Nga Ylli Pata
Publikimi i fotos së Sali Berishës me Enver Hoxhën nga dy media të rëndësishme të vendit; TemA dhe “Fiks Fare” e Top Channel-një media online dhe një televizion kombëtar përbënte natyisht një headline për opinionin publik.
Kjo sepse bëhej fjalë për një lajm shumë të rëndësishëm të ilustruar me fotografi me ngjyra, të diktatorit komunist të Shqipërisë dhe liderit të parë postkomunist të vendit, që ndodheshin në një ambjent intim, në “Pallatin” e Hoxhës në zemër të bllokut.
Edhe pse kanë qarkulluar gjithë këto vite, zëra e dëshmi për një marrëdhënie të Sali Berishës me Enver Hoxhën, e janë publikuar foto të liderit të parë postkomunist me familjarë të dikatatorit, fotoja e djeshme ishte në gjithë aspektet e saj një “scoop”. Plotësonte të gjitha kriteret për të qenë një lajm i kryetitujve mediatikë.
Komentimi më pas i fotove mund të bëhej natyrisht sipas logjikave të ndryshme të këndvështrimit, pro, kundër apo edhe asnjëanës; por mos publikimi i tyre është praktikisht një vepër e rëndë për një media.
Fshehja e faktit, duke futur kokën në rërë si struci, nuk është gjë e re për media të ndryshme në Shqipëri, në rastin aktual të atyre që janë atashuar pranë Sali Berishës e Ilir Metës.
E mbani mend Gërdecin? Pas tij nisi zbardhja e korrupsionit qeveritar që solli katastrofën e tmerrshme ku humbën jetën 26 vetë, ndërmjet të cilëve edhe fëmijë. Mediat pro Berishës censuruan që nga New York Times-i, apo edhe mediat shqiptare që publikuan investigime të besueshme të aferës së Gërdecit.
I mbani mend skandalet e ARMO-s e Alnpetrolit, videoja e Ilir Metës etj? Për këta media thuajse nuk ekzistonin, për të ardhur tek 21 janari ku publikonin vetëm lajme të sajuara duke gjetur vrasës nga protestuesit, por asnjëherë nuk dhanë pamjet e qitësve të Gardës.
Në gjithë këto vite, këto media kanë publikuar fake news-e nga më të ndryshmet, që janë vërtetuar të tilla nga procese gjyqësore brenda apo jashtë vendit.
Si lajmi i rremë i trenit me mbetje radioaktive që u zbardh nga Policia Italiane rrjeti i organizimit të tij që kishin lidhje me Ilir Metën, “Babalja” apo montime të tjera, të cilat janë kthyer në telenovela televizive.
E mbrëmë, kur u publikua një foto super e bujshme, një fakt që ka brenda mjaft të dhëna për tu komentuar e lexuar politikën e personazhet e saj, ata heshtën.
Nuk e përmendën fare, ç’ka nuk ka asnjë lloj justifikimi, pasi tregon se kjo është bërë vetëm me qëllim. Duke qenë një foto e bujshme, por edhe eveniment për audiencën, çdo mospublikim i saj shkakton probleme për çdo media, që në radhë të parë synon të ketë shikueshmëri të lartë.
Nuk reshtin të flasin për parime e liri mediash, por kur vjen një lajm shumë i rëndësishëm ku përmendet njeriu që ata mbështesin, bëjnë sikur nuk ka ndodhur. Në çdo vend të botës, çdo media do të publikonte, edhe ato që mbështesin politikanin që bën fjalë lajmi. Natyrisht duke e komentuar sipas këndvështrimit apo duke dhënë kontekstin e tyre.
Këta “Dashnorët e fjalës së lirë” janë realisht njëjtë si bandat kriminale që i përmendin çdo natë në panelet. E caktojnë ata kush është i miri dhe i keqi, dhe kur ndodh ngjarja, siç ndodhi mbrëmë, po për ata nuk ka ndodhur.
Dhe është e tmerrshme, pasi edhe militantët më emocionalë të doktorit, e kanë komentuar foton në rrjete sociale, natyrisht duke e mbrojtur Berishën, që sipas tyre “nuk kishte rrugë tjetër”, e Blendi Fevziu sulmoi ashpër deputetin Bujar Çela që nxori foton e Enverit në një grup Whatsapp-i, por nuk tha asnjë për kryefoton e djeshme, atë të Sali Berishës me Enver Hoxhën.
Njëjtë siç kanë bërë gjithë këto 30 vjet…
Per cilat media ben fjale zoteri,per ato media ku pronaret e tyre kane mare tendera dhe prona nga Berisha dhe ky u mban dosjet ne sirtar e i shantazhon kur ngrene koken?Apo per gazetare dhe anal-iste qe jane bere me vila duke shitur mbeshtetjen e tyre Saliut?
……atehere duhet te kujtojme se Mero Baze ka disa foto me Sali Berishen por ato jane kundershtare.
Nuk ka gje, le te mos shkruajn e te mos flasin bythelepirsat e Saliut se ESHTE GAZETA TEME SA PER 1000 GAZTA. Gazeta tema po mere respektin kudo ne bote per lezuesit.Edhe neve qe jetojm jashte atdheut lexojme vetem Tema,pasi ajo na jep informacione te saketa dhe ne kohe shume te shpejt.
Shikojeni si i qesh buza kur hyn Enveri, eshte gati ta perpije
Sepse keto dihen qe ne 1990 dhe jane pranuar ! Sot nuk vlejne me se loja ka filluar dhe topi eshte shkelmuar ! Ne fund te lojes diskutohet !!!
big like
Disa ditë mbas rëzimit të shtatores të Enver Hoxhës po pinim kafe me një mikun tim tek kafia lart te pallati kulturës përballë ish vendit ku kishte qenë shtatorja.Po shikonim drejt atij vendi në heshtje duke rufitur kafet tona . Në shesh poshtë lëviznin shumë njerëz. Pas një çasti heshtje unë e e pyes duke imagjinuar, se çfarë mund të ndodhte në se ditën e rrëzimit të shtatores, të shfaqej po aty, Enveri i gjallë. Miku, pa një pa dy,mu përgigj me një buzëqeshje ironike: Do të mblidheshin rreth tij, duke brohoritur ” Parti Enver jemi gati kurdoherë”.
Këto ditë në Tiranë ka shpërthyer gara midis të majtëve dhe të djathtëve se kush është më anti Enverist dhe anti komunist.
Se mos eshte vetem.po foton e Tritan Shehut e harruar?Luftetari kunder mbeturinave detare ka foto me Enverin.Ka edhe nje leter te Enverit derguar babait te tij,per Tritani,qe Tritani te studionte per mjekesi.Dhe Enveri ia ploteson deshiren .Kerkojani Tritanir doreheqjen.
Dy here z. Pata keni perdorur fjalen “njejte” ne vend te fjales “njelloj”. Mos eshte ndonje risi e gjuhes qe une nuk e di?
Blendi fevziu eshte cinik i paprincip si gazetar. Askush nuk e do ne ekran e askush nuk e merr seriozisht kete gazetar medioker . Vec pasurive qe ka marre kohet e fundit nuk ja vlen per asgje .
E kush i lexon keto kellira antishqiptare.Ata kane baba Sali Berishen pasi u ka perkedhelur mamate dhe se harrojne fjalen e urte qe kush te ben nenen eshte yt ate.
Nuk ka gje, le te mos shkruajn e te mos flasin bythelepirsat e Saliut se ESHTE GAZETA TEME SA PER 1000 GAZTA. Gazeta tema po mere respektin kudo ne bote per lezuesit.Edhe neve qe jetojm jashte atdheut lexojme vetem Tema,pasi ajo na jep informacione te saketa dhe ne kohe shume te shpejt.
Edhe nuk e di eshte pergjigje
SALI BERISHA VETEDEMASKOHET SI GENJESHTAR PATOLOGJIK I SHQIPTAREVE
Askush as nuk e kritikon, as e shan as e fajeson Sali Berishen se ka dale ne fotografi me ish- diktatorin komunist Enver Hoxha, cka ka qene nje enderr dhe vleresuar si nder i madh ne ate kohe!
Ajo qe kushdo e fajeson ate jane pohimet e rreme, mashtrimet e tij publike se ai kurre nuk e kishte takuar dhe as bere fotografi me te, kur fare mire mund ta kalonte me nje pergjigje
fare te thjeshte: No coment! Nuk me kujtohet …. ose me heshtje, cka nuk dine ta bejne kurre politikanet shqiptare.
Para se te fillonte levizja demokratike diku nga mesi i nentorit 1990, ne rubriken time “ TRI MESIME TE DEMOKRACISE AMERIKANE”tek gazeta “ Bashkimi” kam botuar nje kronike me titull “ EDHE NUK E DI ESHTE PERGJIGJE… “ qe nuk dine ta japin politikanet tane.
E kush genjen nje here, rren gjithehere, thone amerikanet.
E në kete lemi te rrenave ai vertete ka qene babai dhe njekohesisht edhe Dr. Prof. i Lulezim Bashes!
Nuk thone rastesisht vellezerit tane nga Jugu I Shqiperise:
– Bem baba qe te te ngjaj !
Ato foto te verteta,tregojne devotshmerine e Saliut per diktatorin e diktaturen.Keto nuk thone asgje qe nuk dihej.Saliu dhe gjithe shpura etyre , “ANTIKOMUNISTE” ishin sherbetoret me besnik te tij.Tek “Epopea e ballit kombetar”thuhet:U mbyt gjemia me federal,o bura shpejt kush mund te dale,pacet fashizmit (komunizmit) dhe vinceremos ( nga fitorja ne fitorje),se iku koha e babaqemos (e Enverit dhe komunizmit).Kush ishin “antikomunistet” qe “permbysen komunizmin:Saliu (AP),Azemi(AP),G.Ruli(AP),G.Pashko (AP),A.Imami (AP) e te gjithe te tjeret.Z.Pata mos valle njerezit presin te konfirmojne gjera qe dihen?Keto foto jane si fotot nudo te Edi Rames qe botoj Saliu,(me shume bejne efekt te kundert)
Gazetaria Shqiptare i ka borxh popullit te zbardhe me fakte skandalet e ketyre viteve te pas 1990-s si gazetaria qe publikoj “Skandalin e Uotergejtit”Ai do te quhej sherbim i madh ne dobi te popullit e vendit.Ne ate kohe ,kush nuk do te donte te ishte ne ato pozicione per kariere (aq me teper njefshatar i pa kulturuar,egoist,karierist si Sali Berisha).
Fevzos i ra pika kur pa ato foto….