Fevziu: PD mund ta zgjidhte shumë thjeshtë situatën. Nëse s’ka shumicën Basha s’mund të jetë kryetar

13 Dhjetor 2021, 22:25Politika TEMA

Për gazetarin Blendi Fevziu, Partia Demokratike mund ta kishte zgjidhur shumë lehtë situatën brenda saj. I ftuar në Milori Live, Fevziu thotë se nëse Basha dhe Berisha do të kishin shkuar në votim, nuk do kishim përplasjen që po ndodh sot

“…PD është në moment shumë të rëndësishëm, mund të jetë sot, mund të zgjasë edhe disa javë, mund të zgjasë edhe disa muaj, mos duket kaq tronditëse, derisa t’i japë një drejtim vetes. Deri tani ka qenë e paaftë për të treguar një lloj kohezioni. Unë kam një frikë shumë të madhe që në PD më shumë rëndësi po i japin pjesës proceduriale. A mund ta zgjidhte PD më thjeshtë këtë gjë? Me lehtësinë më të madhe.

Mjafton të merrte një nga shembujt e saj, që në momentin që nisi përplasja. E para unë mendoj që Basha ka pasur një fushatë katastrofale nga ana strategjisë. Sepse ai duhet të kishte dalë në bazë në të njëjtën kohë që Berisha doli në bazë. Basha zgjodhi ta injoronte fenomenin Berisha dhe atë që po krijohej brenda PD derisa ajo i erdhi në derë dhe pastaj s’mund ta mohonte më, siç ndodhi me Kuvendin.

Ndërkohë duhet të kishte dalë në bazë. E dyta është PD e kishte shumë të thjeshtë, po të dojë që të shkojë mbi bazën e një principi demokratik, dhe mbi bazën e asaj që është një parti që do u shërbejë njerëzve, njerëzve opozitar sidomos, por edhe të qytetarëve të gjithë Shqipërisë. Shkonte dhe votohej. Bëhej një votim, caktohej një datë. Edhe sot është e mundshme. Votëbesohet kryetari. Zgjidhej shumë kollaj, sa të përplasnin njëri-tjetrin, shkonin në votim. Shkonin në votim, shihnin kush ka shumicën”.

Blendi Fevziu shton më tej se një kryetar që nuk ka shumicën, nuk mund ta mbajë partinë. Sipas tij, vetë Basha duhet të dalë të votohet për të vërtetuar që ka mazhorancën në PD.

“Basha nëse nuk ka shumicën dhe këtë duhet verifikojë, duhet të dalë të votohet ai vetë. Duhet ta kërkojë ai vetë, jo t’ia kërkojnë të tjerët. Nëse nuk ka shumicën nuk ka si e mban partinë. Nuk e ka mbajtur askush deri më sot partinë me forume. Partitë e vogla po, partitë e mëdha nuk mbahen me forume. O Basha është mazhorancë dhe duhet të vërtetojë këtë, o nëse Basha nuk është mazhorancë, nuk mund të jetë më drejtues”.

9 komente në “Fevziu: PD mund ta zgjidhte shumë thjeshtë situatën. Nëse s’ka shumicën Basha s’mund të jetë kryetar”

  1. Ilirjan says:

    Po si more fevziu, kur Amerika te thote se NUK DO TA NJOHE ASNJE PARTI te udhehequr nga berisha?! Si ta legjitimosh ate qe po ta deligjitimon Amerika? E gjithe historia kjo eshte!Kaq koqe jeni? Kaq ju verbon pasioni?!

  2. Loni pe Kolkondasi says:

    Po ndonjë mendim për situatën politike të krijuar artificialisht nga Berisha për hallin e tij, ke ndonjë mendim ti “më i madhi i të mëdhenjve” anal-ist? Sepse si çdo revolucionar Berisha bënë gjithçka për t’a prodhuar vetë situatën, jo për t’a menaxhuar atë nëse vërtetë do ekzistonte. Po s’keni faj, ju ka mbajtur me bukë dhe ju bëri pronarë e milioner, atij do t’i jini mirënjohës dhe jo sistemit të demokracisë, i cili ju lejon të bëni pasuri vetëm me nder e dinjitet.

  3. Ladi says:

    Ja dhe kurva Fevziu, do mbroje Saliun se ka vrare prokurorin e vlores per tokat. Felliqesire. Do ta merrni te gjithe medaljen nga basha. Perpara Basha

  4. jeni mire says:

    Ja merr mendjen e anal-istit Blendi Fevziu; te marrte shurra o Blend. Zgjidhja eshte me proçedura dhe ligje, ndersa po te doje Saliu, te therrase dhe Fazlliçin a Karaxhiçin a ke te doje, ty dhe te formoje parti; kjo eshte e ligjeshme. Ndersa po te doje vertete zgjidhje, te shkoje ne daten 18 ne kuvendin legal te PD-se dhe atje te beje shumicen dhe te shkarkoje Bashen. KJo eshte e vetmja zgjidhje brenda PD-se, tjetra te formoje parti tjeter. Ndersa po u kujtua SPAK qe ka detyren e prokurorit, kjo eshte zgjidhje e trete dhe perfundimtare para varrimit Por kete te fundit nuk e besoj se u duhen thyer hundet prokuroreve dhe brinjet.

  5. Martin says:

    Ta zeme se PD -ne e merr Berisha, po ti Fevzi i harron bluxhinset qe te vinin nga AMERIKA dhe an shisje pordhe ne bulevard?
    Pse je kaq mendjelehte? Kurre me PD-ja e Berishes nuk e merr pushtetin ne Shqiperi, sa te rroje Amerika.

  6. Politolog says:

    O Fevzo, kush e pengoi kompanine e Berishes te beje mocion mosbesimi? Berisha si kryetar de facto po te donte e kish rrezuar kur u be kuvendi i zakonshem, por ai i dha gjithe perkrahjen e tij. Fejziu ngeli gjithe jeten apologjet i nje monstre te demokracise. Aktualisht i vetmi problem eshte te shporet Berisha nga jeta politike si minues i demokracise.

  7. xeni says:

    Fevziu nje oligark qe ka perdorur median per gjobvenie dhe perfitime perosnale, ne listen e personave qe do te ndershkohen nua DASH

  8. Ari says:

    O Fevziu (se edhe nga emri, dukesh qe je ilir i lashte ? ), duket se Ai qe te paguan eshte me rendesishem se parimet e vlerat e familjes tende si e djathte dhe qe, SHBA e keni patur idhull. …

  9. ben. says:

    Fevzi
    Kete e di edhe bufi, bile per kete mund ti kete vajtur mendia larg e larg edhe ndonje delenxhiu.
    Porblemi nuk eshte ketu Fevzi.
    Problemi eshte se ata qe e kane kapur dhe paguar bashen per 8 vjet nuk e lene te beje me koken e tij.
    Nese behen zgjedhje ne pd problemi mbyllet brenda jeves. Dhe pastaj gjithe energjia kthehet kunder ed rames dhe sorosit.
    Mund ta lejojne ata bashen te beje 1 gje te tille? E pamundur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje