Rama thirrje të rinjve: Ti ke forcën që të nderosh kombin, bëhu pjesë e ushtrisë

29 Dhjetor 2021, 09:36Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë e ka nisur me një thirrje për të gjithë të rinjtë që të aplikojnë për tu bërë pjesë e 400 vende të lira në ushtrinë shqiptare.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka postuar nismën e rekrutimit të profesionistëve të rinj që nisi një ditë më parë në Elbasan ku pjesë ishte ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se të rinjtë kanë forcën për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.

“Ti ke forcën që nderon kombin??, kjo është nisma e rekrutimit për 400 vendet e lira për të rinjtë që kanë dëshirë të zgjedhin një karrierë profesioniste pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë

Behu pjesë dhe suksese- https://bit.ly/3HhPTQm”, shkruan Rama.

1 komente në “Rama thirrje të rinjve: Ti ke forcën që të nderosh kombin, bëhu pjesë e ushtrisë”

  1. Tahipi says:

    Pse mbaruan bangladeshasit? Merr afganet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje