Kosova merr masa të reja kundër Covid-19

5 Dhjetor 2021, 16:32Rajoni TEMA

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi duke prezantuar masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Kosovë, ka thënë se masat po merren pas rekomandimeve dhe duke parë përhapjen së COVID-19, si dhe paraqitjes së versionit Omikron.

Sipas tij, nga sot rikthehet mundësia e vaksinimi edhe gjatë fundjavës, si dhe në Aeroportin e Kosovës.

Të gjithë personat që hynë në Kosovë duhet të kenë certifikatën e plotë e në rast se personi ka vetëm një vaksine, do të kërkohen testet. Kurse, nga 3 janari për të hyrë në Kosovë duhet të ketë vetëm certifikatën e plotë të vaksinimit, njofton Kosova Press.

Ai tha se për ta evituar mbylljen e shkollave dhe bizneseve, punonjësve në institucione publike dhe private, udhëtarët e transportit publik, nxënësve, dhe studentëve, shfrytëzuesit e qendrave tregtare apo gastronomisë, do t’u kërkohet certifikata e plotë e vaksinimit apo e pjesshme. Kjo e fundit duke dëshmuar me testet.

Kurse, kryeministri Albin Kurti tha se këto masa janë të domosdoshme që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje