Abuzuan me tenderët, GJKKO lë në burg nënkryetarin e Bashkisë së Lushnjes dhe drejtorin e prokurimeve

16 Dhjetor 2021, 10:54Kronika TEMA

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar ka lënë në burg nënkryetarin e Bashkisë së Lushnjes Gentian Nushi dhe drejtorin e Prokurimeve Publike në këtë bashki, Leonard Sefën.

Dy zyrtarët nuk kanë dhënë sqarime përpara gjykatës. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Bëhet fjalë për tenderin e rehabilitimit të një kanali vaditës.

SPAK thotë zyrtarisht se pas hetimeve, ka rezultuar se zëvendës kryetari dhe drejtuesi i Drejtorisë së Prokurorimeve kanë bashkëpunuar me kreun e Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe për favorizimin e kompanisë fituese në këtë tender. Kujtojmë se Tushe është arrestuar për këtë çështje disa kohë më parë.

Gjithashtu, ka rezultuar se Nushi dhe Sefa kanë kryer veprime të kundërligjshme edhe gjatë tri procedurave të tjera të prokurimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje