Rama: Lulzim Basha, një nga anët e marrëzisë që po çon PD-në drejt fundit të merituar

30 Dhjetor 2021, 12:20Politika TEMA

A ka bashkëpunuar ndonjëherë kryeministri Edi Rama me kryedemokratin Lulzim Basha? Kësaj pyetje kreu i qeverisë iu përgjigj duke thënë se Lulzim Basha është njëra nga dy anët e një marrëzie, që sipas tij, po e çojnë Partinë Demokratike drejt fundit.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Rama theksoi se nuk do të komentojnë qoftë për Lulzim Bashën as për Sali Berishën.

“Lulzim Basha është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundi të merituar për shkak se është një fund i përgatitur me vite. Jo nga unë, as nga ne, as nga ju, as nga ata shqiptarë që e besojnë, votojnë, mbështesin PD dhe asnjëherë s’kanë përfituar asgjë fare.

Por nga këto dy figura që janë shëmbëlltyra e gjithë asaj që është përgatitur me këmbënguljen e verbër në përsëritjen e të njëjtës gjë në kërkim të kotë të rezultateve të tjera.

Një forcë politike që nuk ka prodhuar prej vitesh asgjë tjetër përveçse mite fitoresh të vjedhura dhe sherre që kanë afektuar vendin, rrëmujave, në një përpjekje për t’i rikthyer në pushtet, faktkisht pa pasur asnjë kapacitet real për të qeverisur.

Për mua është shumë e qartë, s’kam asnjë punë as me njërin as me tjetrin. Janë dy burra në një hall të madh dhe askush nuk ua zgjidh dot dhe hallin e tyre e kanë kthyer në hallin e partisë të tyre dhe duan ta kthejnë dhe në hallin e Shqipërisë por nuk është e mundur kjo gjë.

Për sa më takon nuk mund të bëj parashikime, por siç janë gjërat s’kam asnjë arsye përpos dëshirës për t’u marrë as me njërin as me tjetrin dhe edhe kohën që ma kanë marrë nuk kanë për të ma marrë më sepse do t’ja u jap njerëzve të zakonshëm”, u shpreh kryeministri Rama.

7 komente në “Rama: Lulzim Basha, një nga anët e marrëzisë që po çon PD-në drejt fundit të merituar”

  1. dajti says:

    Eshte nje pergjigje diplomatike duke sulmuar vetem Bashen kr thote nuk merrem measnjerin.NUk do ti zere me goje emrin sali ndersa eshte nongrata dhe mire eshte qe emrin sal te mos e perdorasnjeri me por ti vem njemer -qoftelargu

  2. Mondi says:

    Tu befte dita njemije o legjende.Po te mos ishe per ty sot do te kishim kryeminister Abi mafiozin miliarder,ministre drejtesie faqedjeguren hajduten 5%,dhe minister te financave sypeshkaqenin gjobaxhi kesaj radhe me valixhe ne dore Jo me cante si dikur.

  3. Zamir Qosja says:

    Si gjithmone, i kursyer me Saliun dhe Bashen, Kryeministi yne!
    Thua qe Saliu dhe Bash duan qe hallin e tyre ta kethejne ne hall te Shqiperise.
    Jo! Ata synojne ta bejne Shqiperine rrumpalle per te zgjidhur hallet e veta.
    Po aty thua .. por kjo nuk eshte e mundur…
    Flet ne pavetore, sikur nuk je Kryeminister i Shqiperise, sikur trembesh ti kercenosh ata qe synojne ta bejne Shqiperine rrumpalle.
    Eshte apo seshte e mundur ky synim i Saliut, nuk varet nga llafet e tua por nga veprat e tua. Ajo nuk do behet e mundur po qe se ju me qeverine do i pergjigjeni me zjarr dhe hekur te gjithe armiqeve qe kerkojne qe Shqiperine ta bejne rrumpalle!
    Vetem keshtu te kupton polulli z. Kryeminister!
    Vetem me kete gjuhe ata qe mbeshtesin hajdutet, kriminelet, bazhibozuket dhe zuzaret, do terhiqen. Ndryshe kjo situate do vazhdoje pafundesisht. Eshte koha te na tregosh se cdo besh ti per te mbajtur Shqiperine te gjalle dhe dhe jo te mbash bythen larg zjarrit, se ke frike se do pervelohesh…
    Kenedi ka thene : “Shiko se cmund te besh ti per atdheun dhe jo atdheu per ty”… Eshte koha qe kete thene ta lexosh edhe ti, si Kryeministri yne qe je!

  4. qytetar says:

    Po po poooooooooooooo.
    Ju due shumeeee..po pooooooo
    Po pooooooo
    Zoti e bekofte Amerikeen.
    Po popo….
    Poooooooloolllllllll
    Ju due shume.
    sb

    1. Bafti says:

      This is a miracle!

  5. Tirona says:

    E ka zon fryka se nje “Lulzim Basha” Po Lind në PS , me sa duket edhe ketij po ja boka letrat DASH-i .
    Mos harroni se Sateliti ???qe rrotullohet rreth Tokes i ka pas , i ka dhe do ti kete nen vezhgim te gjithe dhe kur ti vije koha do ja coje dosjet SPAKU-t ne tavoline ???.Got Bless ?????

  6. Grand says:

    Z. Rama! Se pari Gezuar dhe sukses!
    Se dyti… gjej nje menyre te behesh qytetar i thjeshte! Dmth as Km dhe as Politikan!
    Sepse Shqiperine e ka gjetur gjema! Eshte pa Opozite! Ke te drejte kur thua se s’ka kapacitet per qeverisje. Dakort!
    Por mendoj se Opozita tashme nuk ka as lidership. E kupton ku jemi?
    Flete Nard Ndoka me edukim te ulet shkollor qe “…Berish Non grata.. eshte shprese e Opozits dhe…Shqiperise!!!
    Mjere ne! Shqiperia sot eshte “demokratike”. Se paku politikishte.
    Duke u kthyer tashme referuar pozicionin si KM mendoj se mund te kontribuosh. Si?
    Se pari ne Parlamenti. Hiqe ose reduktoje apo orientoje ate seancen Hyrse te te Enjteve kur deputet apo eksponent politike ne menyre vulgare akuzojne dhe degjenerojne politikisht me fjalor estrade njeri tjetrin.
    Ftojini parlementaret te marrin pjese ne seanca ku shfaqen idete dhe qendrimet politike profesionale juridike dhe ekonomike. Ndoshta Kjo do t’i mundesoj opozita te evidentoi kapacitetet qe ndoshta te fitojne vleresimin e qytetareve por edhe te kolegebe si lider te dobishme per te ardhmen nga sot.
    Per kete qellim paguaj media qe te pasqyrojne pikerisht keto seance te dobishme. Por keto ama qe zhvillojme Shqiperine dhe Opoziten dhe u heqi ushqimin ( e seancave hyrse) analiste qe aktualishte jane deformuar dhe jane e bere te pabesueshme ne syte e publikut.
    Besoj se ky qendrim politike parlamentar jep mundesin e realizimit te nje procesi demokratizimi the Rindertimi te Opozites dhe nderkaq edhe mosnderhyrjen tende ne kete proces. Ftese per Debat per ceshtje te zhvillimit dhe perparimin te Shqiperise duket si option i vetem i cili do ta evidentonte dhe mbronte kete opozite te shpartalluar per tu ngritur.
    Nese ndihesh i vetedijshem dhe realizon si burre shteti, une si qytetar besoj ze i ke bere Shqiperise sherbim te jashtezakonshme.
    Shqiperia Demokratike duhet te jete e vertete ne te gjithe dimensionet.
    Shpresoj se …mundeni! Cdo dite cdo jave… , le te perpiqemi, si shqiptar me dashuri per njeri tjetrin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje