Dash Shehi: Më trishton që SHBA i var medalje Ramës, por nuk kanë njeri me të cilin të flasin nga opozita

8 Dhjetor 2021, 10:53Politika TEMA

Përplasjet në Partinë Demokratike, sipas kreut të LZHK-së Dashamir Shehi, po favorizojnë në fakt rrugën e mazhorancës dhe në veçanti të qeverisë socialiste të drejtuar nga Edi Rama.

Ajo që është më e rëndë, sipas tij, është që krisja midis Berishës dhe Bashës ka bërë që opozita të humbasë edhe mbështetjen reale e partnerit strategjik më të rëndësishëm të Shqipërisë.

“Rama është komod në këtë situatë, bën sikur ndihmon njëherë njërin dhe një herë tjetrin, por me trishtim shoh që dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shteti më i madh i botës dhe miku më i madh i Shqipërisë, nuk e vret shumë mendjen për t’i var medalje një personi që po grabit vendin e vet”, tha Shehi për A2.

Edhe në këtë rast, sipas tij, faji është i opozitës.

“Më shumë më trishton që prej vitesh nga opozita nuk ka treguar një person aty për të dialoguar. Është hera e parë në historinë 30-vjeçare të Shqipërisë, që SHBA rreshtohet me një qeveri të korruptuar si kjo, sepse ata nuk gjejnë një person me të cilin të flasin”, tha Shehi.

2 komente në “Dash Shehi: Më trishton që SHBA i var medalje Ramës, por nuk kanë njeri me të cilin të flasin nga opozita”

  1. Dhjetoristi says:

    Bravo Dash rakia po pse nuk vajte ti e ti sqaroje Amerikën,ti goxha burrë je,me atë sebep i futje dhe një dopio raki e paçe,pilaf ,një rrugë e dy punë ,Amerika nuk gabonte ti ngopeshe.
    Mjerë populli çshikon e dëgjon nga “baballarët” e kombit.

  2. Tetovari2 says:

    ..O rakixhi o pijanec nëse Z.KM.Rama është i koruptuar a thua S.Berisha është lule eshtë lule xheneti!!!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje