MEPJ njofton masat e reja për të hyrë në Malin e Zi

29 Dhjetor 2021, 16:16Sociale TEMA

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka njoftuar masat e reja për qytetarët që udhëtojnë në Malin e Zi.

Duke filluar nga data 02 janar 2022, lejohet të kalohet kufiri drejt Malit të Zi me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj.

Gjithashtu kërkohet vërtetim se personi ka kaluar kovidin (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).

Në të dyja rastet personi duhet të ketë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë Antigen jo më të vjetër se 48 orë.

Kjo do të thotë që nuk është më e mundur hyrja në Mal të Zi vetëm me test negativ.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje