6 ambasadorët "ndërhyjnë" në sherrin brenda PD, Foltorja e Berishës përplasje jo vetëm me SHBA

14 Dhjetor 2021, 14:47Politika TEMA

Kaosi i shkaktuar një ditë më parë, ku ish-kryeministri Sali Berisha  me mbështetësit e tij pushtuan selinë e PD-së, ishte ngjarje më e madhe që mund t’i ndodhë një partie që ka dominuar  jetën politike të vendit.

Në historinë e demokracisë në këto 31 vite, mund të jetë precedenti i parë, pasi nuk ka qëlluar ndonjë përplasje kaq e fortë në selinë e një partie të madhe, aq sa mbështetësit e Berishës dhe Bashës rrezikonin të konfrontoheshin me njëri me tjetrin, apo ndonjë ish-kryetar të shkojë dhe të ulet në “karrigen” e munguar.

“Pushtimi” treorësh i mbështetësve të ish-kryeministrit duket se ka shqetësuar dhe ndërkombëtarët, të cilët 24 orë më pas shkuan në selinë e PD-së duke u takuar me kryetarin de jure të demokratëve.

Gjashtë ambasadorët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe zhvilluan një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, duke dhënë kështu një sinjal të fortë sa i përket zhvillimeve të vrullshme në kampin e demokratëve.

Vetë Basha në një prononcim të shkurtër u shpreh se “takimi me ambasadorët ishte për të djeshmen, për të sotmen, për të ardhmen”, duke nënkuptuar se tensionet e ndodhura një ditë më parë ishin në fokusin e bisedimeve.

Nuk dihet nëse takimi u zhvillua me kërkesën e ndërkombëtarëve apo të vetë Bashës, por fakti është se ai mund të shihet si një sinjal ndaj Berishës që të frenojë veprimet e tij të ndodhura një ditë më parë, apo rëndësia që të huajt i kushtojnë respektimit të institucioneve.

Kjo vihet re edhe nga reagimi i menjëhershëm i mbështetësve të Berishës kundër kësaj lëvizje të fortë të ndërkombëtarëve, si e Edi Palokës dhe Tritan Shehut, që duket se kampin tjetër të demokratëve iu ka lënë një shije të hidhur.

“Absurditet kur kërkon te “mbrohesh” nga një takim me ambasadorët, që e ke kërkuar vetë. Takimi i sotëm me Grupin Quinto është kërkuar nga vetë Z.Basha e jo nga ambasadorët e nderuar, që janë pjesë e tij. Kjo ka një rëndësi të madhe interpretative, mbi te cilën kërkohet të spekulohet. Sidoqoftë unë mendoj se secili nga ne për të qenë i rëndësishëm në PD duhet të llogarisë mbështetjen që ka në anëtarësinë e PD e jo të kërkohet të simuloje imazhe sureale për gjoja mbështetje nga ambasadorët”, shkruan Tritan Shehu në një status në rrjetet sociale.

Sali Berisha që nga muaji maj është shpallur si person “Non-grata” nga ana e SHBA-ve dhe se vendimi i mëpasshëm i Bashës për ta ngrirë nga grupi parlamentar të PD-së, deri sa të zgjidhte këtë përplasje me vendim e DASH, solli lëvizjen e Foltores, nismë e ish-kryeministrit për rrëzimin e kryedemokratit.

Tashmë ky takim i 6 ambasadorëve të shteteve më të fuqishme të SHBA dhe BE-së, që njihet edhe me emrin “QUINTIT” tregon se ndërkombëtarët nuk po qëndrojnë pasiv mbi zhvillimet në PD dhe ky i sotmi mund të pasohet dhe me takime të tjera me qëllim për të shmangur përplasjet brenda demokratëve.

Në Kuvendin e 11 dhjetorit të organizuar nga Berisha u përfol se i ishin dërguar ftesa nga organizatorët edhe për ambasadorët e huaj, por që asnjë prej tyre nuk ishte i pranishëm në stadiumin Air Albania. Tashmë Foltorja nuk mund të jetë vetëm përplasje e Berishës me SHBA, por në lojë mund të përfshihen edhe europianët.(Shqip)

7 komente në “6 ambasadorët “ndërhyjnë” në sherrin brenda PD, Foltorja e Berishës përplasje jo vetëm me SHBA”

  1. Franci says:

    Mos u terhiq Sal , ska problem qe shkuan ambasadoret e jashtem te Lul bytha …ne kemi ate pushtin , ate gjermanin Hainze dhe Evi Kokakarin ….

  2. Asd says:

    Sali Çallmes po i skadon koha. Po vjen ora e prangave.

  3. 19 says:

    Hahahahahahah i modh ka dhe sali lushen

  4. Landi says:

    Me Bashen e ardhmja eshte e sigurt. Sa Partia e Spartak ngjeles do katandiset PD-ja.

  5. Rrnofte sa malet Salih Berisha Qe do i zhduke krejt keto bisha says:

    Kur npushtet erdhen mafija
    per dite rriten punet e kecija
    Rritet droga rritet hajnija
    Jasht shqiperije po ike Rinija
    Prespektive nuk shef shqiptari
    Qytetari as katunari
    Npushte jan turli Zagari
    Ren e ligj i hanger dreqi
    Nlamsh toksor eshte vend ma i keqi
    Vene ma i keqi eshte shqipnija
    Grate e tyre i qkerdhen serbija
    Veq me kurva po u ece tregtija
    Krejt poshtrak eshte mbushe shqiprija
    Lulzim Rama jan ra ne ujdi
    Mos me pase ma shtet shqipri !

  6. Vranakonti says:

    Europa edhte si ajo petulla qe kthehet nga te dy anet.Ambassdorrt e Evropes mbrojne Salin dhe jane kundra Amerikes.

  7. LG says:

    Së shpejti Saliu do i deklarojë ambasadorët e mësiperm si “agjentë” të paguar nga Soros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje