Nga kemi ardhur dhe a jemi të vetëm në këtë botë? Nis udhëtimin teleskopi që do t’i përgjigjet këtyre pyetjeve

25 Dhjetor 2021, 17:49Lifestyle TEMA

Teleskopi revolucionar i NASA-s, James Webb, nisi udhëtimin e tij prej 1,5 milionë kilometrash për në orbitën e diellit. Nisja ishte planifikuar dhe shtyrë disa herë prej disa dekadash, por këtë të shtunë, në mëngjesin e Krishtlindjes, ajo u realizua, nga baza hapësinore europiuane në Guianën Franceze në Oaqeanin Atlantik. Sipas NASA-s, kjo nismë është edhe fillimi i një epoke të re në astronomi.

Teleskopi Webb, i cili konsiderohet si më i fuqishmi dhe më i ndërlikuarai në botë, do t’i japë përgjigje shumë pyetjeve rreth sistemit tonë diellor, do të studiojë planetët jashtë sistemit tonë diellor dhe do të na japë një panoramë të universit të cilën nuk kemi qenë në gjendja ta shohim më parë.

Agjencia Hapësinore Europiane e quajti një dhuratë për Krishtlindje nisjen e misionit, ndërsa Administratori i NASA-s, Bill Nelson, tha në fjalën e tij se kjo është një ditë e madhe për planetin Tokë.

Teleskopi është i pajisur me një pasqyrë që mund të hapet deri në 6,5 metra, dhe që do ta lejojë të mbledhë edhe më shumë dritë nga objektet që do të vëzhgojë në hapësirë. Sa më shumë dritë të jetë në gjendje të mbledhë teleskopi, aq më shumë detaje mund të pikasë. Pasqyra është e përbërë nga 18 copa hekzagonale të lara me florim secila me një diametër prej 1,32 metrash.

Që prej vitit 2004, mijëra shkencëtarë, teknikë dhe inxhinierë nga 14 shtete të botës kanë harxhuar 40 milionë orë për ta ndërtuar këtë teleskop, i cili përmban pjesë nga Agjencia Hapësinore Europiane dhe ajo e Kanadasë. Tani, Webb do të na ndihmojë të kuptojmë origjinën e universit dhe t’i japim përgjigje pyetjeve kyçe mbi ekzistencën tonë, si nga kemi ardhur dhe a jemi të vetëm në këtë botë.

4 komente në “Nga kemi ardhur dhe a jemi të vetëm në këtë botë? Nis udhëtimin teleskopi që do t’i përgjigjet këtyre pyetjeve”

  1. Nik says:

    Udhetim te mbare dhe shkencor!

  2. Salikoqja says:

    E para ky teleskop nuk mbledh driten e zakonshme qe shohim ne, Punon ne spektrin e drites, po ne ate qe ne nuk shohim, driten ultraviolet qe nuk shikohet dot dot me sy te lire. Ideja eshte se hapesira zgjerohet, dhe bashke me te zgjerohen dhe valet e drites qe udhetojne ne hapesitre duke bere qe valet e drites s e zakonshme te emtuara ne 500 milionet e para pas Big Bangut jane shndrruar ne ultraviolet nga udhetimi i gjate. Keshtu astronomet do te mundin ta shohn gjithesine si ishte ne 500 milionet vitet e para te krijmit duke dhene detaje si u krijuan planete dhe galaktikat. Ideja e fundit ehste studioni Fiziken dhe shkencat se te hap syte dhe mendjen mos degjoni pordhet e Sali Rame Berishes dhe shakate e pjerdhura te Edi Rames. Une i mesova keto pasi erdha ne amerike se ne shkollen e Larte qe bera ne Shqiperi ne Kohen qe Enveri ishte gjalle na mesuan qe kur pirdhte Enveri pirdhte me nota muzikore. Na humben pjesen me produktive te jetes me dokrra e karlliqe. Futjuni shkencave.

    1. Juliani , Vancuver British Columbia Canada says:

      Edhe mund te kesh te drejte , pjeserisht ama , ne Shqiperine e dikurshme kurre nuk u tha se kemi Universitetet me te perparuara , thjesht mesonin e studionin ato 5 gjera qe jepte literatura , ndoshta e ngateronin dhe me politiken , ata qe deshin te mesonin dhe studionin ceshtjet teknike dhe profesionale nuk ngateronin politiken me studimin ….gjithashtu , nuk eshte nevoja te perdoresh fjalor te papershtatshem per rendesine e tyre , dhe per figurat udheheqese te dikurshem ….mos haro se per 30 vite haritem deri aty ku haritem ,dhe qe nje progres i madh kurse per 30 vitet e mevonshme shkuam kaq poshte sa qe do duhen po aq te vime ne nivelet e viteve 80-90 , per Universitetet e kam fjalen . Si thua ??? Cili sistem u kujdes me teper per edukimin dhe cilesine e studentit ??? Edhe une mbarova Universitetin e Tiranes ne vitet 80-84 , vertet nuk ushtroj ate profesion ne Canada per te cilen studiova vec besoj se me ndihmoj ti shikoj dhe te realizoj deshirat e mia me nje tjeter nivel dhe
      kendveshtrim , dhe kjo ka nje cmim ….ajo qe eshte e pacmuar ,eshte se me ndihmoi te ris nivelin e te menduerit , llogjikuarit , mbi punet dhe jeten ne pergjithesi , kete mos e haro……….je ai qe je , dhe bere ate qe bere ne USA pikerisht se studiove ne ate Universitet te “rendomte ” te Tiranes , perndryshe nuk besoj se do te ndihmonte te studioje ne USA , fakti se ishe i pashkolluar , dhe i pashkolle shkove te studioje ne USA …. besoj se kupton se cshkuaj ??? Shpresoj ……gjithsesi tung…

  3. Ladi says:

    Sa te kemi Alfred Çakon ke top channel, nuk kemi fare nevoje per dije shkencore sepse na i jep ai taze: qofte ke daja..???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje