VIDEO/ Mizerabli Armando Duka turpëron sërish futbollin shqiptar, Teuta dhe Vllaznia stërviten në errësirë

3 Dhjetor 2021, 16:49Bota TEMA

Kreu i FSHF-së Armando Duka vijon të prodhojë skandale duke mos pasur as fijen më të vogël të përgjegjësisë apo moralit njerëzor.

Pas turpit të madh të publikuar ndërkombëtarisht ku futbollistët shqiptar luanin mes baltës, Duka ka shënuar një tjetër episod.

Pragndeshja e sfidës Teuta-Vllaznia është shoqëruar me një episod shumë të çuditshëm.

Të dy skuadrat kanë hyrë në stadium dhe kanë nisur nxemjen e zakonshme në errësirë të plotë.

Vetëm tërheqja e vëmendjes nga ana e drejtorit të Vllaznisë, Matko Djarmati, ka bërë që drejtuesit e stadiumit të aktivizojnë ndriçimin artificial dhe që gjithçka t’i kthehej normalitetit në impiant.

Mjafton të shikoni këto pamje për të kuptuar që nuk është thjesht një errësirë por gropa e zezë ku Duka ka futur futbollin shqiptar. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje