“Jetë pa lidhje, e mbushur me errësirë”, u tha se humbi jetën pas një sfide në tik-tok, çfarë shkruante 13-vjeçari në rrjetet sociale

21 Nëntor 2021, 16:15Kronika TEMA

13-vjeçari nga fshati Golem i Madh i Lushnjës, i cili u gjet i vetëvarur në dhomën e tij nga familjarët pasditen e së shtunës u dyshua fillimisht se ka humbur jetën për shkak të një sfidë që realizohet në aplikacionin në Tik-Tok.

Pavarësisht se kjo ishte një nder pistat më të forta ku janë përqendruar hetuesit, burime të besuara pranë policë së Lushnjës i thanë ‘Neës 24’ se ekspertet janë duke këqyrur edhe profilin e te miturit ne aplikacionin tik-tok ku rezulton se ai ka shpërndarë video, ku flitet për vetmi të thellë.

I mituri shkruante se “vetmi nuk do të thotë të jesh vetëm, por të kesh një zemër të vetmuar”, “jeta ime është mbushur me errësirë, prandaj unë rri në errësirë”.

Ndërkohë në një tjetër video shkruante; “jetë pa lidhje, probleme pa zgjidhje, botë me shumë ngjyra, njerëz me dy fytyra”. Nisur nga këto shprehje grupi hetimor ka dalë në konkluzion se 13-vjeçari ka kryer një vetëvrasje në kushtet e depresionit.

Edhe pse nuk ka një version zyrtar të policisë për ngjarjen, ajo çfarë tregojnë jashtë kamerës shokët e të miturit, mësohet se Arjeti ishte një nxënës shembullor dhe zëvendës senator i klasës, por një përdorues shumë i rregullt i rrjeteve sociale.

Shokët dhe shoqet e klasës se tij mëngjesin e se dielës kanë vendosur lule ne bankën e 13-vjeçarit, ndërsa media nuk është lejuar të xhirojë brenda ambienteve të shkollës.

 

2 komente në ““Jetë pa lidhje, e mbushur me errësirë”, u tha se humbi jetën pas një sfide në tik-tok, çfarë shkruante 13-vjeçari në rrjetet sociale”

  1. Sara says:

    normal, njerezit me vlera ne kete shoqeri ndihen te huaj… u prehte ne paqe

  2. Sami says:

    I gjori që nuk gjeti rrugë dalje për veç dhënien fund të jetës
    Njerëz me shum fytyra
    Shkolla pa edukator
    Politika pa politikanë
    Gjygje pa gjygjetar
    Ministri drejtesiet pa drejtësi
    Media pe lajme
    Ushqehemi me bollëk por nuk ka vlerë
    Predikues pa zot
    Shoqëri e zhveshur lakuriq nga shum vlera të moralit ,ku imorali të bën moral

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje