Kritikat e Rejës për Brojën, Sokol Kushta reagon ashpër dhe i del në mbrojtje sulmuesit: Mos lejo njeri të të bëjë dele, ti e more mësimin negativ nga këta njerëz

17 Dhjetor 2021, 17:41Sport TEMA

Sokol Kushta i del në mbrojtje Armando Brojës. Sulmuesi kuqezi u kritikua ditën e djeshme nga trajneri i Kombëtares Edy Reja.

Tekniku italian u shpreh se Broja nuk ka pasur një sjellje shumë pozitive, ndërsa lidhur me këto kritika ka reaguar edhe Sokol Kushta.

Ish lojtar i Kombëtares ka mbështetur Brojën duke i thënë që të mos lejojë njeri ta bëjë dele pasi karakteri është gjë e madhe dhe trashëgohet.

Postimi i Sokol Kushtës:

“Urime Broja… Karakteri është gjë e madhe. Ai trashëgohet… Mos lejo asnjë njeri të ta prishi atë. Mos lejo njeri të të bëjë dele…

Me punën tënde do t’i bësh të gjithë dashakeqët t’i gëlltisin ato që thonë. Ti e more mësimin negativ të këtyre njerëzve.

Prandaj stërvitu fort. Ti je pasqyra më e mirë e futbollit shqiptar… Vazhdo të na kënaqësh me golat e tu”.

13 komente në “Kritikat e Rejës për Brojën, Sokol Kushta reagon ashpër dhe i del në mbrojtje sulmuesit: Mos lejo njeri të të bëjë dele, ti e more mësimin negativ nga këta njerëz”

  1. WTF was that? says:

    Kujdes Broja se njerez qe te japin keshilla te tilla do te te marrin me qafe .

    1. Vlonjati says:

      Kush do ta marre ne qafe Kushta? Ik ore pirdhu.
      Broja eshte nje nga talented e medha dhe tifozat e Chelsea po e kerkojne ne vend te Lukakut. Kushta ka qene nje sulmus klasi ne kohen e tij dhe nuk i ka ik nuhatja.. e ka thene qe diten e pare qe Broja eshte talent i madh dhe e ka mbrojt qe diten e pare.

      Kisha respekt per Rean por dy ndeshjet e fundit ishin skandaloze ndaj Anglise dhe Andorres. Ishim per turp dhe ishte faji i Reas.

      1. tifozi says:

        Vlonjati-qe Kushta ka qene nje lojtar shume i mire per nivelin e futbollit ne Shqiperine e asaj kohe, ajo eshte e vertete, por sa i perket Brojes, mendoj se nuk ka njohurite per te se si sillet ne raport me trajneret dhe si i tille nuk ka te drejte qe te kritikoje Reja-n.
        Fakt eshte se Broja eshte nje talent i madh, qe e kane vleresuar te gjithe specialistet me te mire te futbollit, qe gjithashtu kane thene se ai duhet te vazhdoje te punoje fort dhe te rritet si futbollist. Ne te gjithe duam qe Broja te shkelqeje, pasi na ben krenare si shqiptar i suksesshem.
        Reja eshte ne nje linje me trajnerin e Southampton-it, kur e pyeten gazetaret se perse nuk e fuste ne loje Brojen. Ai u pergjegj se Broja eshte i talentuar, por nuk per impenjohet sa duhet ne stervitje dhe sidomos ne fushen e lojes.
        Te njejten gje tha edhe Reja, kur kerkoi qe Broja te levizte me shume pa top.
        Ne futboll, njesoj si ne jete, per te qene i suksesshem duhet disipline e hekurt. Shembull tipik eshte Ronaldo, qe punon me shume se cdo lojtar tjeter ne bote dhe prandaj ne moshen e tij vazhdon te shkelqeje ne nivelet me te larta te futbollit boteror.
        Broja ka te gjitha tiparet e nje sulmuesi te lindur, por si ai ka patur shume, qe pasi kane shkelqyer per ca kohe, kane rene ne nivele mediokre.
        I tille ishte Adnan Jonuzaj, qe u rrit ne akademine e Mancesterit me premisat qe te behej nje lojtar i madh dhe perfundoi ne ekipe te dores se trete apo te katert.

  2. Trotski says:

    Mbeshtetje per Talentin Broja.me duket si Trashgimtar i Panajot Panos.Te tille lindin 1 ne 50 vjet.

  3. demokrati says:

    Broja duhet mbajtur larg mentalitetit italian, popo rritet ne Angli si futbollist dhe njeri.Deklarata e zevendesit te Rejes dhe vet atij jo professionale.Ata as mund ta kintrollojne rritjen e Brojes as te ndihmojne ne rritjen e tij.Broja, puno shume, koken lart dhe e ardhmja eshte Anglia.

  4. Jorgo says:

    Bravo Sokol, si ty mendojne shumica e Tifozeve te kombetares, po behuni bashke o te uruar e na e hidni qafe ate mender Duken se lame nam

  5. Pordhe me rigon. says:

    1 gol beri ne beograd dhe ..( edhe nje gjerman qe vrave , na cave bythen na cave…) vlonjate.

  6. Nike says:

    “pasqyra me e mire e futbollit shqiptar” !!!!! e cilit futboll shqiptar e druvareve shqiptar thuaj…Kushta paske pjerdhur edhe ti dhe vazhdo mburru me golin e beogradit. Broja eshte nje talent i madh, ai eshte pasqyre e premier League, lindur dhe rritur atje as shqip nuk e besoj te flas, jemi me fat thuaj qe loz per ne.

  7. WTF was that? says:

    Broja eshte produkt I akademise de Chelsea jo I Shqiperise apo te ashtuquajtura legjenda te saj qe japin vetem mend por nuk kane gatitur asnje talent .kombetarja ne kohen e Sokol Kushtes dhe legjendave te tjera te Shqiperise dilte gjithmone ne vend te fundit .Nese Broja merr mendjen e ketyre legjendave do I bej dem vetes .me fodullek shqiptari nuk shkohet as ne hale .ata qe i fryjne te vazhdoje te mosbindet e te mostespektoje trainerin i duan te keqen .

  8. Hess says:

    Kushta nga trute paska rrjedhur.Ne qoftese nuk je i disiplinuar talenti nuk mjafton.Vetem i perulur dhe modest mund te rritesh .Legjenda ne kemi me shumicemegjithese gjithmone ishim te fundit ne shumicen e rasteve.Nje president qesharak vazhdon akoma me mjeshtrat e medhenj,as Gjermania ekipi me i titulluar neEvrope nuk ka kaq mjeshtra.

    1. tifozi says:

      Te dy komentet tuaja jane shume te sakta. Duhet disipline e hekurt dhe shume pune per te shkelqyer ne cdo fushe te jetes dhe vecanerisht ne sport.

  9. WTF was that? says:

    Nje dicka tjeter .Broja more Broja e kane ngritur me statusin e Skenderbeut .mire ata qe s’marrin vesh nga futbolli por Kushta duhet ta dije futbolli eshte loje skuadre .vertet ai shenoi golat por ishte gjithe skuadra qe po mbante rezultatin 0-0 me thonj e me dhembe.Nuk permendet fare qe Roshi I pasoi nje top te bukur te sakte ne 30 m larg mes disa hungarezeve.per sulmuesin te shenoje punon gjithe skuadra .duke lakuar emrin e brojes 24/7 rrezikojne te ofendojne lojtaret e tjere .Eshte ne te mire te kombetares qe askush te mos qendroje mbi trainerin .

  10. Totololi says:

    WTF, jam 100% dakort me ty. Per mendimin tim Broja nuk eshte akoma nje lojtar i madh, ai ka te gjitha te dhenat per tu bere nje lojtar i madh, por ai ende nuk eshte i tille. Dikush nga te afermit e dashur te tij duhet ti kujtoje gjithmon qe krahas talentit per tu bere nje lojtar i madh duhet shume pune dhe shume modesti. Ekipi eshte i pari dhe pastaj vjen Broja dhe cdo lojtar tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje