Arben Imami: I kërkova Berishës në 2018 të rikthehet, Basha një mediokër

15 Dhjetor 2021, 21:20Politika TEMA

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Arben Imami i cilëson pozitive zhvillimet e fundit brenda PD. Gjatë intervistës me gazetaren Erla  Mëhilli në “Now”, Imami tha se pas Kuvendit Kombëtar, Lulzim Basha nuk është më kryetar i PD as ‘de fakto’ dhe as ‘de juro’.

“Në 2018 i kam kërkuar Berishës që ta marrë përsipër PD pasi kam pasur bindjen se roli i Berishës në PD është i pamatshëm me dikë tjetër. Njeri që mund të ndikojë fort në rrugën e saj qoftë për mirë dhe qoftë për keq është Sali Berisha”, tha Imami.

Ish-ministri i Mbrojtjes thotë se pak persona e mendonin se kjo lëvizje mund të arrinte deri këtu ndërsa e cilëson si “impresiv” Kuvendin Kombëtar të PD për nga mbështetja dhe organizimi.

Imami thotë se Kuvendi ka realizuar pritshmërinë e demokratëve. Ai shtoi se Berisha ka mbështetje duke qenë lider historik i PD por edhe për faktin se Basha ka dështuar si kryetar partie.

Pavarësisht pretendimeve  të Bashës se deri tani nuk e ka drejtuar partinë në mënyrë të pavarur, Imami tha se “ka marrë të gjitha vendimet që ka dashur”.

“Ka qenë në hije se është mediokër, për mediokritet e Bashës mban përgjegjësi Berisha pse e vuri kryetar por jo pse është mediokër në politikë. Dështoi tërësisht në gjithçka”, tha Imami.

Ai shtoi se Berisha ka rikthyer shpresën dhe jo vetëm në radhët e demokratëve por edhe më gjerë pasi shumë janë të ngopur nga punët e këqija të Edi Ramës.

3 komente në “Arben Imami: I kërkova Berishës në 2018 të rikthehet, Basha një mediokër”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Meqë e paske marre mundimin, mos do ishte më mirë t’i kërkojë shokut Ramiz që të kthehej?

  2. Otto says:

    Thone qe cub berisha I theu dhembet ketij po ky nuk rri dot pa e pasur mbi kete. Plehra

  3. Arbeni pa dhembe says:

    Ik more hajdut u bere mik i Berishe kriminelit. Ta paska bere mire qe ti theu dhembet dhe shume e natyrshme nga goja jote nevojtore tani vec qelbersilliqe do te dalin.O aktor i deshtuar si ne jete dhe ne politike. hajde vari leshte ketij idioti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje