22 muaj pandemi, Rakacolli: Situatë e qetë, vaksinimi arma e vetme

30 Dhjetor 2021, 14:53Sociale TEMA

Pas 22 muajsh pandemi, situata në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një intervistë tha se ky Dhjetor është shumë herë më i lehtësuar se Dhjetori i 2020-ës. Humbjet e jetëve në spitalet Covid  në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, ka një ulje me mbi 70%.

Omicron prej disa ditësh është identifikuar edhe në Shqipëri por dominues sipas Rakacollit mbetet varianti Delta. Sipas saj pavarësisht se për variantin Omicron thuhet se është më pak agresivë , kjo ende nuk është vërtetuar plotësisht. Studimet përfundimtare pritet të dalin në fillim të Janarit.

Pavarësisht se ndërrimi i viteve do të jetë pa kufizime orari, Rakacolli thotë se qytetarët duhet të tregojnë kujdes.

Detyrimi i certifikatës se vaksinimit anti-Covid më 4 Janar nga administrata publike si dhe punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare ka sjell rritje të kërkesës për vaksinim.

Apeli kryesor i autoriteteve mbetet vaksinimi anti-Covid si e vetmja armë për të mposhtur koronavirusin.

Deri më tani në vendin tonë është imunizuar  me të dyja dozat e vaksinës antiCovid 44% e popullsisë mbi 16 vjeç. Pikat e vaksinimit do të jenë të hapura pavarësisht ditëve të festave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje