50% më pak raste dhe viktima së një vit më parë: Trefish më pak të shtruarit me Covid në spitale

21 Nëntor 2021, 15:46Sociale TEMA

Në Shqipëri këtë vit ka 50 % më pak vdekje dhe të infektuar nga Covid. Kjo është situata e pandemisë në muajin Nëntor, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve shëndetësore në nëntor të vitit të kaluar kishim afërisht 700-800 të infektuar në ditë, ndërsa këtë vit mesatarja e rasteve pozitive është 500 të tilla. Nëse një vit më parë rezultonin 16 mijë raste pozitivë aktivë, këtë vit kemi 50 % më pak.

Edhe numri i qytetarëve që nuk fitojnë betejën me Covid gjate 24 orëve është 50 % më pak. Ajo që është thelbësore për ecurinë e pandemisë në Shqipëri, shtrimet në spital këtë vit janë trefish më pak nga 450 të shtruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas ekspertëve kjo situatë e Covid në Shqipëri vjen si rezultat i vaksinimit të popullatës dhe kalimit natyral të virusit.

Mjekët rekomandojnë vaksinimin e plotë kundër Covid për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe shtrimet në spital ku sipas bluzave të bardha, mbi 95 % e të hospitalizuarve  aktualisht nuk janë imunizuar kundër Covid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje