VIDEO: Dëmtuan stolat dhe hodhën flakadanë në fushë, policia arreston tifozët

24 Dhjetor 2021, 14:27Sport TEMA

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, përveç spektaklit në fushë, dhuroi emocione të forta edhe në tribunat e stadiumit Air Albania. Tifozeritë e të dyjave skuadrave ishin gjithë kohës shumë të përfshira në ndeshje, ndërsa herë pas here e tepruan duke qenë se nga tribunat vërshuan stola të thyer, por edhe flakadanë.

Në fund, madje pati edhe një tentativë për t’u përplasur në mesin e fushës, por u shmang falë ndërhyrjes së forcave të rendit. Ndërkohë, pas identifikimit të tifozëve problematikë, policia ka nisur edhe procedimet ndërsa ka ndaluar pesë tifozë.

Njoftimi i Policisë:
Tiranë

Ushtruan veprime të dhunshme gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Partizani, vihen në pranga 4 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Partizani të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, bënë identifikimin, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasve, të cilët gjatë ndeshjes hodhën flakadanë në fushë dhe pas përfundimit të saj ushtruan veprime të dhunshme, duke dëmtuar stolat e stadiumit.
Nga shërbimet e Policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A. P., 24 vjeç, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”. Ky shtetas, gjatë intervistimit nga shërbimet e Policisë, fillimisht ka pohuar se nuk ka qenë i pranishëm në stadium gjatë zhvillimit të ndeshjes, por pas këqyrjes së pamjeve filmike, ka rezultuar se ka qenë pjesmarrës dhe pasi ka hyrë në fushën ku zhvillohej ndeshja, ka goditur punonjësin e shërbimit të sigurisë;
– S. P., 19 vjeç, S. P., 28 vjeç dhe L. P., 18 vjeç, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.
Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi Xh. Z., 25 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për shoqërim.
Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë si të dyshuar se kanë kryer veprime të dhunshme gjatë aktivitetit sportiv, konkretisht: I. V.; D. I.; E. K.; H. T.; E. T.; E. L.; A. T.; M. M.; E. T.; A. M.; M. S.; R. Z.; G. A.; E. V., E. E. dhe K. Sh., të cilët pas marrjes së deklarimeve u lanë të lirë.
Këta shtetas, gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, kanë hedhur lëndë piroteknike në fushën ku zhvillohej ndeshja dhe pas përfundimit të saj, kanë dëmtuar stolat.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme gjatë aktivitetit sportiv.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

5 komente në “VIDEO: Dëmtuan stolat dhe hodhën flakadanë në fushë, policia arreston tifozët”

  1. Deni says:

    Bageti e bujqesi.Kafshe ne mes te europes.

  2. Ilir says:

    Plasini ne burg… Bajgat!

  3. Mal Cori says:

    Vete e ka fajin federata. Mer vendim per ndeshje pa tifoze, pastaj e leshon frerin.
    Ma zi tja bajne kafshet e zbritura nga malet…

  4. hmm says:

    Don Duka ka thene qe tifozet shqiptare nuk jane te dhunshem.

  5. Taras Bulba says:

    Te dy tifozerite jane te dhunshme ,nuk jane Tiranas por te banuar ne Tirane ,jane tamam fjala qe u a kane vene (Cecene)shtei duhet ti ndaloje keta huligane per nja 5 vjet te mos hyne ne stadium ,them shteti se Don Duka eshte me ta ,perderisa lejon dhe thirje politike ne stadium

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje