Përhapja e variantit Omicron ashtu siç edhe është parashikuar nga ekspertët e shëndetësisë botërore po ecën me ritme të shpejta. Janari mendohet se do të sjellë dhe pikun e infektimeve në Europë dhe përjashtim nuk bën as Shqipëria. Në një intervistë për televizonin Klan, neurokirurgu Kita Sallabanda thotë se hospitalizimet po rriten si pasojë e Omicron.
“Vdekshmëria është e vërtetë që është më e ulët nga Omicron por hospitalizimet jo, kemi pasur vende si Anglia ku spitalet janë totalisht të kolapsuar, Gjermani e njëjta situatë, Austri, në Holandë kemi lockdoën dhe në Spanjë kemi parë që është rritur numri i të shtruarve dhe numri i të shtruarve në reanimacion, për shembull Barcelona ka 1500 të shtruar por 310 janë në reanimacion që do të thotë 20% janë në reanimacion”, u shpreh Sallabanda.
Shifrat e infektimeve, të shtrimeve në repartet e reanimacioneve në Europë dhe Shqipëri janë aktualisht disafish më të ulta se në Janarin e dy viteve të shkuara por Sallabanda thotë se duhet kujdes.
“Në qoftë se e krahasojmë me Janarin e këtij viti shifrat nuk janë të njëjta, sepse kishim 80% në reanimacion, por ne nuk duhet të arrijmë në shifrat e Janarit-Shkurt 2021 dhe 2020, që Omicron ka simptoma më të lehta po, por ka një problem shumë të madh kolapsohen spitalet dhe ka pasojë për gjithë sitemin shëndetësor”, shtoi Sallabanda.
Vaksinimi masiv i popullatës mbetet e vetmja formë për të parandaluar shtrimet në spital dhe ulur fatalitetet. Ekspertët thonë se aktualisht personat e pavaksinuar janë të riskuar për t’u prekur nga Omicron dhe bërë forma të rënda.
Ti paske qene nje pyke ne diell. Po cfare mjeku je ti more qe i bashkohesh korit te laraskave. Ik more mos na jep mend ti skemi nevoje per mendet e tua.Propagande ,propagande.Leri njerezit te vendosin vete eshte trupi i tyre .Ata do te administrojne cfare te duan ne trupin e tyre jo cfare nxit ti apo ndonje si kallepi jot. Kushdo le ta marri kush nuk do le te vdesi more cte duhet ty.