Ervin Salianji: Sot u tentua krijimi i një partie që kërkon elektorat anti-amerikan

11 Dhjetor 2021, 20:59Politika TEMA

Deputeti i PD-së Ervin Salianji në mbledhjen e Kryesisë që po zhvillohet në selinë blu e ka cilësuar Kuvendin e Berishës si tentativë për krijimin e një partie që kërkon elektorat antiamerikan.

E ka cilësuar të papranueshme, Salianji, që drejtues të lartë dhe deputetë të PD-së marrin pjesë në një takim ku sulmohet ambasadorja amerikane dhe Gabriel Escobar.

Sipas deputetit të PD-së, asnjë parti nuk fiton dot zgjedhjet pa partneritetin me ShBA-të.

E papranueshme që drejtues të lartë dhe deputetë të PD janë në një takim ku sulmohen përfaqësuesit e ShBA, nga ambasadorja tek zoti Escobar. Nuk duhet të lemë marrëzinë të marrë dhenë. Sot u tentua krijimi i një partie që kërkon elektorat antiamerikan, nuk duhet lejuar.

Ne jemi në anën e duhur të historisë, jemi në anën e drejtë duke mbrojtur interesat e Shqipërisë dhe demokratëve, asnjë parti nuk fiton dot pa partneritetin me ShBA, nuk duhet keqpërdorur dëshpërimi i drejtë që dha situata pas 25 Prillit”-, tha Salianji.

3 komente në “Ervin Salianji: Sot u tentua krijimi i një partie që kërkon elektorat anti-amerikan”

  1. Lili says:

    Medet per Ameriken ne qofte se shpresat i ka te ti!

  2. Ben says:

    Qenke ti qelbesir GD pro amerikan????!!!

  3. Ladi says:

    Edhe “babalja” e di se cila eshte ana e drejte e cila eshte ana e gabuar! Ishalla po shpeton PD – pjella e PPSh-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje