Përfundon votimi në Këshillin Kombëtar të PD: Votohet pro shkarkimit të Palokës, anëtarëve të kryesisë dhe sekretarëve

12 Dhjetor 2021, 19:30Politika TEMA

Ka përfunduar votimi i fshehtë në Këshillin Kombëtar për propozimin e shkarkimit e Edi Palokas, Belind Këlliçit, Ivi Kaso, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Ervin Minarolli dhe Ledina Mandia, që ishin pjesë e Kuvendit të Berishës një ditë më parë.

Kështu, me 251 vota pro, 4 kundër, 1 abstenim dhe 1 i pavlefshëm është vendosur shkarkimi i këtyre të fundit nga detyrat e tyre në kryesinë e Partisë Demokratike.

Jemin Gjana, anëtar i Këshillit Kombëtar, njoftoi se në votim morën pjesë 257 anëtarë, nga 478 anëtarë që ka Këshilli Kombëtar.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar se emrat e propozuar, nuk do të përjashtohen nga partia por vetëm shkarkim nga funksioni i tyre.

Sipas tij, ata nuk respektuan thirrje për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, por organizuan struktura paralele, duke iu referuar Kuvendit të djeshëm të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Një ditë pasi Sali Berisha mblodhi Kuvendin, Këshilli Kombëtar e konsideroi lëvizjen e Berishës si anti-statutore dhe që ishte një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në zhbërjen e saj si forca më properëndimore në vend.

Sot, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi unanimisht rezolutën, e cila u propozua një ditë më parë nga kryetari i PD-së dhe dënon lëvizjen dhe veprimet të ndërmarra nga ish kryeministri Sali Berisha.

Në këtë rezolutë, cilësohet si nul Kuvendi i 11 dhjetorit dhe të gjitha vendimet e ndërmarra prej tij, ndërsa rezoluta afirmon se Kuvendi Kombëtar i datës 18 dhjetor është Kuvendi i vetëm i ligjshëm e gjithëpërfshirës i demokratëve.

Po ashtu theksohet se tubimi falsifikoi dhe përdori simbolet dhe logot e Partisë Demokratike në thyerje flagrante të normave statutore dhe ligjore.

2 komente në “Përfundon votimi në Këshillin Kombëtar të PD: Votohet pro shkarkimit të Palokës, anëtarëve të kryesisë dhe sekretarëve”

  1. Paç fatin e boltanes says:

    Po boltanen e shkarkuan?

  2. Gri says:

    Nga sot largohen nga zona gri! Mbeshtetje opozites! Specifikisht PD!
    Shqiperise Demokratike i duhet nje opozite e shendetshem, e pamvarur nga kulti i individit! Larg personave qe urdherojne vrasje (21 Janar), vjedhin familjarishte dhe te dyshimte e te zymte ne jeten personale ( ndryshojne diten e lindjes; pse?).
    Theme specifikishte PD Sepse mendoj se ka ende te rishikoni vehten per edhe aleatet diskretitues pa parti: F.Mehdiu, N. Ndoka, Gon dhe A.Duka ( i krimit), Dash Sheh Rrumpallen, V. Duke pa b… Timin, Mashtruesin e Cameve (shqiptaret tane te mire- premise e krijimit te nje kombi unik e te madh!).
    Sa per Bashen! Sigurishte ca coka koke!
    Le ta quaj me per sikur eshte 2013! Por … besoj se duhet te vetendergjeghsohet per vehten! Kush eshte Luli! A vlen?
    Gjithsesi eshte koha te mbeshtetet opozita me kushtrim qe ajo cdo dite do te dije re bene opozite! Per te miren e popullit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje