Kongresmeni amerikan, i shqetësuar për fatin e Berishës: Më thoni pse e shpallët "non grata", kam 5 muaj që pres përgjigje

25 Nëntor 2021, 10:36Politika TEMA

Kongresmeni amerikan Lee Zeldin i ka dërguar sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, një letër ku i kërkon llogari për shpalljen non grata të ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.

Zeldin shkruan në letrën drejtuar Blinken se kërkesa e tij është vijim i i asaj të 27 gushtit 2021, ku ka kërkuar të dhëna të hollësishme mbi vendimin e marrë.

Kongresmeni republikane shton më tej se edhe pse kanë kaluar pesë muaj mbi kërkesën e tij nuk ka marrë ende asnjë informacion .

Ai i bën thirrje Blinkenit e stafit të tij që t’i japin rëndësinë e duhur çështjes e të përgjigjen menjëherë.

Ajo që nuk kuptohet, është fakti pse është kaq i shqetësuar kongresmeni amerikan për fatin e Sali Berishës, sa i dërgon letra sekretarit Blinken herë pas here, kur vetë ky i fundit i tha herën e parë se nëse kërkon faktet për Berishën, duhet të shkojë në Departament të Shtetit për t’u njohur nga afër.

Ndoshta kongresmeni e ka larg Departamentin e Shtetit dhe nuk shkon dot, ndaj vazhdon me letra publike, të cilat më parë botohen në Shqipëri, se sa mbërrijnë në zyrën e blinken.

Letra e plotë

Po ju shkruaj sot në vazhdim të letrës time të datës 27 gusht 2021, duke kërkuar një përgjigje me shkrim dhe takim me zyrtarin e duhur të Departamentit të Shtetit për të diskutuar në thellësi dhe për të shqyrtuar informacionin që përshkruan “korrupsionin domethënëse” në lidhje me procesin që Departamenti i Shtetit ka përdorur për të sanksionuar Sali Berishën.

Kanë kaluar pesë muaj që kur kam bërë kërkesën time origjinale, e cila është në thelb më shumë se koha e mjaftueshme për t’u përgjigjur në mënyrë adekuate. Kjo është kërkesa ime e tretë për informacion shtesë që kur kam ngritur çështjen e sanksionimit të Sali Berishës gjatë seancës dëgjimore me Sekretarin Blinken në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 7 qershor 2021.

Kongresi luan një rol të jashtëzakonshëm mbikëqyrës për degën ekzekutive, duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë në mënyrë alarmuese pak detaje në përgjigje të pyetjeve të mia. Është e papranueshme dhe e dyshimtë që Departamenti  i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të ngadalësojë një kërkesë të Kongresit për transparencë.

Duke pasur parasysh peshën e vendimit tuaj, ju kërkoj që t’i kushtoni kësaj çështjeje vëmendjen që meriton dhe pres përgjigjen tuaj të menjëhershme.

25 komente në “Kongresmeni amerikan, i shqetësuar për fatin e Berishës: Më thoni pse e shpallët “non grata”, kam 5 muaj që pres përgjigje”

  1. Sali vicidolli says:

    Paska marur donancime te bollshme ky both nga familiar e vucidollit

    1. k says:

      Shkruan një letër koti për të justifikuar paratë që ka marrë nga lobiatët duke mbanjtur me shpresa të kota provincialët e foltores. Po e kishte seriozisht do shkonte dhe njihej me informacionin që eshte i lirë për senatorët pasi ata te bëjnë kërkesë me shkrim që mbetet prove dhe që askush nuk i pelqen.

  2. Ky tipi ,eshte pjes e Lobyt Amerikan qe Kultivojne Botes mbare Frankenshtajne
    dhe rrjepin Miljarda Shtetev te tilla si Shqiperia mbasi vendosin ne ato vende ,
    sharlatane e Kriminele te tipit berisha ,si bejne ne Ameriken e Jugut e kudo ne Afrike e arabistan me Taliban .
    Si eshte e mundur qe ky Tipi ,qe i del ne mbrojtje ,nji Krimineli e funderine njerezore si salih berisha ,
    nuk Penalizohet nga Kongresi !!!!!!!!!!!!!!
    Kta tipa deformuan Demokratine dhe degraduan te Ardhmen e Shtetit Shqiptare dhe popullit shqiptare .
    Sot Loby i Satanit , ka zbuluar Armen me Efikase te zhudkjes ne mase te popujve dhe Kombeve naive ,
    qe eshte INJORANCA ,

    duke vendosur e sjelle ne Pushtet ne kto vende , Injorante e Kriminele ,
    qe pranojne ,ne kembim te Pushtetit dhe mbrojtjes se tyre nga Ligji ,
    te ken dore te lire mbi Shtetin dhe shkerdhejne gjithcka ,rrembejne gjithcka si eshte Fakt ne lto 30-vjet ne Shqiperi ,
    ku Shqiperia sundohet nga injoranca e Krimi dhe Tutoret e Injoranteve sjelle ne Pushtet ,
    kane patur dore te lire te shpartallojne gjithcka poshte e larte Tokes Shqiptare .

    Llotaria e boshatisjes se Shqiperise vazhdon ,prandaj dhe nuk lejojne te behet Drejtesia ne ate vend
    dhe mbahet gjithmone ne kaos e konflikte Politike ,qe shqiptaret te largohen nga ai vend .
    Ja ky surrat i Djallit qe kerkoka llogari Shtetit Amrikan perse u shpall Manikini Krimineli i shpelles Non Gratta lol !!!!!!!!!!!
    Kta tipa , kane sjell edhe Covit 19 qe po vret Boten dhe na i bene jeten te veshtire dhe po cojne Planetin drejt Katastrofes

  3. analisti says:

    Këto 2 letra sqaruese që kërkon ky Kongresmeni,Berishës i kanë kushtuar të paktë 2 milion dollarë shpenzime për lobim!Lobuesit në Amerikë kanë gjetur Berishën si lopë dhe po e mjelin duke e mashtruar me ndonjë kongresmen që kërkon sqarime por që se pjerdh askush.

    1. Roberto says:

      Ke shume te drejte analist.Disa kongresmene e kane bere sistematikisht kete pune.Mua me kujtohet prej disa miqve qe banojne ne USA prej 40 a 50 vjetesh te cilet mblidhnin donacione per te paguar Senatorin Bob Doll dhe disa te tjere per problemin e KOsoves.Vetem per Bob Doll jane paguar 500.000 $ qe ky te fliste ne senat dhe te ngrinte ceshtjen e Kosoves atje.Si Bob Doll ka qene dhe Josef Dioguardi arbereshi qe i digjet fundi i barkut per Shqiperine.500.000 $ rreth viteve 80′ ishte para shume e madhe prandaj une e di pse Lee Zedlin eshte kaq “i shqetesuar” per fatin e Berishes.

  4. Rita says:

    Sic duket kongresmeni Zeldin nuk e din ligjin e shtetit te vet .Cudi se e dijme ne ketu ne Shqiperi ! Se kur te shpallin “non gratta’nuk ka ligj, qe te detyron te tregosh dhe arsyen e ketij vendimi Kete ligj e keni te deshifruar ne zyren e Avokatit Ngjela.Si dhe shume ligje te tjera qe pas kesaj CIA do te sjelle agjentet e saj e do t”a rrembejne ,arrestojne Berishen .Po ,po keto ligje i ka Avokati Ngjela qe nuk pushon se shkruari apelime,kercenime ne adrese te kundershtarit te tij.Fantazia e tij ka shkuar aq larg sa pyes se si do te reagoje ne se nuk dalin trillimet e tij ??? Keqardhje per njerez qe provuan ferrin komunist te kthehen ne njerez pa dinjitet.Thojne se atje ne ate ferr behesh burre i vertete ,me i mencur .Por ndodh dhe kunderta.Si me Ngjelen e mjere.!

    1. geri says:

      por ska as ligj qe te thote je i fajshem ne shqiperi vetem se e tha amerika moj shpirt ……pa sa per te shkuar ne USA saliut si ha fare

  5. xhorxh says:

    E paska mare nje dore te mire ky plera se sju dogj barku per Sali kriminelin, apo ste mbrojne keta plera pa ju dhene gje…. ??

  6. kur do zere mend njeriu says:

    Po kaq leke te madhe paska ky Sali Berisha sa furnizon dhe kongresmenet amerikane e gjykatat e Parisit?! O popull bageti qe i vini prapa! Pse jeni çmendur, ai u ka mjele deri ne palce bashke me birbot qe e mbeshtesin e ju e doni akoma neper televizione, e kuptoni qe ai do vdes ne burg familjarisht dhe pronat do ti sekuestrohet edhe Imamit e shokeve te tij qe shiti per skrap nendetesen 105 ! Sa te çmendur paska Shqiperia kur e shohin ne driten e diellit se me pasurite shqiptare Sali Berisha ka mbuluar krimin! Ku eshte vrasesi Remzi Hoxhes? Me çipe neper kembe, Sali Berisha pagoi miljona policise angleze dhe mafjes dhe ai u “zhduk” gjoja e sot jeton ne Brazil; ku eshte Izet Haxhia, akoma ne burg se prokuroret dhe gjykatesit akoma jane bythe breke me miljarderin Sali Berisha dhe birbot… O njerez, mblidhni mendjen se po vdisni femijet dhe niperit tuaj per Kermen karaxhiçjane Sali Berisha!… 30 vjet Shqiperia, kjo pasuri perrallore Ballkanike i eshte nenshtruar birbobe. Dhe fermeri para kuvendit thote une jam me Sali Berishen qe do e hane krimbat.

  7. FORSTER says:

    Ky sociopati me emrin Lee-Zeldin qe na qenka edhe kongresmen
    do jete pjese e ati grupit “PODESTA”te cilet kur ishte K/M,
    Krimineli Sali ky grupi “PODESTA”bente kerdine me leket e taksa-paguesve SHqiptare,
    hajde ne SHqiperi se ta shpegon nji shqiptar i thjeshte pse “Krimineli”se bashku me familjen
    eshte shpallur Non-Grata .Zoti Lee mos dergjo “kokpalaren”Evi por hypi avionit dhe hajde
    verifikoe ne SHqiperi kush eshte sociopati Sali dhe familja e tij.

  8. spata says:

    Ku rron ti o kongresmen qe sdike se cfareka bere Saliu .Turp ,qe Amerika e demokracise ,ka te tille,intelektual te fushes politike qe sdi bemat e Saliut .Jane meze e figure krimet njerzore te Saliut o kongresi i partise komuniste .

  9. Arben says:

    Ky nuk le gur pa luajtur te dije, se çfar dijne ata per kete, dmth se ka problem te gjeje ndonje mashkull si puna e ketij per te lobuar. Mirpo ky nuk e di se ata nuk jane si institucionet ketu, ku ky kishte kontroll te plote mbi gjykata,shik,polici,administrate,arkiva,pastrim parash,etj. Sesa eshte serioze nga ata i mbetet kohes, por mesa shikohet koha e ketij po perfundon, se ka nje afat jeta e njeriut. Edhe enver hoxha nuk ja trashegoi pushtetin familjareve te tij, megjithese njeri i dhumlnshem,dinak e i pabese ne ekstrem, por materialist ishte vetem per vete.

  10. Erzeni says:

    Lobim I Elmi Berishes,kryetarit te Vatres kosovare.

  11. Propogand says:

    Hajde Rita hajde! !!!
    Berishes nuk I jep arsyet Blinken, kjo qendron, por kongresmenin duhet ta informoje moj shpirt.

  12. aleko says:

    po ja ktheu pergjigjen o zotri…byrme hajde shikoi ne vendin e duhur…cdo me ky kongresmeni?

  13. Rita says:

    ‘Propogand ‘komentues a nuk e rilexoni deri ne fund se cfare kam shkruajtur me siper ??? Se shikoj me cfare shkruani se nuk keni kuptuar ironine time dhe per kete keni kuptuar krejt te kunderten.Jo vetem qe eshte i detyruar te shpjegoje e te jape fakte aty ne se i kerkohet por dhe ne gjykaten e Parisit kur te bohet gjygji ,ne se bohet e nuk bijne dakort me ndonje marreveshje.A nuk kuptoni se ato (perkthimi i ironise ) budalleqe e “ligje ” qe i ka ne sirtar avokati Ngjela jane mashtrime dhe me mashtruese dalin mediat qe publikojne marrezite e tij.Ligjin Amerikan e dika me mire Ngjela e kongresmenet amerikane ASPAK.Kjo eshte Ironie qe perdor.

  14. cipini says:

    Blinken i tha qe te shkoje ne DSH te njihet me dokumentat prove per kriminelin Sali. Por ky birbo i do gjerat publike. Pse? sepse do te justifikoje parate e lobimit qe ka futur ne xhep dhe te kenaq Serbin Sali.

  15. Varja says:

    O LA, kongresman!
    Nuk eshte vetem Berisha! Jane familjarishte non grata Birisht!
    Meerkat leket e popullit qe ka zhvat e korruptive ky njeri! Por mos harro LObimi duhet bere per gjithe familjen.
    Ne fakt, njerezit e thjeshte ne Shqiperi tallin trapin me ju! Eshte histori lezeti packa se jemi e mbetemi te varfer! Packa se nuk fitojne ndonje gjej nga kjo histori, njerzit presin te behet funksional burgu i Recit!

  16. Edi says:

    Nuk behen me kembe po me poste gjerat ne Amerike o “gazetar”.

  17. Velo says:

    Ka gjashtë muaj që është njoftuar ku të vejë e të lexojë dokumentacionin e nuk vete, por vazhdon shkruan letra publike. Si senator që është, atij ia vënë në dispozicion dokumentet që ti lexojë, dhe me siguri i ka lexuar. Por letrën publike e shkruan se ja kërkojnë lobursit e Salës për ta përdorur ky qoftëlargu për gomarët e foltores së tij. Njësoj si akuza që gjoja ka ngritur në Francë, ku ka dorëzuar një zarf në protokollin e një gjykate dhe kaq, ndërsa këtu thot se ka hapur gjyq kundër Blinken. Cili gjyqtare ka marrë çështjen dhe kur është gjyqi??? Nocrrokun…..

  18. geri says:

    qe blinkeni duhet ti jape llogari kongresmetin kete e thote ligji amerikan ,sepse atje ne diferencen nga ketu funksionon e drejta per tu informuar
    qe ky kari kongresmen eshte i cytytur nga berisha apo enturazhi i tij kjo ska dyshim ,pyetja gjithsesi eshte nje tjeter ,madje jane dy
    A kane te drejte te informhen kongresmenet atje mbi kete akt? PO
    A ka te drejte SaLi berisha te njihet me akuzat dhe provat kunder tij? PO

    cdo person qe nuk kupton keto dy pyetje te thjeshta ose ka urrejtje patologjike kunder Saliut ose thjeshte eshte nje gojor e amerikes qe beson cdo gje qe ata thone dhe ps ejane shteti me komunist ne bote per nga menyra sesi veprojne kudo …..

  19. USA says:

    eshte”lobi” i malokeve ne USA qe ka paguar kete kongresmen sharlatan Faktet i ka Departamenti i Shtetit dhe po te doje mund te shkoje ti marri atje

  20. Trotski says:

    Keshtu do ti lej rruges Sali Kerma Parate e Vjedhura,Si Luigj Vampa Baronit Danglar. ne Kontin e Montekristos.Delenxhiu i ka vene parate pa siklet e prandaj po i harxhon kuturu per Foltore e Lobime.Po nuk do te nxjerre asnje Qime ,se Koha po vrapon kundra Tij e nuk ka shpetim krimineli Stalinist

  21. Cipini says:

    O “geri”… me cfare duhet te njihet Sali krimineli me ato qe ai ka bere vet, po ai i di me mire se cdokush tjeter. Sali flet per foltoren jo per ata qe e njohin.

  22. Juliano says:

    More Z. Kongresmen, jeni shqetësuar për berishën?, hajdeni e pyesni një fshat të tërë që u hodh në erë, dhe këtyre njerëzve u mungojnë fëmijët,motrat, nënat, vllezërit e tj, antar të familjeve. Hajde pyet nënat shamizeza të vrarë nga strukturat e qeverishë berisha nga garda ecrepublikës, shko e pyet kush e theu embargon ndaj millosheviçit kur ju aleatët, bombardonit regjimin millosheviç. Pyet ata pilotët që bënë ulje të detyruar në shtetet fqinjë për të mos hedhur gaz metan mbi popullsinë në jug të shqipërisë, pyet ata tankista ql nuk pranuan të nxjerrin tanket në drejtim të vlorës, për të shtypur revoltat popullore, hajde pyet nënat e tre të vrarëve në bulevard, sepse protestonin për një të ardhme më të mirë. Nëse nuk vjen dhe nuk pyet të mësosh të vëertetën, je një berishian me pasaportë amerikane, kështu që më mir mos hajde, sepse vetëm do nxisësh urrejtje më shumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje