“Harta e re gjyqësore i nevojitet sistemit të drejtësisë", Sokol Sadushi: Problem numri shumë i ulët i gjyqtarëve dhe prokurorëve

30 Dhjetor 2021, 11:20Kronika TEMA

Zëvendës kryetar i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha gjatë konferencës së fundvitit për mediat se Harta e re gjyqësore i nevojitet sistemit të drejtësisë.

“Për hartën gjyqësore, unë do i qëndroja idesë që një Gjykatë e vetme Civile në rang apeli është zgjidhja më e pranueshme sepse jemi të mendimit që çështjet konsiderohen të përfunduara në Gjykatën e Apelit. Sot kemi 6 Gjykata Apeli që kanë qëndrime të ndryshme për të njëjtën çështje dhe vetëm me një gjykatë eliminohet ky rrezik dhe është mundësi e mirë për efektivitet në gjykim.

Kjo hartë gjyqësore i nevojitet sistemit të drejtësisë. Një hartë gjyqësore që i strukturon institucionet gjyqësore, është zgjidhja m e pranueshme. Numri i gjyqtarëve është një problem tjetër.

Numri i tyre dhe i prokurorëve duhet ët jetë shumë më i larë nga ç’është. Shqipëria në 100 mijë banorë ka rreth 12.5 gjyqtarë ndërkohë që niveli europian është rreth 25 gjyqtarë. Kjo është çështje tjetër që besoj se në mënyrë graduale do e ketë dhe zgjidhjen. Një hartë gjyqësore është domosdoshmëri, efektivitet dhe cilësi”, u shpreh ai.

1 komente në ““Harta e re gjyqësore i nevojitet sistemit të drejtësisë”, Sokol Sadushi: Problem numri shumë i ulët i gjyqtarëve dhe prokurorëve”

  1. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Ta jap une nje zgjidhje model.
    Beni shoferet e gjykateve gjyqtare sepse ata jane shume afer te qenurit gjyqtar,prokuror apo oficer i policise gjyqsore.
    Nese nuk e besoni po ju jap nje rast : nje oficer i policise gjyqsore ne prokurorine e rrethit gjyqsor Tirane, nga shofer gjykate, beri fakultetin juridik sepse kishte kushuri te pare Dekanin e Fakultetit, Artan Hoxhen ( tani rektor ) dhe tani eshte emeruar ne Tirane. Gruan e ka gjyqtare ne Lushnje dhe po grumbullon para per ta emeruar ne Tirane meqe po behet harta e re.
    Nuk arrij ta kuptoj se si i del llogaria te mbajne familjen te lidhur duke qene kaq larg , ndaj eshte e udhes qe zonjen gjyqtare ne Lushnje ta sjellin sa me shpejt ne Tirane per hir te drejtesise .
    Ju jeni legena me gjithe kryeministrin legen !
    Vijon …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje