Njoftimi më gjenial për ikjen e Merkelit

8 Dhjetor 2021, 22:00Bota TEMA

Gjermania i dha sot lamtumirën Angela Merkelit pas 16 vitesh.

Shumë gjermanë të njohur dhe të panjohur i përcollën nderime kancelares në largim dhe shprehën mirënjohjen e tyre, por ajo mori urimin më origjinal nga Ikea.

Kompania e njohur ka postuar në Twitter-in e saj një foto të një gruaje që përfaqëson Angela Merkelin e shtrirë rehat në një kolltuk Ikea.

Merkel në foto ka veshur xhaketën e saj të veçantë dhe mban duart në një pozë të dallueshme.

“Më në fund në shtëpi”, shkruhet në reklamën e kolltukut.

Duket se krijuesit nga Ikea aluduan për faktin se Angela Merkel më në fund do të pushojë në shtëpi pas 16 vitesh dhe do të shikojë televizor nga kolltuku.

Njoftimi i Ikea-s u përhap shpejt në rrjetet dhe mediat e tjera sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje