“Fast Delivry”:Më shumë se sa luftë kundër evazionit fiskal ngjan si luftë rivalësh në biznes

2 Dhjetor 2021, 11:06Kronika TEMA
“Fast Delivry”:Më shumë se sa luftë kundër

Një aksion I përbashkët I policisë së shtetit degës së tatimeve dhe antikontrabndës ka shkaktuar një dramë të vërtet mhi aktivitetin normal të një shërbimi postar, duke bllokuar gjashtë vend përpunime të pakove dhe 300 lloj produktesh të cilat janë kërkesa të klientëve.

Operacioni I koduar “Fast Delivry” ka çuar në pranga gjashtë shtetas punonjës të shërbimit postar pasi dyshohet se “në bashkpunim edhe me individë që nuk kishin rregjistruar bizneset kishin krijuar një skemë të tregëtimit dhe trasportit të produkteve që futen pa doganë”.

Edhe pse në pamje të parë operacioni duket si luftë kundër evazionit fiscal, në fakt është bërë në vendin e gabuar dhe kundër subjekteve të gabuara.

Evazioni fiskal nuk lufothet në zyrat e postave, por në dogana, dhe magazinat e mallrave të subjekteve tregëtare.

Dyshimet janë se në këtë rast organet ligjzbatuese kanë rënë pre e lobimeve për konkruencë nga aktorë të tjerë të shërbimeve postare në këtë fushë.

Ligji për shërbimin postar që rrregullon veprimtarinë e një shërbimi postar, nuk e detyron shërbimin postar të përgjigjet për sendet që janë brenda pakos, por vetëm për faturën e vlerës mallit dhe bar kodin përkatës.

Nga ana tjetër zyrat e përpunimit të shërbimit postar nuk janë magazine mallrash, por sende me përgjegjësi të qytetarëve që duhet ti postojnë dhe konfiskimi I tyre apo shkatërrimi I biznesit është tërësisht e jashtligjshme. Aq më keq kur klientë të këtij shërbimi janë katër kompani të mëdha ndërkombëtare, me të cilat shteti shqiptar mund të përballet me process gjyqësor që mund ti shkaktoj dëme financiare.

Në fushën e shëbrimeve private postare operojnë disa kompani dhe duket që goditja është selektive dhe ngjan më shumë si përodrim I organeve ligjzbatuese për shkatërrim biznesi se sa për luftë kundër evazionit fiskal.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje