Hetimi për publikimin e pagave mujore të 637 mijë shqiptarëve dhe shtetasve të huaj, të deklaruar si të punësuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është mbyllur me fazën e pyetjes së specialistëve dhe shefave të IT në dy institucionet, Tatime dhe ISKSH.
Njësia “C” e specializuar për krimet kibernetike dhe Prokuroria e Tiranës, tashmë kanë administruar dhe kallëzimin penal të Ministrisë së Financave. Ndërsa gjatë kësaj faze, është arritur të ngrihen dyshime të forta mbi një specialist IT.
Punonjësi, emri i të cilit refuzohet të bëhet publik nga policia, rezulton të ketë hyrë gjatë periudhës Janar – Prill 2021 e në vijim, në serverin ku mbahen të dhënat e pagesave mujore të punonjësve shqiptarë dhe të huaj. Ky punonjës është mes 10 zyrtarëve të IT-së, që janë marrë në pyetje për këtë çështje.
Hyrja e tij në serverin ku mbahen të dhënat e rrogave mujore është faktuar, por nuk është pranuar nga ana e tij, që të jetë ai personi që ka kopjuar informacionin.
Deri në këtë fazë të hetimit, njësia policore “C” dhe prokuroria e Tiranës, kanë arritur të faktojnë futjen në server të këtij specialist IT në mënyrë të paautorizuar.
Sipas rregullores së Tatimeve çdo punonjës IT duhet të futet me “Username” në serverin e rrogave,duke pasur një autorizim të posaçëm me E-Mail apo qoftë dhe me dokument shkresor.
Njëherësh dhe më autorizimin jepet dhe arsyeja dhe qëllimi i futjes në sistemin e pagave mujore.
Specialisti i “IT”, ka hyrë në mënyrë të paautorizuar nga askush prej shefave të tij dhe për pasojë ai dyshohet nga policia dhe prokuroria se ka kryer kopjimin e 637 mijë pagesave të qytetarëve shqiptarë dhe të huaj.
Në total deri në këtë fazë të hetimit janë marrë në pyetje 10 persona, ndërsa çështjes i është bashkangjitur dhe kallëzimi penal i ministrisë së Financave dhe disa qytetarë të tjerë.
Nga veprimet e kryera deri në këtë moment rezulton se “Username”, për të pasur akses hyrje në servera, ku mbahen të dhënat e pagesave mujore, e kanë pasur shumë persona.
Por këta individë nuk kishin mundësi teknike për të kryer marrjen e dhënave në formatin që kanë dalë në publik. Pasi është marrë databaza qendrore, ku janë numrat e ID, pozicioni i punës, kompania etj.(Oranews)
” Hyrja e tij ne serverin ku mbahen te dhenat e rrogave mujore eshte faktuar,….” Vetem kjo shprehje tregon se te gjithe ata qe perpiqen ta zvogelojne ngjarjen, genjejne-
Verifikoni se ku shkon mbas pune ky specialisti i IT-se dhe me sigur do e shikoni se ben pjese ne nevojtoren e Salih Berishes.
Nuk ka Skandal me listen e pagave!
Skandali eshte me nxjerrjen e te dhenave personale te afro 1 milion shqiptareve ne publik nga nje pushtet qe kontrollon nga numrat e Cel te Kartave te identitetit e der te llogarite bankare te shtatasve te tij “per te evidentuar perkatesine e tyre ne zgjedhje” (sipas variantit qeverise)!
Keni zbuluar leshin. Ai/Ajo kushedi ku bejne pushime te qeta tani me paret qe ju ka dhene Berisha per sherbimin qe i bene
shum mir ka bo le te dali ne shesh e verteta se sa abuzime bohen me leket e taksa paguesve shum mir ka bo per mu sosht kriminel por hero plera politikan shtet i felliqur hajdut korruptiv sa nuk ka ku te shkoj mo.
Heu,bre,ai e paska bere?…
Nuk do ta besoja kurre!… ?
O drejtues hajvan, o maskarenj qe paguheni kot me taksat tona, kudo ne vendet qe kane ndjeshmeri ose rrezikshmeri te larte nuk hyjne ne sistem vetem me nje fjalekalim, por dy persona qe kane nga nje pjese te fjalekalimit.
Epo e kapën !!!!!! Rilindarët e kapin qerren me lepur. Çdo gjë tani në rregull. Kot u shqetësuam. Do ndrojmë numurat rendore te listës dhe kështu si gjen njeri. Specialisti I IT eshte fajtori. E gjeti institucioni policohetimoro-prokurorogjykatës Tema e Mero Propogandës
Të paktën Eduard Snowdon dekonspiroi nje sekret qe kerkonin ta dinin te gjithë, dhe pati shume qe e mbrojten.
Ndersa ky “specialisti” ynë, çfare sherbimi i bëri popullit shqipëtar me keto qe nxori ne treg te zi?
Per ata qe bejne thirrje per doreheqje te Kryeministrit, ka vetem nje pyetje. Po te ishte Sali Berisha kryeminister, ai do ta kishte fajin? Natyrisht qe jo.
Ashtu si edhe nuk e pati fajin Saliu kur u kap ministri Ylli Pango duke zberthyer sutjenat e nje vajze. Nuk do ruante Saliu se ç’bente Ylli Pango.
Ashtu si nuk kishte faj Saliu pse nje katunar ne Berat vret gruan per xhelozi, ashtu edhe Rama nuk ka faj kur dy kokë lopë ne Bllok zihen deri ne vdekje per nje femër qe neser do gjëje dashnor tjetër.
Po, Saliu dhe Rama kane faj kur fajtoret kapen nga Policia ndersa prokuroria dhe gjykata i nxjerr te pafajshem.
Edhe ky krim kibernetik qe ka ndodhur, duhet hetuar deri ne fund, dhe në qofte se zbulohet qe ai specialisti ka nxjerre lista njerezish ne treg per llogari te Ramës, qe të bëjë Pak “zhurmë”, atehere edhe Rama në burg me të.
Por ne qofte se vertetohet qe so ka vepruar per llogari te Metës apo Berishës, atehere njeri nga keta te dy, duhet ta hajë apo jo?
Problemi eshte qe ka shume militantë dhe fajin ose e ka Saliu, ose Rama. Militantët nuk merren me figura koti neper ministrira. Ata merren vetem me Kryeminister e lart.
Njesoj si Tik Tak Ngjela, qe merret vetem me Amerikanët. Ndersa shqipëtarët per te Jane gogla.
Shefat e IT jane dy : Sali Berishovici i Vicidolit dhe Ilir Floriri i Cepanit
qe ketkojne destabilizim ne keto momente ! Ky binom i kane “afijet”
kudo ne cdo qelize te shoqerisse shqiptare ! Kane punuar 30 vjet
per kete dhe asnje dite ne interes te Kombit shqiptar ! Kaq te
thjrshta jane gjerat , qellimisht behet konfuzion nga ata qe po e
“hetojne” ceshtjen derisa te sfumohet mbase brenda javes kur
Saliu te thirret nga SPAK -u dhe ketu fillon filmi i RI ….Gallata
shqiptare e pushtetareve pa skrupull, mashtrues “for excellence”
U gjet “spiuni”, apo u prodhua “spiuni”?!…
Me nje “kurban” te vogel duan ta mbyllin maskarallekun e radhes?! Shteti eshte rrezuar!
Te pa cipet do vazhdojne te sillen si te tille,nen mbrojtjen e mafias sorosiane!….
Po pse kjo eshte ceshtja kryesore, o Mero? Kush e hapi puseten? po c permbante puseta brenda? Llumin, o Mero, llumin dhe ju gazetaret jeni bashkuar me kete per xhepa te mbushur. Aferim! Aferim! Kjo gjuhe mesjetare e erresires ju takon.
E ku eshte puna e qeverise ketu alphade edhe ne qofte se ai qe i ka nxjerre eshte njeri i Berishes apo Metes? A nuk eshte Rama nga 9 vjet drejtues i qeverise ? Rama per asgje nuk mban pergjegjesi dhe sipas ju “rilindasve” po drejton mire por fajin e ka Berisha . Te na rroje partia.Uji nga burimi vjen i paster por jane armiqte e partise qe e turbullojne rruges.
Nje bravo atit qe I nxorri kto te dhenat ta marin vesh shqiptaret qe ca legends kemi ne politik si majtas e djathtas bashk me zarbot gazetar qe quhen argat te politikanve rrog nga 6 Milton ne muaj tek 24 miljon, te na rroj PPSH me cunat qe na la mbrapa si sali likja ramuti e me radh
A e dini se sa eshte paguar ky qelbesire nga Sali NON GRATA…..??? Drejtesia duhet te veproi sa me shpejt dhe ta ndaloi sepse nqse nuk ka ikur shpejt do iki si hajduti Llalla qe gjoja e kane arestuar por nuk e sjellkan dot….
“Alfred” komentuesi!
A nuk te “vijne zorret ne fyt” siç i vjen çdo lexuesi kur lexon fjalet ne komentin tend kur shkruan: “Mafja sorosjane”?
Ty, si komentues, nuk te prodhon truri ndonje variant tjeter krahasimi perveç variantit alla Sali Ram Berisha, alla Ilir Rexhep Meta, alla Lulzim Xhelal Basha, alla Adriatik Doçdobiç Llalla, qe ne mungese te argumenteve per te provuar “pastertine” e tyre, çdo penalizim te tyre ja veshin “luftes” heroike, vetmohuese te tyre, ne mbrojteje te planetit nga “plus ultra kryemafiozi” George Soros, i cili u etiketua i tille nga qe eshte konkurrues i suksesshem i bizneseve te “pastra” te kampjonit te arrogances njerezore Donald Trump?
Lutju ZOTIT, qe kur s’ke gje per te thene, te te mbaje gojen mbyllur.
U bone te gjith eksperte IT.
A e ka mendu njeri qe ndoshta ky specialisti IT po bente backup dhe Prandaj del “username” I tij???