Skandali në Gjykatën e Tiranës: Petrit Çomo lejon të gjykojë përplasjen në PD, burri i sekretares personale të Sali Berishës

22 Dhjetor 2021, 16:41Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Edhe pse reforma në Drejtësi ka hyrë avash- avash në funksionin e saj, segmente të saj po mbahen me thonj në strukturën e vjetër, ku vijojnë t’i shërbejë politikës, nga e cila ka marrë benefite pa fund.

Rasti më i freskët është çështja e përplasjes ndërmjet grupit të Sali Berishës dhe PD-së zyrtare në lidhje me simbolet e statutin e partisë.

Shorti caktoi si gjyqtar për padinë që depozitoi Oerd Bylykbashi, pas tubimit në Air Albania, Agron Shukrin. As më pak e as më shumë, por burrin e ish-sekretares së Sali Berishës.

Vetë Zhukri ka dhënë dorëheqjen, pikërisht duke u nisur nga konflikti i fortë i interesit për çështjen. E këtu Zhukri ka një precedent të fortë. Më 26 dhjetor të vitit 2018, ai është caktuar nga shorti si gjyqtar i çështjes ku si paditës ka Kryeministër Edi Ramën, e të paditur Sali Berishën.

Në një shkresë zyrtare, Agron Zhukri paraqet dorëheqjen nga kjo çështje, duke shkruar se se bashkëshortja e tij “Rrezarta Zhukri(Kushi) ka qenë sekretare personale dhe shefe e Administratës  e Sali Berishës, njëkohësisht edhe anëtare e Partisë Demokratike dhe është në  marrëdhënie miqësie me të”.

Pikërisht ky konflikt i pastër interesi e bën Agron Zhukrin, një nga gjyqtarët më problematik të Tiranës për lidhjet e tij politike, krejt të papërshtatshëm për të gjykuar përplasjen aktuale në PD.

Por Petrit Çomo, krejt pa asnjë argument ka detyruar Zhukrin ta gjykojë çështjen kur Partia Demokratike zyrtarisht ka kërkuar largimin e tij, pasi hapur Agron Zhukri është në konflikt interesi.

Gjithçka nisi kur, deputeti Oerd Bykykbashi depozitoi kërkesën per ndryshimet në statutin e PD, të miratuara në takimin që Sali Berisha zhvilloi në stadiumin Air Albania.

Gjykata e Tiranës caktoi për të gjykuar këtë çështje gjykatesin Agron Zhukri, i cili nje ditë me pas i kërkoi kryetarit të kësaj Gjykate, të largohej nga gjykimi i çështjes për arsye të lidhjeve familjare dhe personale qe ka me Sali Berishën.

Kryetari i Gjykatës Petrit Çomo nuk e mori parasysh këtë kërkesë dhe vendosi që Agron Zhukri të vijoje të gjykojë çështjen, kur kemi të bëjmë hapur me konflikt interesi.

Për një çështje të ngjashme, në vitin 2018, Gjykata e Tiranës vendosi që Agron Zhukri të mos e gjykojë çështjen, pasi vete gjykatësi pohoi (siç lexohet dhe ne shkresën e mëposhtme) që ai dhe bashkëshortja e tij kanë lidhjë të ngushta miqësore me Sali Berishën. Çudia ndodh 3 vjet më pas, kur për të njëjtin person, kryetari i gjykatës nuk e pranon kërkesën për ta larguar Agron Zhukrin nga çështja ku është i përfshirë Sali Berisha.

Petrit Çomo me cilesinë e drejtuesit të gjykatës së faktit në Tiranë, është sot i përfshirë direkt në konfliktin qe po ndodh brenda PD.

Thënë ndryshe, Agron Zhukri që ka pranuar hapur dhe zyrtarisht lidhjet e tij familjare dhe shoqërore me Sali Berishen pritet të gjykoje një çështje në të cilën Sali Berisha është palë.

Por faktet nuk rëndojnë vetëm mbi të, por më së shumti dhe mbi kryetarin e kësaj gjykate, Sokol Çcomon, që në menyre arbitrare nuk ka pranuar dorëheqjen e gjykatësit, duke mos u treguar as i kujdesshëm për të fshehur në këtë rast përfshirjen e tij direkte në çështjen brenda PD, në favor tË Sali Berishës.

Nga ana e saj, një ditë me parë, PD ka depozituar pranë së njejtës gjykate, kryetarit dhe për dijeni gjykatësit Agron Zhukri,  ankësen sipas së cilës asnjë organ apo drejtues i kësaj partie nuk ka depozituar kërkese për ndryshime statuore, përveç atyre të kuvendit të 17 korrikut të vitit 2021.

Në kërkesën e djeshme të PD, theksohet se disa ish- funksionarë të kësaj partie, kane keqperdorur dhe falsifikuar simbolet dhe vulat e PD, duke prodhuar akte të falsifikuara, për te cilat PD ka bërë kallëzim penal dhe në SPAK.

PD, me kërkesën e dorëzuar dje pranë Gjykatës së Faktit në Tiranë, ka kerkuar pushimin  e çështjes për ndryshimet në statut, të kerkuar nga një grup ish- funksionaresh të PD.

13 komente në “Skandali në Gjykatën e Tiranës: Petrit Çomo lejon të gjykojë përplasjen në PD, burri i sekretares personale të Sali Berishës”

  1. Sara says:

    Agron Zhukrin PD e Saliut e boni gjyqtar, nga ish=-robaqepes, filloi pune te PD-ja shofer e pastaj opa na erdhi gjyqtar, tani si mendoni ju kot e kane zgjedhur kete?
    njesoj si gjithe te tjeret qe i kane borxhet “Foltores”

  2. 1 says:

    Gjyqtari eshte treguar shume korekt.KLGJ duhet te nderhyje urgjent per te zgjidhur situaten

  3. Beso says:

    Sa qeke lodh o ylli rosa.po të ha për lulin ëëëë!
    Vendimet e gjykatës zbatohen nuk përfliten. Hajt mylle halen.
    Çudi të gjithë ju Ramistët ka filluar ju dhimbset Luli.
    Sa patetikë që bëheni kur doni të dilni sikir mbroni të drejtën.
    Jeni njësoj.

    1. ben says:

      Beso-Luli dhe Berisha jane njeri mut e tjetri kake. Ketu po flitet per rregullat e gjykatave, qe ne kete rast jane shkelur me te dyja kembet, jo nga gjygjtari, por nga Kryetari Gjykates. Shteti ndertohet duke zbatuar rregullat dhe ligjet, apo juve Berishistet keni alergji nga ligjet?

  4. Martin says:

    Petrit Como duhet te shkarkohet urgjentisht nga posti dhe te perjashtohet nga sistemi gjyqesor!

  5. Andon Larto says:

    Ne jemi maksimumi 2000 në nivele të ndryshme të administratës, drejtësisë, zbatimit të ligjit dhe politikës. Të gjithë janë në një marrëdhënie me të gjithë. Sigurisht që disa gjyqtarë janë miq të Edi Ramës apo të ndonjë ministri tjetër. Sigurisht që disa prokurorë kanë çfarëdo lloj marrëdhënieje apo miqësie me politikanët. Cili është problemi këtu? Nëse gjyqtari është gjyqtar, pjesa tjetër është histori! Dhe respektoni gjyqtarët.

  6. Loni says:

    Po vettingu cfare ben, skona me berishiste bepet gjykata???

  7. SPAKU says:

    Sa gazetar naiv qe je, nuk eshte Petrit Como qe nuk i ka lejuar doreheqjen por eshte SHBA qe ka urdheruar qe ky gjyqtare ta gjykoje ceshtjen , se me gjytartet e Sali Berisesh ,sistemi i ri drejtesise do ta fundosi njehere e pergjithmone Sali Berishen

    1. Nik says:

      Mos flisni rroma per toma, thote populli. SHBA nuk jep urdhera gjykatave te veta, se sistemi i Drejtesise eshte me dinjitet 235 vjecar.
      As qe mund te mendohet qe Departamenti i Shtetit te merret me nje “persona nongrata”, qe e ka hedhur tashme ne koshin e plehrave.

  8. Kostari says:

    Epo skishte si ndodhte ndryshe : Pas Doçit u shfaq edhe PATA.

  9. rexha 10 says:

    Saliu ne keto momente nuke komandone vetem Shqiperine ,pore edhe nje pjese te mire te Ballkanit ,per mose me thene edhe nja tre shtete te europes .Pikerishte shtetet qe komandone Rusi.Te pakten gjeja me kryesore qe duhet te beni eshte qe te beni mire llogarite ,se nuke ka ardhur akoma koha per destabilitet te vendit ,pore do ja degjoni krismen . Jane hedhur nja dy hale me para ,mare edhe halen e Presidentit per te ardhur aty ku duhet.E gjitha pregatitja do te behet gjate muajeve te pranveres.

  10. Beni USA says:

    O debila kuqalosh a lexoni apo nuk lexoni, apo lexoni ato qe keni ne kaptinen tuaj te qelbur, kerkesen ne gjykat e ka dorzuar Bylykbashi ne emer te Komisionit te rithemelimit te PD, organ i krijuar nga Kuvendi i PD thirur nga 1/4 e antarve te Kuvendit kombetar te PD , sipas statutit te PD dhe nuk ka Dylberis qe ta kundershtoje kete. dhe nuk ka fare Emrin e Sali Berishes si padites apo kerkues i ndryshimeve statuore te PD ,po eshte i ngarkuari per ceshtjet ligjore i Kuvendit Kombetar te PD zoti Bylykbashi . Pra o Dylberiste nuk ka fare konflikt interesi sic kishte me ceshtjen ne 2018 ku padites ishte Edi Rama dhe i Paditur ishte Sali Berisha, ateher gjyqetari kishte te drejte se ishte i Paditur direkt Sali Berisha ndersa sot nuk ka te drejte sipas regullave ligjore se ne asnje reshte te kerkeses nuk eshte emri i Sali Berishes po eshte Komisjoni i rithemelimit te PD i dale nga Kuvendi Kombetar i mbajtur sipas statutit te PD. ( pa deshiren e LuleQimit) e kujt i plasi ,ne fund te fundit Shumica vendos. Rroft PD e paster nga Dylberistet e Soros

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje