Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë në Gjermani, ku një 44-vjeçar vrau me armë zjarri dy fëmijët e tij, plagosi gruan dhe më pas vrau veten.
Media gjermane “Bild” shkruan se policia kishte shkuar në familjen e Flamur R. në Mars të vitit 2020 pasi djemtë kishin denoncuar se mes prindërve kishte pasur një debat të ashpër.
Sabine Schmidt nga Zyra e Mirëqenies së Rinisë deklaron se në 24 Mars kishin marrë një raport nga policia për dhunë në familje.
Po ashtu bëhet me dije se 44-vjeçari në të kaluarën ka kërcënuar edhe të afërmit të cilët e kanë denoncuar në polici.
Autoritetet gjermane sqarojnë se këtë rast e kanë ndjekur me vëmendje, por kur kanë marrë në pyetje Flamur R. dhe gruan e tij, dukej se gjithçka ishte qetësuar.
“Nuk kishim asnjë dëshmi se prindërit kishin probleme psikologjike. Ne gjithashtu nuk gjetëm asnjë tregues për ndonjë rrezik për mirëqenien e fëmijëve”, deklaron Schmidt.
Familja e 44-vjeçarit njihej si një familje problematike dhe fqinjët shpesh kanë dëgjuar sherre dhe kanë bërë denoncime në polici.
Si kudo edhe ne Gjermani polici leshi. Shtete rrumpalle ku hyne dreqi dhe i biri dhe nuk mmerret vesh sa jane kriminel e sa jane hajdut e sa terrorist