“6 vjet kursime”, tornadoja i shkatërroi shtëpinë e ëndrrave shqiptarit në SHBA

15 Dhjetor 2021, 19:10Bota TEMA

Si pasojë e tornados vdekjeprurëse EF-3 kanë humbur jetën në mënyrë tragjike 88 persona në Kentaki, Tenesi, Arkansas, Illinois dhe Misuri.

Vetëm në Kentaki janë shënuar 74 persona të vdekur, ndërsa 109 të tjerë rezultojnë të humbur. Moss Creek Avenue është një nga zonat më të goditura ku të paktën 11 njerëz vdiqën dhe dhjetëra shtëpi u shkatërruan.

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë rastit të një shqiptari, të cilit tornadoja “i vrau” ëndrrat dhe shpresat që kishte për shtëpinë e tij që po e ndërtonte vetë.

“Në fakt e kam bërë vetë planin e shtëpisë”, tha Gentian Emini, i cili po ndërtonte shtëpinë e tij kur tornado e shkatërroi atë. “Po punoja për ndërtimin e shtëpisë me kursimet e mia…më deshën rreth 6 vjet kursime”, u shpreh shqiptari.

Bashkëshort dhe njëkohësisht baba, 27-vjeçari nga Shqipëria shpenzoi gjithçka kishte për të ndërtuar shtëpinë e ëndrrave të familjes së tij. Por të shtunën, djersa dhe lotët e tij u shkatërruan në tokë.

“Unë kisha ndoshta edhe një muaj për të hyrë në shtëpi dhe tornado shkatërroi gjithçka,” tha Emini.

Për ta përkeqësuar dhe më shumë këtë gjendje, fqinjët e Eminit përtej rrugës ndërruan jetë si pasojë e tornado EF-3.

 “Thjesht i mbaj mend të gjithë ata fëmijë që kaluan këtu dhe është zemërthyese,” tha Emini.

Grupet e kishës dhe grupet vullnetare shpërndanë vakte dhe ujë, ndërsa ndihmuan gjithashtu në pastrimin e mbeturinave të martën.

4 komente në ““6 vjet kursime”, tornadoja i shkatërroi shtëpinë e ëndrrave shqiptarit në SHBA”

  1. Gur says:

    Po te kishte kursyer dhe nje muaj per te paguar nje asikuracion per shtepine. Uroj qe shtepia tjeter e enderrave te kete.mure guri e tullash dhe shtylla e trare betoni. Jo kompensate si i bejne amerikanet

  2. 1 says:

    Kjo eshte amerika ,nuk te ngrene shtepine po te japin ndonje batanie,uj ca ushqime dhe fillo nga e para.Ketu k/ministri te nderton shtepi jo me parat e tij po te taxapaguesve dhe ai mer votat.Ne paguajm ish pronaret, te denuarit e diktatures, demet nga permbytjet,demet nga termeti.Ka me te paguajm?

  3. Black Jack says:

    Idiot mashtrus me kredi cdo gjo eshte easy , ti e di si funksionojn bankat anej , pranej mos ha mut kot

  4. mimi says:

    O Emin pordha po si more po ndertoje vete shpine. Pash nerin duhet te jesh prej kukesi a puke o car me zile.
    Po a kujtove se je ntoke te babs a.
    Po per tornado a kishe ngju mor car emini. Po te jesh prej kuksi ne fakt do e kishe jemin, kshtu thote ai qenefi Gjana qe sdi me cilen pd te behet.
    Hajt ne slluk emin palikari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje