Tregu i operatorëve celularë po fillon të ndryshojë duke rritur konkurueshmërinë. Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), rezulton se One Telecommunications po rrritet ndjeshëm në treg duke arritur 41% të tregut, nga 37% që kishte në fund të vitit 2020. E shprehur ndryshe, në fund të muajit shtator, ONE numëron 1.1 milion abonentë.
Të dhënat e fundit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se numri total i pajtimtarëve (karta sim) është rritur me 15.1% nga viti në vit dhe 8.6% krahasuar me 3 mujorin e fundit.
Numri i përdoruesve aktiv të telefonisë celulare për ONE ka 31.5% rritje nga viti në vit, dhe nga 3 mujori i kaluar ka 20.1% rritje.
Përdorimi i internetit për të gjithë industrinë është rritur me 96% nga viti në vit dhe 24.2% nga 3 mujori i fundit.
Ndryshimi i pronësisë mbi kompaninë ONE dy vjet më parë duket se i ka dhënë një gjallërim konkurrencës në tregun celular. Kjo u tregua edhe në rezultatet financiare të shpallura ku ONE ishte i vetmi operator që për vitin e kaluar arriti të përmirësonte rezultatin e vet financiar. Për vitin 2020, kompania raportoi një fitim në vlerën e 820 milionë lekëve, nga 285 milionë lekë fitim që kishte arritur për vitin 2019.
Te gjithe jane mashtrues!
Pse nuk kontrollojne RRITJEN E CMIMIT TE OFERTAVE MUJORE NE PRAG TE VITIT TE RI keta te AKEP-i,qe me sakte u shkon emri AKREP-i!
Prej 1 viti kisha oferten mujore me 500 leke/muaj dhe 8 giga,ndersa kete muaj e bene 2 giga!
Dhe kjo eshte bere nga te gjithe operatoret mafioze,qe me siguri u kane dhene kafen ketyre te AKEP-it!
Se fundi,per cfare i duhej ketyre qe t’i bejne reklamen e fitimit te ONE,kundrejt te tjereve?
A eshte e ndershme kjo?
Bile duhet te jete edhe e denueshme!