FOTOT: Çfarë përmban pllaka në oborrin e PD-së që pritet ta inaugurojë sot Basha

11 Dhjetor 2021, 11:48Politika TEMA
FOTOT: Çfarë përmban pllaka në oborrin e PD-së

Sot është ditëlindja e 31 e Partisë Demokratike. Lideri demokrat, Lulzim Basha ftoi dje demokratët që të vinin në selinë e PD në orën 12:00, për të festuar këtë ditë të shënuar për këtë parti.

Në hyrje të selisë ndodhet një memorial kushtuar kësaj date, e cila mban firmat e themeluesve të PD-së, ndërkohë që ai do të zbulohet në orën 12:00.

Situata në këtë parti është e qetë. Ndërkohë raportohet një incident i vogël, ku një furgon ka hyrë për pak sekonda, sa ka xhiruar sheshin brenda PD. Një person ka thirrur ‘Rroftë Sali Berisha” dhe më pas është larguar.

“Demokracia u transformua nga një koncept në një ideal të pathyeshëm më 11 dhjetor 1990, në ditën kur vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka! Le të kremtojmë së bashku këtë ditë të shënuar”, shkruhet në ftesën e Bashës drejtuar demokratëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje