Një shembull nga Maqedonia: Qeveria “ngrin” çmimet e produkteve bazë ushqimore

4 Dhjetor 2021, 19:30Rajoni TEMA

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë si bukës, sheqerit, miellit, vajit, qumështit, prodhime të mishit, djathit e të ngjashme.

Ngrirja e çmimeve do të vlejë deri më 31 janar 2022 dhe nëse paraqitet nevoja afati do të vazhdohet.

Ky vendim erdhi pasi Qeveria më 9 nëntor shpalli situatë të krizës në sektorin energjetik.

Ngrirja e çmimeve të produkteve bazë ushqimore, do të thotë se deri më 31 janar, tregtarët nuk do të kenë mundësi t`i rrisin çmimet e produkteve ushqimore, kurse çmimet e tyre për momentin janë;

Buka e bardhë                             29 DEN

Sheqer 900 gr                              40 DEN

Mielli TIP 400                                47 DEN

Vaji                                                 97 DEN

Qumësht Me Yndyrë 3.2%        52 DEN

Masa të ngrirjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore janë vendosur edhe në vendet fqinje. 

3 komente në “Një shembull nga Maqedonia: Qeveria “ngrin” çmimet e produkteve bazë ushqimore”

  1. Sara says:

    po sido aty ka qeveri, perpos problemeve, ketu ka hajduteri…

  2. taso kume says:

    I shajme SHqiptaret e Maqedonise se anojne shume nga Turqia por ne politike qenkan serjoze jo si palaçot tane qe ngriten çmimin e miellit me bekimin e rufjaneve politike, prandaj krijohen mjergullaja se SHqiperia nuk behet , por ne te kundert do behet ne qoftese mafia politike do eleminohet , shpresa dhe optimizmi vdesin te fundit.

  3. klemi says:

    Per sa shkruhet dmth qe qeveria ka vendosur te shkaterroje biznesin duke e falimentuar ate. Po humbjet ne treg kush do ti mbuloje, apo perendia. Kur qeveria vendos ngrirjen e cmimeve dmth se ka vendosur subvencionimin e tyre, ndryshe tregu do te zbrazet dhe do te mbetet bosh, pasi nuk ka tregtar privat qe financon humbjen nga biznesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje