Skandali grek, si u pajis me pasaportë false vrasësi i oficerit në Shqipëri

5 Dhjetor 2021, 15:33Rajoni TEMA

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me skandalin e pasaportave në Greqi. Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, porositësi i vrasjes së Komisar Artan Cukut, rezulton të jetë pajisur me identitet grek fals nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminaleve shqiptare me qellim që t’i shmangeshin drejtësisë.

Bledar Jambelli kishte siguruar në Xania një kartë identiteti dhe pasaportë greke në emrin Xristos Xamkidis.

Rikardo Muho, që për policinë greke, e kishte të shtrirë veprimtarinë kriminale në Spanjë dhe Greqi, në prill 2020 është marrë në pyetje nga policia greke ku ka dhënë informacion të vlefshëm lidhur me grupin kriminal të falsifikatorëve.

Sipas tij, ai kishte paguar 35 mijë euro për të ndërruar identitet dhe këtë e kishte bërë me qëllim që mos të ekstradohej në Shqipëri, por të qëndronte pranë familjarëve të tij që ndodhen në Greqi.

Shqiptari me pseudonimin Rikardo Muho, me veprimtari në Spanje e Greqi, u shoqërua në polici në prill 2020 me urdhër të Prokurorisë së Pireut për një çështje të madhe kontrabande cigaresh. Shkaku që Muho u thirr ishte fakti që me identitetin e rremë, pjesëtarë të grupit kishin hapur nipt për një kompani të përfshirë në kontrabandë cigaresh, raporton BW.

Muho në atë kohë ishte ende në qeli, i akuzuar si porositës i vrasjes së oficerit të policisë, Artan Cuku, thuhet në artikullin e sotëm të gazetës greke Kathemirini. Deri në arrestimin e tij në 2018, Muho jetonte në Athinë me kartë identiteti dhe pasaporte me emrin Xristos Xamkidis. Dokumentet fals ishin siguruar për 35 mije euro.

KUSH ËSHTË BLEDAR JAMBELLI

Nga hetimet e kryera nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dyshohet se Jambelli ka porositur vrasjen e komisar Cukut, ngjarje e ndodhur më 8 prill 2017.

Kryekomisari u vra duke hyrë në shtëpinë e tij në Tiranë natën e 8 prillit të vitit 2017. Ai u qëllua me 5 plumba, katër në gjoks dhe një në kokë. Po nga hetimi rezulton se motivi i krimit lidhet me arrestimin e Jambellit në kohën kur viktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë.

Jambelli u shpall në kërkim ndërkombëtar nga ana e Policisë më datë 13.06.2017, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr. 292, datë 12.06.2017, ka vendosur masën e sigurisë Arrest me burg, për veprën penale “Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit” e kryer në bashkëpunim. Pas arrestimit të tij 20 muaj pas krimit, Greqia vendosi që mos ta ekstradonte atë drejt shtetit tonë.

4 komente në “Skandali grek, si u pajis me pasaportë false vrasësi i oficerit në Shqipëri”

  1. Franci says:

    Lexoni dhe jepini kujdes fundit te botimit …..”Pas arestimit te tij 20 muja pas krimit Greqia vendosi te mos e ekstradonte ate drejt shtetit tone “…..dhe ky quhet shtet i EU, dhe njekohesisht shtet mik ????? Po jane keshtu miqt vaj me det nga armiqt pastaj …..Greqia pra , Greqia e Pmukut , e matrapikut , e flm dhe e te gjithe atyre debilave mashe e kishes me te peshtire ne ruzull ….Greqia e kancerit Janullatos , njerez te peshtire qe kane qelbur Shqiperine ane e mban me kisha , percarje , shovinizem ……nuk dorezojne kriminelet e oficerit shqiptar te policise …..pastaj thone organet Helene se : hapem burgjet dhe u mbush shteti helen me bandite dhe kriminele ….eh sa faqezinj dhe….. jo dy p,o 10 fytyra jene helenet …..

    1. Grekut plumbin ballit says:

      Po ca greqirat jane EU e ca lesh shtet mik ca po thua o Franci!!!
      Greket hyne ne EU per interes te Frances se te gjithe shtetet e tjera ishin kunder. S’ka lidhje greqia me europen; jane vec ca turq mendje-pjerdhur qe i thone vetes ortodoks.
      Sa per mik me ne ? … rri aman mos na hap barkun.
      Lexo vendimin e gjykates se korruptuar greke dhe e ke te qarte aty cfare felliqesirash jane greket, sot e gjithe diten!

    2. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

      O beqir turk i palar,mosdorzimi i birazerit tend korrak eshte nje symfoni dhe kusht para bashkpunimit te ketij te fundit me policine greke per zbulimin e rrjetit te kondraligjshem,ok.
      Kshq shteti grek mbajti “besen” ndaj birazerit tend korrak.
      Jo shume kohe me para,nja 8koke turq kerkuan azil ne posten kufitare greke,u pranuan e nuk iu dorezuan kurre sulltonit Erdogan edhe pse ai nuk rreshti asnje cast ti kerkonte pas…..
      Ne politiken e shteteve ka pazare qe nuk ka loqe si puna jote a ndonje tjeter qe ti kuptojne…..kshq ik grris bithen.

  2. A says:

    Mire greqine e njohim po ne shtetin tone ska ngel njeri me breke vesh me? Shteti yne syte nga europa ka harruar bythen pa breke nga ana e greqise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje