Humbja në derbi vendos në dyshim qëndrimin e Dajës te Partizani

24 Dhjetor 2021, 13:23Sport TEMA

Fitorja 2-1 e Tiranës përballë Partizanit ka vënë në dyshim dhe qëndrimin e trajnerit Ilir Daja në krye të pankinës së kuqe.

Diçka të tillë e konfirmoi dhe vetë tekniku në intervistën pas ndeshjes ku theksoi se do të bisedojë me drejtuesit lidhur me të ardhmen e tij.

 “Do bëjmë një analizë dhe do të gjejmë ku janë gabimet. Do të flas me klubin për të ardhmen time dhe të disa lojtarëve.

në këtë situatë të vështirë që jemi, njëri duhet të marrë përgjegjësinë ose disa e për këtë gjë do të flas me drejtuesit.

Nëse është gjëja më e mirë për klubin që ta marr unë përgjegjësinë e golave të pësuar, atëherë do e marr unë.

Dikush duhet të marrë përgjegjësinë në këtë momente dhe ai që e pëson është gjithmonë trajneri”, deklaroi trajneri i Partizanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje