"Pronari i inceneratorëve është Edi Rama", Këllçi i drejtohet kryeministrit: Mos ua shit shqiptarëve Vuçiçin si mikun e Shqipërisë

20 Dhjetor 2021, 17:29Politika TEMA

Në protestën që zhvillohet para Kryeministrisë këtë të hënë ka folur edhe Belind Këlliçi.Ky i fundit  hodhi edhe njëherë akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama për aferën e inceneratorëve, për të cilën është arrestuar aktualisht ish-ministri Lefter Koka.

Këlliçi u ndal tek ‘Open Balkan’ dhe i bëri thirrje Ramës që mos ta shesë Vuçiçin si mik të shqiptarëve.

“Jam i lumtur që PD i është rikthyer ADN-së së saj, i është rikthyer sheshit, i është rikthyer protestës dhe betejës për Shqipërinë sovrane dhe mbi të gjitha për Shqipërinë drejt integrimit europian. Nuk mund të ketë integrim me Edi Ramën kryeministër. Në kohë rekord, brenda vetëm 24 orësh, vetëm me njoftim në rrjetet sociale ky shesh është mbushur me mijëra qytetarë të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Edi Ramës i bëj një thirrje, Vuçici mund ta kesh mikun e zemrës, por në asnjë mënyrë nuk mund t’ua shesësh shqiptarëve për mikun e Shqipërisë. Ministrin e Sllobodan Millosheviçit nuk mund ta pranojnë shqiptarët për mik të Shqipërisë. Edi Rama, e vetmja masë që ke marrë sot është që ke hequr kërpudhën, mos u shqetëso, nuk e ka kush me kërpudhën, por ne e kemi me rrënjën e të keqes dhe korrupsionit në Shqipëri që quhet Edi Rama.

Ne ty do të të heqim me rrënjë dhe themel nga qeveria që e ke përdorur për t’u pasuruar vetë dhe për të dëbuar shqiptarët nga vendi i tyre. Në vend që Rama të ishte këtu dhe të kërkonte fjalë para jush është mes oliugarkëve dhe do të jetë duke darkuar me sivllaun e tij, Vuçiç. Ne jemi pro procesit të Berlinit dhe kundër Open Balkan që i hapu rrugë influencës sere, por jo vetëm, i hap rrugë influencës ruse në Ballkan”.

Ndër të tjera Këlliçi tha se demokratët nuk do ta harrojnë vdekjen e Ardit Gjoklajt dhe se nga kjo ngjarje ka gjenezën afera e inceneratorëve.

“Pronari i inceneratorëve ka vetëm një emër: Edi Rama”, tha Këlliçi

3 komente në ““Pronari i inceneratorëve është Edi Rama”, Këllçi i drejtohet kryeministrit: Mos ua shit shqiptarëve Vuçiçin si mikun e Shqipërisë”

  1. Me vodhe vulen haaaaa says:

    Haaa eshte ky qe i vodhen vulen
    E bene proteste per hallet e kosoves se jane parti koqevare
    Iket shoku mbaruat kaq ishte karriera jot ne politike

    1. Sokoli says:

      Pune jevgjish.

  2. vero shehu says:

    Belind trimi mos ekruj me spec djeges.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje