Shpërthen lënda plasëse në Cërrik, humb jetën i riu

30 Dhjetor 2021, 12:54Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik, ku një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një lëndë plasëse. Viktima është një 27-vjeçar me iniciale E.R.

Nga burime policore mësohet se të riut i ka shpërthyer në dorë një sasi tritoli. Për pasojë ka humbur jetën menjëherë.

Nuk dihet përse viktima e kishte lëndën plasëse në duar. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rastit.

Informacioni paraprak i Policisë së Cërrikut:

Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje