Akuzat për këshilltarët që mban, Veliaj: Përgojohen nga disa burra që paguhen si analistë gjoja 500 mijë lekë të vjetra, por të gjithë e dimë që vënë gjoba

30 Dhjetor 2021, 13:30Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në festën e fundvitit me Forumin e Gruas së Partisë Socialiste, tha se për çdo sfidë që vendi ka kaluar kohë, përgjigja ka qenë një grua. Ai përmendi disa nga zonjat që në këto dy vite të vështira, me pandeminë dhe tërmetin, ishin në krye të detyrës, për t’i shërbyer çdo qytetari në nevojë.

“Kur shoh Luljetën, më kujtohen ditët e tërmetit. Por, në fakt ju njihni vetëm gjysmën e historisë sepse kur Luljeta dilte në televizor apo shkonte në shtëpitë e njerëzve për t’i qetësuar, vajza e saj, Lila, ishte inxhinierja jonë në terren, që merrej me kontrollin e shtëpive dhe pallateve të dëmtuara, që sot të siguroheshim që në vend që të merremi me bravat e një partie, të merremi me bravat e njerëzve, të japim çelësat e shtëpive të reja. Kur mendoj historinë e pandemisë, patjetër që më vjen nga zemra të flas për Ogertën. Por pastaj mendoj Mirën, Najadën, mendoj një ushtri vaksinatorësh, një ushtri infermierësh, një ushtri vajzash, grash, zonjash, zonjushash, që mbajtën edhe barrën më të madhe”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku iu përgjigj sot edhe disa portaleve, në të cilat ka qarkulluar lajmi për numrin e këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës.

“Dëgjova një idiotësi për këshilltarët e bashkisë. Tre prej tyre, vajza të shkëlqyera, paguhen nga Fondi Shqiptaro-Amerikan, por për çështje formaliteti duhet të vijë borderoja në bashki, që pastaj të marrin rrogën. Ato janë gra të shkëlqyera që kanë bërë qendra si “TUMO”, po mësojnë mijëra fëmijë se si të kodojnë, janë gra të shkëlqyera si ato që kanë bërë Agjencinë tonë të Rinisë. E filluan si këshilltare të paguara nga amerikanët, që i kalojnë në bordero të bashkisë, por sot kanë bërë gjërat më të bukura në këtë qytet. Unë jo vetëm që nuk e kam kompleks e nuk i fshihem kësaj, por jam super krenar për gocat tona. Këto gra i përgojojnë disa burra që paguhen si analistë 500 mijë lekë të vjetra, por të gjithë e dimë që janë gënjeshtarë, të gjithë e dimë që punojnë në të zezë dhe që paguhen nga lloj-lloj bandash e që vënë gjoba”, sqaroi Veliaj.

Në fund kreu i Bashkisë tha se viti që vjen do jetë shumë i rëndësishëm për Tiranën si “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022” dhe një mundësi e shkëlqyer për t’i treguar botës se kush është Tirana dhe Shqipëria.

“Viti tjetër është një vit shumë special. Është një vit ku Tirana është “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Ndaj, dua t’ju ftoj që këtë vit të rinisë ta shfrytëzojmë si një mundësi fantastike për të prodhuar një kartolinë “Made in Albania”, “Made in Tirana”, dhe për të treguar që pavarësisht se s’jemi perfekt, jemi shumë më mirë se çfarë mendoni dhe ta kurojmë këtë imazh të Shqipërisë ashtu si një nënë kuron plagën, apo sëmundjen e një fëmije, ta kurojmë këtë plagë që pa dashjen tonë na ka mbetur ndër vite”, përfundoi Veliaj.

20 komente në “Akuzat për këshilltarët që mban, Veliaj: Përgojohen nga disa burra që paguhen si analistë gjoja 500 mijë lekë të vjetra, por të gjithë e dimë që vënë gjoba”

  1. Standard says:

    Ne nuk e dim se kush nga te asahtuquajturit Analist te ve Gjoba, ty apo te tjerve…
    k
    Ti, si qytetar dhe si nenpunes shteti, po qe se ke dijeni per keta gjobvenes, denoncoi tek institucionet e drejtesise.
    k
    Nuk te kemi zgjedhur te na flasesh me kete gjuhe tymnaje. U ben 30 vite qe ndeshemi me kete gjyhe Tymnajo-Akuze KunderAkuze vetem ne media, dhe Shqiperia eshte ajo qe e ka pesuar….Sot ajo eshte me e Mpakur, me e Plakur, dhe me e pashprese..
    k
    Keto lloj akuzash(edhe po qen te verteta), kur nuk i denoncon ne institucionet perkatese, te tregojne si person ne hall

    1. ben. says:

      Erionka
      1. Pse te duhen me shume keshilltare ty se km????
      2. Ajo makina qe parkonte 1 muaj rrjesht poshte zyres tende, a i vune gjobe hienat e bashkise??? Se nese e le makinen 2 min me bllokazh ndezur ,policet e bashkise te fikin. Ka me shume makina me gjoba ne xhamin e pare se makina qe ju punojne fshirset e xhamave.
      3. Ate shkresen per inceneratoret ,pse duhet ta firmosje ti ,nderkohe qe kerkesa dhe ligji e do ta beje keshilli bashkiak. A te ka thirur SPAK???
      4. Nese keta tipat qe paguhen 500 mije leke te vjetra nuk te vene dot gjoba, pse nuk i denoncon ne prokurori? Dhe sa duhet ta kene pagen qe te te vendosin gjobe.
      5. Erionka nese ne pd e shtyne ca kohe me lul bashen , ty socialistet me shume se demokratet do te hane me.gjithe lecka, sado te shtrenjta ti kesh, nuk te ndihmon dot alex sora.
      Erionka keshtu fryehej dhe saje qori ,po iku per lesh. Edhe ti nga pas do i vesh
      Ps: vetem mos u merzit se ka akoma delenxhinj qe kenaqen kur ju fshin quret mbi kuriz.

    2. SOPIQOTI says:

      Ja ke fut KOT o “Standart”. Erion Veliaj eshte puntor,i papettushem,ndjen pergjegjesine e detyres per tu gjendur prane atyre qytetareve qe kane nevoje.Sc duket do te jesh ndonje nga ata “analistet e mencur qe na bezdisin me brockollitejet e tyre.

  2. Albina says:

    Po mirë mor Erjon, nëse tre këshilltare paguhen nga dikush tjetër, atëherë pse të duhen 24 këshilltarë. Mba vetëm këta 3 këshilltare që paguhen nga dikush tjetër.
    Boll I ke tre. Apo të marin taksat e shqiptarëve.

  3. Kris 1 says:

    pushteti e di qe vihen gjoba dhe nuk denohet per moskallezim krimi

  4. Laert says:

    Po shpjegoje pse te duhen 20 keshilltare o mafioz ? Kaq budalla je ti? Monika Lubonja keshilltare cfare te duhet? Apo te jep keshilla nga Big B(ytha)rother. Monika merr mbi 1 milion lek rroge ne muaj, kot se koti.

  5. Niku says:

    E di si flet ky, ashtu siç flas une tek bari i lagjes: “keta na vjedhin ka 30-vjet”, “,keta i kane pare droge “, “keta po na pine gjakun” e bla bla bla…
    Po nuk i denoncove me qe “i ditke ” te vrrtetat edhe ju jeni nje bla bla bla si puna ime tek bari lagjes. Pa asnje ndryshim, ah me fal me te vetmin ndryshim qe ti jep leje te ndertojne nje monster ne qender ku ora e sahatit te duket e pa kuptimt ne mes te betonit, kurse une pi kafe tek bari e bej bla bla bla.

  6. Adriani says:

    I nderuar krietar i bashkise! Mund te te jape te drejte per shume gjera qe thua por nje gje e the shume gabim por qe ne fakt duket me tendence negative. Cdomethene 500 000 leke te vjetra??? Po te reja??? Akoma ne shekullin e kaluar do e mbani kete popull? Apo qe te duken shume leke qe marka analeshi… Nuk te falet!

  7. Taulant says:

    Lal plehut 25 keshilltar i duhen per te komentuar neper portale si tek Tema e facebook.
    Te njejten gje ben edhe Rama qe ka nje ushtri zhgaravitesish neper portale e facebook.

  8. Artibr says:

    Tall Karin me tiranen ti se nuk ka drrjtesi ô lapanjoz po kush te ve ty gjobe Por ti e ke shqyer e shkateruar e gjobitur gjith tiranen ti sundon si pasha edhe I komanduar ne bashki pa garr.

  9. Tirona says:

    Super mashtrus kryetari.Nuk thote gje fare.Çfare keshillash te japin ty Monika Lubonja,Valbona Selimllari etj?

  10. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Erion une nuk jam analist, por mashtroj njerezit per te investuar ne rritjen e kermillit, ndaj nja dy gjera mund te t’i them se jane 100 % te sigurta.
    Perse nje drejtor i joti mori ne pune si drejtoreshe dege pikerisht personin qe i shiti shtepine. Pra drejtori i shiti shtepine megjithese e kishte marre nga bashkia si i pastrehe?
    Nese do emrin ta them se nuk jam si puna jote qe flas ne tym.
    Eshte drejtori i UKT, Elton Kacidhja. Verifikoje se nuk jam si Tan Hoxha une qe shkruaj mbrockulla.

  11. shqip says:

    Lali eriiiiii po cthua mo djale? Monike Lubonjes i ke dhene leje 100 dite qe te rrije ne big bradher apo jo? a ta lejon ligji kete? per kete sqqarohu me veten dhe me ne… leri prrallat

    1. asd says:

      hahahahah…
      Te behemi serioz, Erioni i ka dhene leje lindje mund ta verifikosh po te duash.

  12. Sefer Daja says:

    O Z.Kryetar !
    Po kur e di ti qe ata jane banda gjobvënëse, pse nuk i denoncon?
    Ose te pakten , njofto Edin se mbase i boni dermon së bashku!
    ( po mos del si njoftimi për Griseldën).Sa për këshilltaret qe paguhen aty, ti mir e bon kur gjen shesh e bon përshesh!
    Meqe osht Viti i Ri në prag, te ” uroj ” që Tirona te ket nje kryebashkiak tjetre per 2022!

  13. asd says:

    Po qe ke fol bukur Erion, liroje karrigen dhe lerja nje gruaje se mbase na barazohen pemet me pallatet.

  14. Dod Çinari says:

    Aro ky Arioni asgje sdi vete te beje, sa i duhen kaq shume keshilltare

  15. Ideali says:

    S di te thuash gje tjeter vec SPECIAL< I SHKELQYER DHE S DISKUTOHET… Nje ordiner si ky nuk e meriton te drejtoje Tiranen. Kthehesh nga puna dhe harxhon nje ore ku te gjesh nje vend parkimi per makinen. Po ku di ky injorant se c eshte racionaliteti. Vetem bla bla bla. Ku di ky idiot se c d te thothe metra katrore gjelberim, per fryme, meter katrore beton per fryme, fryme njerezish per metra katrore ete tjera qe jane bazamentet e nje bashkiaku te kohes. Shit fiq o i zi, sic ke shitur dhe si do te shesish neser.Aq di te besh dhe te vjedhesh atdheun, njeri pa atdhe. Sperme shkretetirash.

  16. Tirona 1920 says:

    Ti o sum shkepmi bashkisë mos bofsh pikën e hajrit.TU SHKËRDH*** ROPT. Ti je i nershëm aq sa prostituat e vitrinave në RED LIGHT DISTRICT në AMSTERDAM!! Nëse ligji ekziston ti je i pari për BURG,nëse nuk mjafto akuza më lartë për Elton Kacidhen un tësdi ça të them ??‍♂️ LOKALIN te pazari ri që njerzit tuj ene të KACIDHES e morët me presione e nga garazh e kthyet në lokal e çdo muj keni dal nga gjys metrri jasht derisa e zaptut dhe rrethut me xhama të gjithë VENIN. Old Bazaar quhet lokali nëse nuk e di

  17. Skrapari says:

    E kam thënë! Ti nuk shpëton dotë! Mbrapa çdo pune që ke bërë fshihet një skandal korrupsioni ! Dhe ti ke punuar shumë ! Po je i zgjuar dorzoju vetë spak-ut, bëhu shok me tik llallën ,prano një gjoja dënim , sepse po re në dorë të popullit dy kokrrat e “figut” në big do ti vari !.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje