Tentoi të nxjerrë njerëzit me dhunë nga selia, Këlliçi i del në mbrojtje përfaqësuesit të FRPD: Është kërcënuar me jetë kryetari i forumit të Kuçovës

13 Dhjetor 2021, 17:49Politika TEMA

Belind Këlliçi dhe përfaqësues të tjerë të forumi rinor të PD në një prononcim për gazetarët thanë se kryetari i forumit të Kuçovës ishte kërcënuar për jetën me anë të një mesazhi në telefon.

Ata paralajmëruan Bashën se nëse një anëtari të forumit rinor i preket qoftë një fije floku, përgjegjësia do të jetë personale e tij.

Kryetari i FRPD i Kuçovës u shfaq sot në ambjentet e selisë duke shantazhuar punonjësit në përpjekje për t’i nxjerrë nga zyrat.

“Është kërcënuar kryetari i forumit të Kuçovës Ardit Bënja, ndodhet në ambientet e komisaritatit, nëpërmjet një mesazhi, kërcënim për jetën, nga një numër i panjohur holandez. Ai ka pasur një debat me një nga anëtarët e stafit të Bashës. Unë dua t’i bëj një thirrje zotit Basham, nëse një anëtari të forumit rinor i preket qoftë një fije floku, përgjegjësia do të jetë personale e Lulzim bashës. Dhe këtë thirrje ta marrë si një paralajmërim që do të ketë përgjegjësi personale ndaj tij. ”

Sa i përket kallëzimit që bëri në polici, për vjedhjen e sendeve dhe materialeve personale në zyrën e tij dhe ndrimin e bravave, Këlliçi tha se me denoncimin në polici po bënte detyrën e tij qytetare, por nuk priste që ajo të zbardhej. Ai madje tha se nuk do ishte çudi që pamjet kamerave në PD të mos ekzistojnë.

“Nuk do jetë çudi që të jenë fshirë kamerat dhe të mos ekzistojë kamerat në PD, që monitorohen nga zyra e IT, që raportohen drejtpërdrejt te kryetari i partisë. Persona që nuk i njihnin të rinjtë, nuk kanë lidhje me PD. Nuk janë pjesë e grupi zyrtar të shoqërimit ë zotit Basha. Nuk janë shoqërues të tij që ne i njohim. Janë persona të panjohur, po që kanë qenë të armatosur. Nuk pres asnjë rezultat nga policia, por unë kam bërë detyrën si qytetar”.

2 komente në “Tentoi të nxjerrë njerëzit me dhunë nga selia, Këlliçi i del në mbrojtje përfaqësuesit të FRPD: Është kërcënuar me jetë kryetari i forumit të Kuçovës”

  1. Hajer ishalla says:

    Ky Kelliqi duket kalbesire! Sec ka nje pamje punisti!

  2. Demokrati says:

    Kellic po myftari me sali lushen cfare funksioni kane.shko ha pace legen materniteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje