fishkëllimat që shkruan. Duhet bere kontrollor ne Rinas si shperblim. Mqs dika edhe arithmetikë anal-itike.
O pate po pse shqetesoheni per berishen. Ca halli ke??! Ju ka zene hall i madh duke bere fushate per lulin. Ehh mer pate mer edvin i vogel
ne 11 nendor do zgjidhet byroja politike e levizjes naziskine, cartiste, staliniste , haxhiqamiliste, e Vicidolit. Ne byrone politike do zgjidhen Klevis krrici i faros me 2 gishta lart duke bere garipin mbi furgonin e policise, Lindita protoduari , gruaja me tufce qe kakariste cdo nate ne Astir duke bllokuar rrugen, Sahit tritol dollap hajduti i cez, Kryevagabondi i pd se Muli horri, kengatarja tallava Greta koci, Vokshi gerdalla, Strazua me patllake, Plaku i pjerdhur Spaho, dhe Kryeperbindeshi i Shqiperise Sali Lushe kundertanku hipur mbi tankun e rrembyer tek garda ne grushtin e shtetit te deshtuar ne 1998.
Saliu ne 2021 si Enveri ne 1981. Titulli i vepres i njejte: “Rreziku Anglo-Amerikan per Shqiperine”.
Foltorja,shprehu shume hapur bajraktarizmin e shoqerise sone.Parulla “dum baben”eshte me se aktuale.Tek shume komentues verehet mendimi kur u nda PS-ja e filloi grindja midis Nanos e Metes ,”Nuk duam as uje,drita e buke,vetem ju mos u zini”Ne historine tone te egzistences si shtet kemi perkrahur te”fortet”,Zogun,Hoxhen,Berishen,Ramen,Nanon e te tjere “bajraktare”Ne kerkojme “udheheqes te perjtshem” se ata e mbajne “gjolin ” me uje te qelbur.Nuk kemi kuptuar e nuk kuptojme,se sa me shpesh te ndryshojne politikanet ne drejtim aq me mire do te na sherbejne ne si popull.Kapardisja ,se une jam ne pushtet se ata qe kerkojne te vine(te provuar)jane me keq se une.Ky eshte mendimi edhe i foltores qe mba Saliu,”Luli ka deshtuar(e vertet) dhe vetem une ,Saliu , mund ta sjell ne pushtet PD-n.Do te rrjedh shume uje ne lumenjte tane qe te ndodh ndryshimi.Cilido te mbetet nga keta te dy ne krye te PD-svec do te krijoi nje”Prijes te forte” te pa zevendesueshem.
Foltorja,shprehu shume hapur bajraktarizmin e shoqerise sone.Parulla “dum baben”eshte me se aktuale.Tek shume komentues verehet mendimi kur u nda PS-ja e filloi grindja midis Nanos e Metes ,”Nuk duam as uje,drita e buke,vetem ju mos u zini”Ne historine tone te egzistences si shtet kemi perkrahur te”fortet”,Zogun,Hoxhen,Berishen,Ramen,Nanon e te tjere “bajraktare”Ne kerkojme “udheheqes te perjtshem” se ata e mbajne “gjolin ” me uje te qelbur.Nuk kemi kuptuar e nuk kuptojme,se sa me shpesh te ndryshojne politikanet ne drejtim aq me mire do te na sherbejne ne si popull.Kapardisja ,se une jam ne pushtet se ata qe kerkojne te vine(te provuar)jane me keq se une.Ky eshte mendimi edhe i foltores qe mba Saliu,”Luli ka deshtuar(e vertet) dhe vetem une ,Saliu , mund ta sjell ne pushtet PD-n.Do te rrjedh shume uje ne lumenjte tane qe te ndodh ndryshimi.Cilido te mbetet nga keta te dy ne krye te PD-s vec do te krijoi nje”Prijes te forte” te pa zevendesueshem.