Spostimi i sforcuar djathtas i Ilir Metës, që u shit për 16 vjet si “kingmaker-i” i politikës shqiptare

23 Nëntor 2021, 17:28Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ilir Meta ka shpallur planin e tij, që në fakt ishte i paralajmëruar prej kohësh. Për të cilin është shkruar e kemi shkruar, mjaft herët, madje që kur e firmosi dekretin e tij të zhbërjes së 30 qershorit 2013, e pozicionimit në pozita “sovraniste” e “konservatore”.

Thjesht Ilir Meta nuk e zbatoi menjëherë planin që kishte në kokë, e që e shpalli publikisht mbrëmë.

Me një fjalë, plani “A” i Ilir Metës nuk ishte të vazhdonte me LSI-në, e cila ishte një forcë politike e ngritur me logjikën e funksionimit në pushtet, ndryshe ajo nuk do të mbijetonte, siç dhe ndodhi.

Meta nuk e pati; a guximin a vizionin, që ta shpallte shpejt këtë plan, ndoshta që në 2 mars 2020, por sërish kjo mbetet për tu analizuar.

Megjithatë, ja vlen për të analizuar një tezë të fortë që për herë të parë u pranua publikisht nga i nënshkruari. Që sipas tij, PD-ja nuk ka ardhur në pushtet vetë, por vetëm me ndihmën e fortë të tij, që sipas Ilir Metës ka qenë vendimtare.

Këtu Ilir Meta ka mjaft të drejtë. Sali Berisha nuk do të vinte në pushtet në vitin 2005, nëse Ilir Meta nuk do ta kishte përçarë të majtën, siç është e vërtetë që në vitin 2009, Sali Berisha nuk do ta merrte mandatin e dytë qeverisës, nëse Ilir Meta nuk do t’i jepte 4 mandatet e tij për të vijuar drejtimin e vendit.  Siç nuk do të ishte e mundur që Lulzim Basha të merrte bashkinë e Tiranës pa mbështetjen e Metës.

Ky është një fakt që dihet botërisht, siç dihet se aleanca e Metës me Berishën ka ekzistuar edhe përpara 1997-s, ashtu edhe gjatë qeverisjes së PS-së deri në 2005-n, ashtu siç nuk do të ishte e mundur që reforma në drejtësi të kontestohej aq fort, sikurse Meta, si kryetar Parlamenti të mos e bënte atë.

Ilir Meta është një aleat i ngushtë i Sali Berishës, madje aleati më i ngushtë i tij në 30 vitet e tranzicionit shqiptar.

Në çdo vendim të rëndësishëm ato kanë qenë bashkë, por kjo nuk do të thotë se Ilir Meta është natyrshëm një politikan i së djathtës apo i Partisë Demokratike. Përkundrazi.

Ilir Meta edhe pse, pjesë e lëvizjes së Dhjetorit 1990, një vit më pas nuk ju bashkua, partisë për të cilën firmosi, si bashkëstudenti i tij Pandeli Majko, po u afrua në Partinë Socialiste.

Ku përjetoi një rritje karriere galopante, deri sa u bë nënryetar i saj, kryetar i FRESSH-it, e më pas edhe zv.kryeministër e Kryeministrër i vendit në mazhorancën socialiste.

Megjithëse ka bashkëpunuar me Sali Berishën, Meta ka qenë edhe armik i tij në dy moment kyçe të zhvillimit politik të vendit, në vitin 2000, kur urdhëroi arrestimin e tij, si dhe në vitin 2015, kur u përplasën egërsisht në Kuvend, ku i nxori sekretet e Shkëlzen Berishës.

Edhe pse mjaft mbështetës të PD-së kanë parë tek Ilir Meta, që nga 2013-a, por sidomos pas vitit 2017 një kundërshtar të egër të Edi Ramës, ai nuk e ka të natyrshëm ngjizjen në Partinë Demokratike.

Pasi, në thelb demokratët e kanë pësuar prej LSI-së. Ja ta marrim vitin 2009 si shembull.  Nëse Meta nuk do të bënte koalicionin e sforcuar me PD-në, çka theu përfundimisht mitin se Ilir Meta ishte një politikan i së majtës, vendi mund të kishte një qeveri teknike, koalicion të madh, apo do shkonim  sërish në zgjedhje, ku mund të fitonte edhe PS-ja, por pas 4 vitesh Partia Demokratike krejt natyrshëm do të kërkonte ardhjen në qeverisje, pa i përmendur tmerret e 2009-2013.

Ku mjaft nga mbështetësit e së djathtës u penalizuan pikërisht prej pushtetit të madh që mori Ilir Meta nga aleanca me Berishën.

Vijmë në vitin 2013. Në institucionet që drejtoi LSI gjatë qeverisjes me Edi Ramën, largimi i militantëve të PD-së ishte shumë më traumatik se kjo ndodhi aty ku kryesonin përfaqësuesit e PS-së. E kjo krijoi një çarje e traumë të madhe. Duke filluar që me Kuvendin e Shqipërisë, që Meta e mori nga drejtimi i Jozefina Topallit.

Mjaft nga njerëzit e emëruar nga politikanja shkodrane që ishin të shkolluar dhe intelektualë të spikatur, u zëvendësuan me militantë.

E njëjta panoramë ndodhi kudo ku drejtonin njerëzit e LSI, e të parët u hoqën ata që njiheshin si votues të PD-së, e që nuk kishin pranuar t’ja jepnin votën partisë së Metës në 2013-n, siç kishte ndodhur me shumë mbështetës të së djathtës. Kjo ishte e çara tjetër e madhe.

2017-a është një tjetër traumë shumë e fortë, kur Ilir Meta mori nga Sali Berisha rreth 250 mijë vota të PD-së për LSI-në. Kur realisht nisi ky plan që shpalli Ilir Meta mbrëmë.

E nga ajo ditë Ilir Meta vijoi spostimin e tij djathtas pa reshtur, deri sa ky spostim çoi në zhdukjen politike të LSI-së. Tashmë partia e themeluar në vitin 2004 nga ai si një pjesë e së majtës, është shkërmoqur, edhe 100 mijë votat e marra më 25 prill, janë një inerci që automatikisht kanë ardhur duke u rrudhur.

Nëse Meta, do të kishte qëndruar fort në logjikën e themelimit të LSI-së, pra të mos shkonte nga anonte pushteti, LSI-ja e tij jo vetëm mund të mbijetonte, por ka gjasa që të ruante një kuotë, e cila realisht do ta mbante atë në pozitat e Kingmakerit politik. Dhe në fakt, do ta kishte ruajtur pozitën e tij, sikur të mos merrte rolin që mori në vitin 2016 kundër reformës në drejtësi.

Por gjithsesi të shohim, lëvizjet e LSI-së pas kësaj periudhe ku i referohet më shumë Ilir Meta, sidomos kohës pas vitit 2017.

Sikur realisht Ilir Meta të ishte kundër djegies së mandateve nga opiozita në vitin 2019, të paktën LSI që kishte 19 deputetë nuk do ta merrte atë akt. Nuk ka asnjë mundësi që Monika Kryemadhi ta ketë marrë vendimin kundër Ilir Metës. Edhe sikur Meta e Kryemadhi të kenë pasur ashtu siç është thënë “mosmarrëveshje”, nuk ka asnjë gjasë që LSI të ketë thyer urdhërin e Ilir Metës.

Ose të paktën vetë Meta do të kishte dalë publikisht kundër djegies së mandateve, e të thirrte në Presidencë të gjitha partitë për të negocuar krizën.

Nuk ka ndodhur kjo, pasi djegia e mandateve ishte një plan i azhornuar në detaje nga establishment i opozitës: Berisha, Meta, Basha Kryemadhi.

Pas zgjedhjeve të 2017-s, madje para shpërthimit të rastit “Tahiri” ishte kreu i LSI-së Kryemadhi se do të kërkohej një qeveri socialiste pa Edi Ramën nën drejtimin ose të Fatmir Xhafës apo Pandeli Majkos. Deklarata është në youtube në konferencë publike për shtyp.

Pra kemi një plan të qartë për të bllokuar jo vetëm mazhorancën por në radhë të parë zbatimin e reformës në drejtësi. Që pati si etapa mbylljen e mandatit të Adrik Llallës, çizmet në Kuvend në seancën e zgjedhjes së Arta Markut si Kryeprokurore, protestat e studentëve, e më pas djegien e mandateve, bojkotin e dekretin e Ilir Metës për të hedhur në erë institucionin e zgjedhjeve.

Por të gjitha këto akte e veprime të Ilir Metës, nuk kanë qenë asnjëherë një favor për Partinë Demokratike, pasi përndryshe do të rriste kuotat elektorale të saj.

Meta, madje i ka marrë PD-së elektorat sa herë ka dashur që LSI të zgjedhohet jashtë kapacitetit natyral të saj. Kështu ndodhi në zgjedhjet lokale të 20110s, ato parlamentare të 2013-s, e më pas në 2017-n. E pikërisht nga kjo logjikë “meduze” të partisë së Ilir Metës, përkrahësit e PD-së u kthyen masivisht në shtëpi më 25 prill.

Ndaj dhe spostimi aq djathtas i Ilir Metës, drejt militantëve më radikal të PD-së është i sforcuar, e si çdo gjë e tillë nuk ka efekt. Si në një skenë kur fotografi të thotë spostohu edhe pak, edhe pak, por pa dalë nga objektivi, se ndryshe humbet… Kështu ka ndodhur edhe me Ilir Metën në politikë, ai ka kohë që ka dalë nga objektivi i aparatit!

7 komente në “Spostimi i sforcuar djathtas i Ilir Metës, që u shit për 16 vjet si “kingmaker-i” i politikës shqiptare”

  1. Ilirjan says:

    Spostimi djathtas per ne strehen e fundit te maskarenjve… nacionalizmi. Osé me mire, e parafundit per ilirin, sepse e fundit eshte… RECI?

  2. cris says:

    Po si mund te behet ky hale lideri i te djathtes ku Monika thonte ne intervista qe ajo suportente ato qe zenin token e te tjereve pasi ato ishin shumica. Keto jane plehra, te djathten mund ta perfaqesojne vetem gjaku blu Shqiptar, jo fshatare pa toke si Meta dhe Co.

  3. Ilirjan says:

    Ilir meta ka dale nga objektivi i aparatit por ka hyre ne objektivin e Dep. te Shtetit?si strumbullari i se keqes ne Shqiperi, se bashku me “piken e dobet”te tij, sic ai vete e quan, sali berishen. Mendoni per nje moment, sikur perballe te mos kishin Edi Ramen…

  4. raul says:

    shume shpejt per situaten dramatike ku ndodhet leshelija qe ka ikur per lesh dhe ka ulur qepenin pas 25 prillit do shprehet dhe strateg’ja nderkombetare, nderplanetare, kozmike, babaxhike, leshelike me shkolle te mesme, qe u promovua deputete 18 vjece per kontributin e madh ne haremin e Jales Kejdi dhembcakallja.

  5. Mihali says:

    Nje veshtrim i politikes nga viti ’11 deri ’13.
    Fjalet per korupsjonin e Ilir Metes ishin hapur edhe para.Qarkullonin llafe se “Iliri nuk mund te shkonte ne shtepi pa futur ne arken e tij 1 ml.$ ne dite “dhe gojt e liga vazhdojn me tej “kur nuk e plotesonte merte shokve der ne 100 mij $ ose € borxhe vetem qe te mos prishej regulli i vjedhjes ose rusfeti ,te plotesonte planin.Po nje dite plasi skandali i tij me nje vidjo ku kekonte mos respektimin ligjit te koncesjonevedhe te bente favore” miqve” tetij per oferta te majme 700 mij € per Priftin ndersa per veten e tij nuk dihet sa eshte shuma¿¿.
    Skandali mori dhen shpejt e shpejt.Filloi hetimi i prokuroris dhe kaseta fluturoi pertej Atllant e cila ju neshtua examinimit dhe doli e vertet.
    Saliu kryeminister kishte dy opsjone e para -te dorzonte qeverin dhe te shpallte zgjedhje te para kohshme;gjen qe nuk e beri por shulmonte edhe prokurorin “duke folur me te bertitura se kaseta eshte e manipuluar etj.etj. me anen e te cilave i jept sinjal prokurorve dhe gjyqtarve te tij ushtar se si duhet te perfundonin. Dhe opsjoni tjeter te behej ashtu sic u be qe e din te gjithe shqiptaret.
    Ne se do ta conte ne gjykat dhe le te prishej qeveria por zgjedhjet do ti fitonte prrseri SB.Po per fat te popullit ai nuk zgjodhi rugen e duhur ligjore por mbrojtjen ekoorupsjonit te I.M. Opsjonin e pare nuk e beri Pse ¿ Se Ilir Meta e kishte kapur atje ku nuk mund te thuhet dhe detyroi te vepronte vetem keshtu . Ne vitin ’15 ju tur SB duke i permendur Zenin dhe Sala e kyci gojen.Kjo tregon llumin ku ishin perfshir te dy keto figura.
    Edi Rama taktikisht veproi gabim qe berri kualicjon me LSI-n se zgjedhjet do ti fitonte vetem sepse populli ishte lodhur me korupsjonin galopant te S.Berishes dhe familjes se tij nga njera ane dhe te Ilir Metes nga ana tjeter. Rama e kishte fitoren ne xhep.
    Tani Luli,Sala dhe Iliri jan realishte trekendeshi i Bernudes dhe vala po i terheq perdite e me thelle .Ate e din te tre por ……….thon se ish Allah jemi ne ender sipas fabules se Gomarit me ujkun.Cikloni po ju vjen rotull dhe do ti marij fluturim. Urimi im eshte te na len shendosh.

  6. Qelbsi
    Kingmaker pri cepani !!!!!
    Po ndaleni pak rradaken mor katnare gazekare amoni?
    Ky Zarbo i ndrye ka qen Thjeshte Boja Rezerve ,
    qe kur Mungonte nji Bole Kryetarit ne Pushtet e plotesonte ky Bolja i monikes?
    cfar carin politikani ka qen ky ne lto 30 vjet ?
    Ke quajn Politike kta nastradina gazetare , dallaveret nen tymin e rakise se xhambazeve me kostume e kollare Politikani ?
    Ky maskara ka ditur vetem nji gje te bej e para Bolet Rezerve ne Pushtete
    dhe e dyta te vjedhi e korruptoje gjithcka mundet dhe e lejojne o qorrokllinjte njerez primitive
    qe rroni kot ne kte Bote

  7. PATRONAZHISTI says:

    Ilir Meta gjate gjithe kohes ka qene “shushunja”e pushtetit.Bem baba te te ngjaj eshte shprehje popullore ,qe tek i biri ish mesuesit me petagogjike Rexhepit,qe ngjiti shkallet e nomenklatures deri ne Ministrin e Mbrojtjes ne diktature.Ky person dhe ndonje tjeter jane akuzuar nga F.Nano si bashkepunetor te S.Berishes.Zhdukja e floririt te rezerves shteterore ishte veper e tij e denancuar nga S.Berisha,qe i vuri nofken ILIR FLORIRI.Saliu nuk kish marre pjesen prandaj foli dhe kur e morri pjesen nuk u ndie me.Ndarja me te”majten” dhe dalia me vete apo bashkimi ne qeveri me Salin apo Ramen,jane thjesht levizje per pushtet e para.Edi Rama eshte fajtor qe e beri bashkepunetor ne qeverisjen e 2013-tes pasi i dha mundesin per te vazhduar grabitjet sic kishin dale.Qysh mund te behej pale ne qeverisje nje shushunje e tille e akuzuar pa fund per vjedhie e korrupsjon nga te gjithe.E coi ne Presidenc per te mos e ndare pushtetin egzekutiv por ja dha mundesin per te vazhduar prapaskenat.Rrefimi i Ilir Metes,duke sulmuar Bashen eshtenje nga menyrat e mashtrimit per bemat e kryera bashkerisht. Sot na thuhet se SHBA-ja do ta zhbej korrupsionin ne Shqiperi.Korrupsionin ata e prune vete,qe kur erdhen dhe vazhdojne ta mbrojne duke hequr kartat e djegura.Mos valle Basha eshte me pak i korruptuar? Edhe “Reforma ne Drejtesi” ne mendimin tim eshte nje farse per tevazhduar me korrupsionin edhe me tej.Fjalen per Berishen,Meten,Bashen e kedo tjeter duhet ta thote drejtesia Shqiptare,po nuk foli ajo nuk ka drejtesi.Ne 1990-ten te gjithe “politikanet” u futen ne politike me apartament banimi 1+1 me (nje divan e nje bufe dhe gatimin ne hale) dhe sot nuk numerojne dot vilat,pa le parat e makinat.Sa aktuale jane rubairat e Nolit:”Hall i madh me skraparlline,mund te hash dhe ndonje dru,ama dy ministra le te rrine pa cka se jane pa tru”.”A te duhen sharlatane,nga ata qe shesin vatane ,ec e merr ndonje tropojan”.Kjo eshte politika dhe drejtesia Shqiptare.”Hani pini e rrembeni,mbushni xhepa mbushni arka,te pa breke u zuri dreka milioner u zuri darka”(Ali Asllani)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje