Presidenti brazilian nën hetim pas komenteve negative për vaksinat kundër COVID-19

4 Dhjetor 2021, 10:03Bota TEMA

Gjykata e Lartë e Brazilit ka hapur një hetim mbi komentet e bëra nga presidenti, Jair Bolsonaro duke pretenduar se vaksinat COVID-19 mund të rrisin mundësinë e kontraktimit të SIDA-s.

Komentet e bëra gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në media sociale,  Facebook dhe YouTube i ndaluan menjëherë fjalimin presidentit, sipas politikave të tyre të lajmeve të rreme.

Bolsonaro shpesh ka hedhur dyshime mbi efektivitetin e vaksinave, raporton bbc. Ai tashmë po përballet me një hetim të veçantë për trajtimin e pandemisë.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë më 24 tetor, Bolsonaro pohoi se raportet “sugjerojnë se njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19 po zhvillojnë Sindromën e Fituar të Mungesës Imunologjike (AIDS) shumë më shpejt sesa pritej”. Pohimi është hedhur poshtë me forcë nga shkencëtarët dhe ekspertët mjekësorë.

Presidenti brazilian, i cili ka refuzuar të vaksinohet, ka mbrojtur komentet duke thënë se thjesht po citonte një artikull të një reviste.

Bolsonaro është nën presion të madh muajt e fundit dhe është përballur me një sërë krizash politike që kanë dëmtuar popullaritetin e tij.

Kujtojmë se një panel i posaçëm hetimor i Senatit mbështeti një raport që bën thirrje për ngritjen e akuzave kundër presidentit, duke përfshirë krime kundër njerëzimit. Bolsonaro ka pohuar se ai nuk është “fajtor absolutisht për asgjë”.

1 komente në “Presidenti brazilian nën hetim pas komenteve negative për vaksinat kundër COVID-19”

  1. laramani njengjyresh says:

    Kjo eshte diktatura e iluminatit, ska te ndalur,kush i del perpara izolohet dhe eliminohet,kushdo qofte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje