Geri Kokalari: Ndava me ambasadoren Kim videon që mjafton për Metën të marrë ‘kartolinën’ e Saliut

24 Dhjetor 2021, 09:20Politika TEMA

Nga Gary Kokalari, SHBA

Nëse Meta ka marrë një qëndrim anti-amerikan, nga njëra anë është e kuptueshme, sepse nëse do isha si ai, do e interpretoja faktin që Eskobari e shpërfilli, si një shenjë që ai mund të jetë tjetri në rradhë për të marrë një mesazh nga Sekretari Blinken.

Dhe nuk mendoj se do jetë në formën e një kartoline krishtlindjesh.

Nga ana tjetër, është një hipokrizi e madhe kur merr në konsideratë që Meta ka qenë një nga shpenzuesit më të mëdhenj te kompanitë lobuese në Uashington dhe që kjo është bërë vetëm me qëllimin për të fituar dashurinë dhe dhembshurinë e anëtarëve me influencë të Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë.

Në një nga komunikimet e mia të mëparshme me ambasadoren Kim, unë ndava me të videon famëkeqe të shfaqjes Meta-Prifti dhe me pak fjalë, e paralajmërova të numërojë gishtat pasi të shtrëngojë dorën me Ilirin.

Jam shumë i sigurt që FBI ka disa ekspertë shumë të zotë që mund ta ripërcaktonin vërtetësinë e videos së Priftit, meqënëse Meta, për arsye të forta, dyshoi në kompetencën e tyre. Në vend të tyre, ai përdori ekspertët më të mirë shqiptarë që mund të blinte paraja për ta ndihmuar të rrëshqiste nga aktakuza.

Për mendimin tim, mjafton vetëm video e Priftit për ta sanksionuar Metën për korrupsion, njëjtë si Sali Berisha, por hamendësoj që qeveria amerikane ka gjithashtu një dosje po aq të trashë dhe të pisët sa dosja e Saliut, e ndoshta më të trashë!

Ilir Meta dhe Sali Berisha janë njësoj në vënien e lakmisë së tyre të pangopur përpara të mirës së vendit dhe për sa më takon, ndëshkimi më i mirë për ta do ishte futja e tyre në burg dhe t’i lësh ta kalojnë pjesën e mbetur të jetës bashkë.

Në të njëjtën qeli! Sepse në këtë mënyrë, secili.prej të dyve do t’i kalonte ditët e tij të fundit mbi tokë me një djall.(Dita)

28 komente në “Geri Kokalari: Ndava me ambasadoren Kim videon që mjafton për Metën të marrë ‘kartolinën’ e Saliut”

    1. Perfect says:

      fiks, fare!
      =
      haj tash, ma sturbo me ate vidjo…
      =
      o skiptar, nuk eshte Kimetja, drejtesia, lol?

      1. Ilir says:

        Ditet e fundit mbi toke… me nje djall… ???

      2. vezhguesi says:

        Mjafton te shikojme fjalorin e rrugeve qe perdorni per te kuptuar se sa poshte keni rene ju te foltores, sa as vete nuk e dini.
        Jeni shume larg te qenit “perfect”, ose ne rastin me te mire jeni “perfekt” si idjote …

  1. LALËZ says:

    Po tu marresh parate, tu sekuestrosh pronat dhe ti futesh ne shtepi me qira, eshte me mire; ata do protestojne qe te futen ne burg e parate dhe pronat te mos u a gacmoshe.

    1. shelegura says:

      Z.kokolari ju pershendes jam nje lexus i cdo artikulli qe hithni ju beini nder ketij vendi te te shum vuajtur .
      Ekane zene per fyti dy perbindeshat berisha e meta keto flliqesira te Shqiperis.

  2. NA NDIHMONI TË BËJMË DREJTËSI . says:

    Zoti Kokalari.
    Ndihmojeni Shqipërinë të shpëtojë nga këta dy përbindësha.Vetëm USA mund ta bëjë këtë, sepse fuqia ekonomike që kanë krijuar në mënyrë kriminale i ka bërë të pamposhtur nga ne njerëzit e thjesht.

  3. Alban Dega says:

    GREAT JOB AGAINST DIRTY CROCKS!

    Keep going !

  4. Nina says:

    UAUUUUUUUUUUUUUUU. MADHESHTORE SIDOMOS PJESA E FUNDIT.

  5. tafut rrasi says:

    ouuuuuuuuu!

  6. Une says:

    Fjalia e fundit i thote te gjitha.

  7. Tirana says:

    Aman se mos harrojne Moniken…

  8. Pensionisti i Porcelanit says:

    Fjala jote ne vesh te Perendise dhe Departamentit e Shtetit!

  9. Mihali says:

    Po mbeshtetsit e Berishes do te ngelen pa gje? Duhet dhen nje pershendetje nga z.Blinken.

    1. Rita says:

      Qe budallenjt s’na mungojne mjafton te shohesh facen e ketij Kokalarit.Ate Kasten coje ne Kongresin Amerikan qe e ke afer dhe jo t’a kthesh ne Tirane .Ato ‘non gratat ‘ nuk i bon Yuri por shteti Amerikan.Ka zevendesu Ngjelen kur thoshte se me 8 nendor apo 8 dhjetor do arrestohet Berisha.Dhe per kesisoj lajmesh absurde e rrenash keto gazetare paguhen 1000 apo 2000 Euro ne muaj.Hajde shqiptar me ca e kalon kohen.Kjo shpallja e pagave po perseritet cdo 6 muaj per te harruar dicka madhore qe do te ndodhi don apo nuk don dikush.Sekret i modh se sa pahuhen servilet ,ata qe votojne PS apo PD.Marrezira. !

      1. ben says:

        Rita-Eshte e turpshme qe te vleresosh nje individ nga si duket fytyra e tij, nderkohe qe nje individ duhet vleresuar nga ato qe thote e nga ato qe ben. Zotrote me kujton ate shprehjen e vjeter shqiptare qe thote “mos i qaj hallin kaloresit se i varen kembet”. Geri Kokalari e ka kripur djathin, prandaj do benit me mire qe te shikoni veten tuaj dhe te mos i qani hallin atij.

  10. Likja says:

    Respekte per Geri Kokolarin. Atdhetar.

  11. Shqiptari Ilirise says:

    Z.Geri Kokalari një shqiptar i madh!
    E propozoj për President të Republikës!

  12. vlora.vlora says:

    O Geri kokkarri ,,fuck usa ,amerika ka 30 vjet qe i ka fut hundet ne shqiperi ,dhe korupsioni eshte ne maje ,nqs vertet do deshte te miren e shqiptareve ,ketyre politikaneve do t ia kishte bllokuar llogarite dhe ne burg ,por ata shikojne interesin e tyre si ne cdo vend qe kane futur hundet dhe qe e kane kthyer si ne mesjete,,,kush eshte viktima e radhes ,,,,ukraina

    1. ben says:

      vlora.vlora-nje fjale e vjeter thote se “i zoti e nxjerr gomarin nga balta”.
      Nuk dua aspak qe t’ju ofendoj, por me duket se zotrote keni mbetur si ata qe i luten perendise nga mengjezi ne darke qe ti beje te pasur, por kurre nuk shkojne qe te punojne per tu bere te tille.
      Nuk na e ka fajin Amerika qe kemi votuar per Saliun apo Liken duke i ditur se cfare mostrash jane.
      A mos valle e ka fajin Amerika per ato qe mbushen nevojtoret (foltoret) e Berishes? Edhe ata jane shqiptare se une e ti, por i shkojne mbrapa nje maskarai qe e ka provuar qindra here se cfare mostre eshte.
      A mos duhej nje 97-te tjeter qe keta hajvane te kuptojne se kush eshte Berisha?
      Amerikanet kane nje shprehje qe thote:
      “if you fuck me once, shame on you. If you fuck me twice, shame on me”. (Po ma fute nje here, qofsh i turperuar. Po ma fute heren e dyte, turpi me mbetet mua)
      Salihu me Like floririn ja kane futur shqiptareve disa here kur jane kapur gafil duke vrare e vjedhur dhe prap kane patur njerez qe i kane ndjekur nga pas. E pra mik i dashur, ketyre njerezve, qe per fat te keq nuk jane pak, nuk ua ka fajin Amerika, por trute qe i kane ne prapanice.

  13. Dash says:

    Ky Ngjala dhe Alfred Cako na argetojne ne cdo kohe. Edhe Gjethemarku ndonjehere.

  14. geron says:

    Po ky rrote e k…nga us do tu shitet shqiptareve si i rendesishem? Fuck off you college boy….

  15. Vincensi says:

    Ju lumte Geri Kokalari Berisha e Meta duhet te shkojne sa me pare ne burg Dy katunare hajdut dhe kriminele

  16. Artan says:

    Njw bravo e madhe

  17. Ed says:

    FALEMINDERIT GARY KOKALARI QE NDIHMON KOMBIN TEND . HAPPY HOLIDAYS TO YOU AND YOUR FAMILY.

  18. Burrel says:

    Superrrrr well done.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje