Sulmohet në takimin e tij të parë kundërshtari i Macron

6 Dhjetor 2021, 13:45Bota TEMA

Eric Zemmour, kandidati i ekstremit të djahtë për President të Francës është sulmuar në tubimin e tij të parë të fushatës.

Sipas mediave të huaja mësohet se teksa 63-vjeçari po lëvizte mes turmës ndaj skenës, një person i cili ndodhen mes njerëzve e kapi atë për qafe.

Menjëherë oficerët e sigurimit ndërhynë dhe e larguan qytetarin nga takimi.

Ndonëse ai vazhdoi me fjalimin e tij, mjekët më pas e këshilluan që duhet të qëndrojë 9 ditë në kujdesin e tyre.

Ish-gazetari dhe eksperti njihet për pikëpamjet e tij të diskutueshme mbi emigrantët dhe Luftën e Dytë Botërore.

Pas javësh spekulimesh, Zemmour njoftoi të martën kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje