E zë poshtë autobusi, humb tragjikisht jetën një 54-vjeçar nga Lushnja

30 Dhjetor 2021, 17:10Kronika TEMA

Një 54-vjeçar humbi aksidentalisht jetën këtë të enjte në Lushnje, teksa po përpiqej të rregullonte autobusin e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël. Lulzim Xhumari, sipas policisë, ndodhej poshtë autobusit, kur krikoja doli nga vendi dhe mjeti e zuri poshtë duke i marrë jetën.

“Sot rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnjë, shtetasi L. Xh., 54 vjeç, duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko, aksidentalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi L. Xh ka mbetur pa jetë poshtë autobusit”, tha policia në një njoftim për media.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje